Policia Rrugore për festat e fundvitit: Konsumoni alkool, por mos i jepni automjetit

December 27, 2017 11:47

Policia Rrugore për festat e fundvitit: Konsumoni alkool, por mos i jepni automjetit

Policia Rrugore e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e sigurisë në rrugë gjatë ndërrimit të viteve. Gjatë një deklarate për mediat nga sheshi “Nënë Tereza” Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti këshilloi qytetarët që mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur.

Këshilla jonë është konsumoni alkool, por mos i jepni automjetit në gjendje të dehur. Përdorni mjetet e transportit publik. Apeli është që të mos konsumoni shkelje rrugore gjatë këtyre ditëve festive. Policia Rrugore e Tiranës do jetë në gatishmëri për të garantuar sigurinë në rrugë“, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi gjithashtu se Policia Rrugore e Tiranës do kalojë në gjendje të përforcuar gjatë ndërrimit të viteve por edhe orët në vazhdim.

December 27, 2017 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*