Policia shfryn dëshminë e “njeriut me xhaketën xhins të Çanit”: Dizinformacion për të penguar të vërtetën

October 14, 2014 10:06

Policia shfryn dëshminë e “njeriut me xhaketën xhins të Çanit”: Dizinformacion për të penguar të vërtetën

Policia ka reaguar pas një kronike të dhënë nga kanali televiziv News 24, ku u transmetua intervista e një personi, që pretendon se ka të dhëna për vrasësit e bankierit Artan Santo. Më poshtë, deklarata e plotë e policisë:

“…Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen në fjalë kanë ardhur me dhjetra informacione në të cilat pretendohet   se jepen të dhëna të vlefshme për hetimin. Policia e Shtetit ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i është dhënë asaj   dhe falenderon te gjithe qytetaret qe kane dhene këto informacione. Por Ajo sqaron se është e detyruar me ligj që të bëjë vlerësimin e burimeve dhe të vërtetësisë së tyre.

Policia e Shtetit ka strukturat e saj të specializuara të cilat bëjnë verifikimin e të gjitha informacineve të marra nëpërmjet metodave dhe mjeteve të përcaktuara në ligj. Të gjitha informacionet që jepen në Policinë e Shtetit kalojnë detyrimisht në këtë proces duke përfshirë edhe ato që mund t’i jepen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëpërmjet telefonit nga njerëz anonim.

Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim, i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo me ndonjë nga Specialistët e ngarkuar me këtë hetim , është   duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi qysh nga data e marrjes së tij.

Drejtori i Përgjithshëm mirëpret informacionet që i vijnë atij edhe drejtpërsëdrejti ndonëse kjo nuk është procedura normale , por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi i tij bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.

Dhënia e një informacioni Drejtorit të Përgjithshëm nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët, është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin e tij dhe mbi këtë bazë së bashku me Prokurorin e ngarkuar për këtë çështje përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet.

Policia është e vetdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diziinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës.

Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarit në fjalë që të paraqitet pranë organit procedurial penal që është Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ose Prokuroria e Tiranës, për të dhënë informacionet që ai pretendon se ka lidhur më ketë ngjarje dhe aty do të marrë edhe përgjigjen se çfarë është bërë deri tani me informacionin e dhënë prej tij.

Policia falënderon mediat që janë të interesuara për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe sidomos NEWS 24 , e cila ndonëse me vonesë po interesohet për ish aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve të saj , duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë…”

***

Reagimi II i Ministrisë së Brendshme

Disa orë më vonë reagon dhe Ministria e Brendshme, e cila thotë se hapja e ekranit të TV për çdo njeri që pretendon se di rrethana dhe publikimi i tyre pa asnjë verifikim dhe filtër etik, profesional dhe institucional, cënon procesin hetimor .

Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë me neveri akuzat tërësisht politike të Partisë Demokratike sipas të cilave Policia e Shtetit ka shpërfillur një dëshmitar të vrasjes së shtetasit Artan Santo, pas publikimit në TV News24.

Policia e Shtetit ka konsideruar maksimalisht çdo informacion të ardhur në adresë të saj dhe që ka pasur të dhëna të nevojshme për zbardhjen e ngjarjeve kriminale si dhe zbulimin e autorëve të tyre.

Edhe në rastin e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos, policia ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që është dhënë nga qytetarë të ndryshëm, duke verifikuar çdo të dhënë, edhe kur janë paraqitur nga persona anonim.

Në të njëjtën kohë Ministria e Punëve të Brendshme shpreh keqardhje për mungesën e profesionalizmit të treguar nga ana e televizionit “News 24”, i cili është përpjekur të hedhë baltë mbi punën e policisë duke ngritur hije dyshimi pa asnjë bazë faktike, por vetëm duke u nisur nga hamendësime dhe deklarime anonime.

Hapja e ekranit të TV për çdo njeri që pretendon se di rrethana dhe publikimi i tyre pa asnjë verifikim dhe filtër etik, profesional dhe institucional, cënon procesin hetimor.

 Pa dashur të insinuojmë së është pikërisht ky qëllimi i “News 24” lidhur me vrasjen e z. Santo, Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje për profesionalizëm dhe etikë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbështetjen e luftës kundër krimit të organizuar.

Ministria e Punëve të Brendshme garanton opinionin publik se do të vazhdojë të inkurajojë të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm të kontribuojnë për sigurinë e përbashkët duke dhënë çdo informacion të nevojshëm për parandalimin e apo zbardhjen e ngjarjeve kriminale, duke i siguruar në të njëjtën kohë për seriozitetin e trajtimit të këtyre informacioneve”.

 

 

varrimi

 santo vendi vrasjes2

 

TV News 24 ka paraqitur dëshminë e një personi, i cili thotë se njeh vrasësit e Artan Santos. Biseda me të është publikuar nga Artur Çani, i njëjti që raportoi ngjarjen e dyshimtë të “avionit me drogë të Divjakës”.

Biseda u transmetua me zë të ndryshuar ndërkohë që edhe personi, sipas vetë intervistuesit Çani, kishte veshur xhaketën xhins të këtij të fundit.

Personi anonim ka thënë se e ka parë disa herë motorin dhe autorët e vrasjes dhe i ka ndjekur. Ai thotë gjithashtu se ka këmbëngulur disa herë për të denoncuar vrasësit dhe madje njihte edhe miqtë e vrasësve.

Personi shton se ka këmbëngulur që të denoncojë vrasësit për të marrë shpërblimin prej 100 mijë eurosh.

Policia la të kuptohet se ky është një dizinformacion.

 

https://www.youtube.com/watch?v=L-AF3qxS-cg

October 14, 2014 10:06
Komento

38 Komente

  1. luli October 13, 19:31

    turp per policin qe nuk ja fut ka …. ne bydh keti QENIT , i cili tet vjet nuk ka lehur asnjeher aman kush edin qfar eka arjanin klanit

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati October 14, 01:53

      Turp per policine qe nuk i merr seriozisht denoncimet e qytetareve

      Ky krim ishte nje krim diletant dhe jo i sofistikuar sic thote Policia , se krimi u krye ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes.

      Por policia duhet ti kushtoje vemendjen e duhur cdo denoncimi te qytetareve , jo te beje ironi me denoncuesit …

      Reply to this comment
  2. luli October 13, 19:32

    turp per policin qe nuk ja fut ka …. ne bydh keti QENIT , i cili tet vjet nuk ka lehur asnjeher aman kush edin qfar eka arjanin

    Reply to this comment
  3. Emigranti October 13, 19:34

    Ky Cani eshte nje gazetar shkerdhate dhe dizinformon opinionin publik por dhe kerkon te terheqe vemendjen e te tjereve dhe te behet interesant Me sa shoh dhe me sa e kam ndjekur kete njeri thjejsht eshte nje mashtrues I vetmi ne ate vend qe ka nje llogjike te ftohte dhe i ben analize llogjike problemeve te vrasjeve ne Shqiperi eshte vetem nje geazetar Artan Hoxha Ai dha informacione te sakta per vrasjet e 21 janarit dhe qe i ka bere nje ekspoze vrasjeve ne Tropoje .
    Nuk e di ky Artur Cani i ka paguar ato 450 milion leket qe i kishte borxh shtetit gruaja e tij ne ate sallonin e bukurise qe kishte ne bllok apo Nuk jane gazetare keta qe fshihen pas ketij petku duke e quajtur veten pushtet me vete dhe qe abuzojne Kur isha ne Shqiperi isha duke drekuar me nje te tille qe nuk ishte tamam gazetar por punonte ne nje media TV dhe bente si i rendesishem I thashe ne nje moment qe ju ini pushtet i katert Ai mu pergjigj se media eshte pushtet i pare Une e kundershtova dhe ju pergjigja se nuk eshte mire qe abuzoni me kete gje duke bere rolin e te fortit kur te jesh vetem mund te besh cfare te duash.

    Reply to this comment
  4. Ben October 13, 19:37

    Deklarata e policise teorike. Duhet te sqaroje nese i ka dy emrat e vrasesve
    te dhena nga deshmitari ne fjale? Nqs se po, a ka kryer hetimet perkatese
    per ndalimin e tyre apo jo ?

    Reply to this comment
  5. Thomaidha October 13, 19:42

    Ky eshte……. DIZINFORMACION I PLOTE i organizuar nga KLIKA KRIMINALE e ………… Sali Berishes per te terhequr vemendjen nga ngjarjet e dites!!
    Qeveria Rama nuk do ta haje SAPUNIN PER DJATHE,ndaj policia ka dhene pergjigje profesionale!!
    LEHNI ………QENTE E BERISHES,por…….. BURGUN E KENI GATI!!!

    Reply to this comment
  6. vk October 13, 19:43

    e para, deklarata e policise doli perpara se te transmetohej intervista. e dyta, nqse dyshohet per dizinformacion ky person duhej te ishte mare nen hetim (meqe nr e tel e paska patur me kohe policia) dhe jo te meret policia me llafe sikur keshtu e ashtu a thua se jane fallxhore arixhinj. dhe e treta…me ne fund, pas gjithe mediave te tjera, e dhate dhe ju si lajm megjithese te kthyer mbrapsht!

    Reply to this comment
  7. Akili October 13, 19:44

    Perseri ne skene i biri i Reiz Canit, ndyresira dhe llumi i shoqerise, e njoh kete pizeveng, te nipin e Akil Canit, kete zvarranik te shemtuar, e njoh edhe zhvillimin e tji nga nje inxhinier ordinär däri ne mashtrues, vegel qorre e Berishes qe ne bashkepunim me te velin duan te destabilizojne vendin, hajduti Cani

    Reply to this comment
    • Osman October 14, 07:05

      Edhe Gazeta nuk duhet te lejoje qe te permenden emerat e familjareve.

      Dy inxhinjeret, profesore shume te nderuar Reiz dhe Akil Çani qe permenden ketu jane dy persona shume te nderuar qe I njeh gjithe Shqiperia si inxhinjere (profesore) te afte dhe te paperzjere asnjeher me problem te tilla, qofte edhe ne te tilla disinofrmime apo keqperdotime te statusit te gazetarit sic jane keto te ketij Artur Çani qe vetem gazetar I afte nuk eshte! Keni pare gjakundi ndonje artikull te rendesishem te ketij pseudogazetari Artur Cani? A e keni pare apo degjuar ndonjehere ne ndonje diskutim apo ballafaqim me gazetare dhe komemntatore te zote si Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi, Nazarko, Zheji, ANDREA STEFANI, etj, etj. Thirreni njehere kete pseudo gazetar ne ballafaqim me keta me siper dhe do te shikoni qe do ti bien breket me pafatesine dhe matrapazllekun e tij!

      Reply to this comment
      • Bedriu October 14, 10:43

        Eh mor Osman, ne shajme Enver Hoxhen per lufte klasash dhe persekutim te pinjolleve te armiqve, por vete nuk rrime dot pa nxjerre inatin dhe vene shenjen e barazimit midis babait dhe femijes apo e kunderta. Une e kam patur profesor Reiz Canin dhe kam respektin me te madh per te dhe nuk e kuptoj kete tipin me siper se perse duhet ta permendte Reiz Canin dhe te vellane ne kete rast. Kesaj i thone ala shqipetarce.

        Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi October 13, 19:47

    @@@ N.q.s është dezinformacion atëhere ky personi i Çanit duhet të kapet sepse aty mund të hapen shtigjet që të çojnë te dezinformatorët ose porositësit e tij? Edhe vetë Çani mund të jetë një i tillë? Më duket e pamjaftueshme dhe e papërgjegjëshme do thosha, thirrja e policisë që ky dëshmitar apo dezinformator “…të shkojë vetë në policinë gjyqësore apo prokurorinë e qarkut për të marë përgjigje..”!? Polici mos dremit dhe mos fli? Nga ferra e vogël del lepuri i madh ndonjëherë..!? Tung!

    Reply to this comment
  9. shpendi October 13, 19:58

    Dishmitari ka gjase qe mund te jete edhe nje truk mediatikopolitika, ama, emri qe ala i meshon policia dhe e quan vrasje te sofistikuar, o don me na e mbushur mendjen ne qe jemi gomere e s’dime cdo ye thote vrasje e sofostikuar, o jane gomere ata qe e kualifikojne te sofistikuar. E sofistikuar eshte vrasja Trebickes. Rasti Santo eshte krjtesisht tjeter: oo pa aftesi e policise, o komplikim mafiozopolitik.

    Reply to this comment
    • Shqiptar October 14, 14:11

      Po cfar hyne “turku” ketu more CUB I SHPELLAVE? Do beheni ndonjeher njerzez ju legenet jezuit qe ne cdo diskutim te thjeshte mendjen e keni vetem tek islamofobiua tuaj e shpifur? Po cfar kafshesh jeni ju mor shpellare te ndyre qe edhe kete teme qe ska lidhje fare me fene, mundoheni ta felliqni me obskurantizmin tuaj fetar te neveritshem. Mor popull legen qe skeni per tu civilizuar kurre.

      Reply to this comment
  10. Arben October 13, 20:04

    Eshte deklarate e rende kjo.

    1. Santo eshte ortak tek news 24 me 50% me hysenbelliun qe mban parate e floririt te ilir mutit. ortaket kishin patur konflikte kohet e fundit.
    2. news-i per keto ceshtje ka gazetar Artan Hoxhen, si eshte e mundur qe kete ceshtje ja “kaluan” ketij pirivilit????!!!!

    3- ose hysenbelliu i ilir mutit eshte perfshire ne vrasje, ose pirivili ka marre para nga ata te droges qe dyshohen pe vrasjen ose policia ka marre para dhe do ta djege ceshtjen.

    Se kush eshte nga keto gjera vriteni mendjen

    Reply to this comment
  11. Lleshi October 13, 20:12

    Duke marre ne konsiderate “Kush” e nxorri “deshmine” , angazhimi i “News 24” , i Artur çanit , menyra se si eshte ndertuar informimi i saj e deri tek publikimi , si nje forme presioni mbi policine kryesisht (????!!!!) , kur ne fakt hetimet eshte duke i bere Prokuroria , tregon me shume per nje inskenim te qellimshem dhe te parapergatitur !

    Do te bindesha per kete skenar , ne rast se Prokuroria eshte duke rene ne gjurme te autoreve ! Atehere do te kishte interesa per te bere “publik” nje “variant tjeter” , per te sfumuar pretendimin e procediimit penal !

    Ne fakt jane lojra ordinere , por qe publik i shkrete i merr edhe per te verteta ! Mire “denoncuesi” ishte i interesuar per 100.000 eurot , po Arturi me “News”-in ishin te interesuar per Santon , apo per te verteten ? Interesante !

    Reply to this comment
  12. Bedriu October 13, 20:19

    po mundohen me e nxjerr se vrasja eshte bere per motive parash te disa capaculeve. Ajo vrasje ishte e orkestruar kaq persosmerisht sa nuk mund te besohen pallavrat qe thote ky “xhinsi”……………………………
    ………………VETEm nje “mjeshter” ka Shqiperia qe orkestron vrasje te tilla…………………..

    Reply to this comment
  13. ben October 13, 20:35

    E paska vra Hysenbelliu,ortaku i Santos ne biznesin e medias,keshtu po del muhabeti.

    Reply to this comment
  14. i drejti October 13, 20:41

    Ku eshte persosmeria e asaj ngjarje. cdo njeri qe merr vesh nga armet mund ta beje. Persosmeria e vrasesve qendron ke diletantizmi i policise.

    Reply to this comment
  15. kastrioti October 13, 22:09

    Mire ben Cani qe na jep intervista mjaft te dyshimta,se keshtu ja do zakoni e zanati.Po nje gje na ka ngelur peng….a e pagoi energjine elektrike qe kishte vjedhur per llogari marketit te tijMos valle keshtu kerkon te mbuloj vjedhjen ky batakci mediatik.
    Le te jap nje pergjigje te thjeshte duke hequr mburojen qe i jep manteli si njeri i medias se ndryshe eshte e behet fare i pa besueshem jo vetem ai por edhe media ku ai punon.

    Reply to this comment
  16. M A R K O October 13, 22:52

    Dy Arjane, e dy koqekandare ka media shqiptare

    Reply to this comment
  17. M A R K O October 13, 22:53

    Dy çane desha me thene Artur dhe Arjan Cani

    Reply to this comment
  18. tomorr October 13, 22:53

    E me mjaft se late nam me keta tituj idiote.
    Mesohuni ore te beni gazetari normale se po ju erren syte nga servilizmi. Kjo policia jone te shfryn kjo, lere mos e pyet. Lexoni deklaraten se tamam shfryrese ishte sikur kishte dale nga ndonje organizate baze.

    Kjo policia jone qe te ve prangat per nje teke alkol na neglizhoka nje deshmi qofte edhe e rreme. O gazetare te Dites thirrini mendjes e vini perpara pergjesise policine e mos u merrni me Canrat e deshmitaret. Policia eshte per te verifikuar dhe nese rezulton deshmi e rreme ti vere prangat te dyve, Canit e kush e ka bere canin me gjithe deshmitar.

    Ju kerkoj ndjese por vertet po beheni te neveritshem me mbrojtje pa kuptim dhe kot me kot.

    Reply to this comment
  19. TheAtheist October 14, 00:49

    Sado emra kot dhe me qellim dizinformimi, policia ka detyre ligjore te verifikoje denoncimet. Kush jane keto persona qe permend deshmitari dhe pse nuk i ka marre ne pyetje? Me te njejten procedure sic mori ato dy vellezerit nga Bubqi a nga ishin! Policia nuk mund te dali me deklarata per shtyp dhe rutinen “Fajin e ka Saliu”. Dizinformimin tani po e ben policia me keto deklarata per shtyp

    Reply to this comment
  20. Kris 1 October 14, 01:12

    Pamvaresisht se kush eshte denoncuesi dhe nga kush cfrytezohet pergjigja e policise nuk eshte profesionale dhe tregon nje nivel te ulet drejtimi.Duket se ka dhe zyrtaret policie te edukuar tek plepat.Keta flasin si politikane dhe Jo si police.

    Reply to this comment
  21. arif October 14, 01:14

    Mesa kuptoi news 24 do i jete shtrenguar laku tani. Ka munci na 1 informacion i rencishem ka rrjedhe dhe po i afrohen news 24 hetimet e eleminimit te Santos. Ndoshta gaboi po na intervista e policise dhe na shtremberimi i deshmimtarit,policia dyshon qe Santon e kane bere ortaket. News shfrytezon rastin qe dhe mu d te jete i vertet qe ky drshmimtari per lek iluzion kote,dhe ortaket mjegull duan.

    Reply to this comment
  22. shqip hesapi October 14, 04:32

    Nuk e kuptoj si lejohet qe te rrefehet kjo gje kaq e rendesishme tek New24 ?Ai Cani cdo gje duhet t’ tegoje prokurorise.

    Reply to this comment
  23. Mark uk October 14, 06:22

    Gjithcka mund te ndodhe edhe mund te jet sajesa.Po si ka mundesi qe policia e ka lene te meshefur pa e bere publike.Pse nuk u arrestue si shpifes ky deshmitari.Ata deputet qe muaren te dhenat e bisneseve me Spartak Brahon ne krye ka gishte ne ket vrasje.

    Reply to this comment
  24. GONI October 14, 06:45

    Me vjen keq per tv news 24 qe ka merita te jashtezakonshme per 21 Janarin,mbasi skenari i Sales ishte si ai i 2 Prillit,por pikerisht xhirimet e ketij TV ia lane skenarin thate.Po sot po ky TV ben te kunderten duke ndihmuar ne kthimin e kriminelit ne hero dhe duke rrezuar punen e policise ne favor te atij qe vetem njerezor nuk ka qene e nuk do te jete sa te jete gjalle.

    Reply to this comment
  25. Mark uk October 14, 07:21

    Dy kurvat e gazetarisë, fundërinat çani, sahalepiresit e Sali Berishes, me “informacionet” e tyre i sherbejne vetem moszbardhjes se vertetes se vrasjes se bankierit Santo. Dihet se kush ka pasur konflikt interesi me te vrarin. Ndoshta edhe Artur Cani, qe gjoja merr ne interviste “deshmitar” te ngjarjes.
    News 24 eshte bere i pabesueshem, qe kur ate e kane marre disa aventurierë, borxhllinjtë me te medhenj të bankave shqiptare

    Reply to this comment
  26. Demoni October 14, 08:03

    Natyrshem qe te A. Cani do jepej kjo deshmi, pse ku do jepej te Sokol Balla apo ne TVSH. Qesharake policia qe kercen perpjete dhe mohon kur nuk ka vete emra te ndaluar apo te dyshuar. Per te ” shfryre ” deshmine duhet qe te kape vrasesit, ndryshe policia eshte vete e ” shfryre “. Dhe pretendon pastaj se do informacion nga publiku. Ja ore informacioni, apo merret si i vertete vetem kur e klasifikon te tille qeveria.

    Reply to this comment
  27. sopiqoti October 14, 09:01

    aRTUR cANI DO TE BENTE MIRE QE TE INTERVISTUESIN TA KAPTE PREJ BYTHE DHE TE SHKONIN NE PROKURORI PER TA BERE ATJE DENONCIMIN DHE JO KE ZOTERIA E TIJ a.c.Nuk eshte hera e pare qe New 24 leshon lajme “sensacionale” per te qene i pariiiiii.

    Reply to this comment
  28. Pellazg 100% October 14, 10:05

    Po përse ky shteti ynë është kaq i lodhur?
    Ku i gjeti arjan çani lekët për të ndërtuar në mes të bllokut një pallat 15 e më shumë kate?
    Si e mori pronën mbi të cilën realizoi ndërtimin dhe cila ishte ndihma e Agim Shehut?
    Si e mori ai lejen e ndërtimit?
    Sa ka deklaruar në organin Tatimor, etj, etj?
    Përse shteti nuk heton…..????????
    Si ky ka dhe të tjerë.

    Reply to this comment
  29. dani October 14, 10:47

    Filli u gjet ai qe denocoi te con tek te. Interesuarit…..

    Reply to this comment
  30. mëno October 14, 11:00

    Në tërësin e vet lajmi i dhënë nga Njus 24 është një provokacion ndaj policisë dhe në të njëjtën kohë një sinjal për bandën kriminale që ekzekutoje Z Santos. Veprimtaria e TV 24 është e përsëritur dhe shpreh sa keqdashje aq edhe injorancën e këtij TV. Më konkretisht, ku e di TV 24 se kanë kaluar të dhënën grupit hetimor apo jo? Si është e mundur që dëshmitari edhe ka biseduar me nje prokuror edhe nuk paska te dhëna prokuroria? Si kërkon të marrë shpërblim dëshmitari pa u verefikuar e vertetuar që krimi është kryer nga personat qe jep dëshmitari. Me çfar tagëri një palo gazetar kërkon që prokuroria ti jap te dhëna për kriminelet? Policia në proçesin e marrjes, grumbullimit, përpunimit, analizimit dhe dokumentimit të tëdhënave, sigurisht që veprom mbi bazën e një plani të mirëstudjuar dhe bashkërenduar me te gjitha organet e tjera simotra për zbulimin e krimit. Por ky proçes është sa i vështirë aq edhe i kryer mbi bazën e ligjit. Prandaj gazetarir i TV 24 që provokon policinë dhe denigron një punë për të cilën nuk disponon informacionin e duhur është i pa moralshëm dhe duhet shikuar mirë edhe ligji sepse veprimtaria e tij duhet te jete edhe e dënueshme. Ndërkohë që përgjigja e Dr. të policisë për Tiranën ishte ligjore, korekte dhe plotësishtë e kuptueshme.

    Reply to this comment
  31. orienti October 14, 11:27

    -Prandaj nuk ben hajer ky vend,pasi problemet zgjidhen me thashetheme,..por mua me duket me kete nderhyrje te Canit,se policia do jete afruar dhe krimi i frikesuar po teatron..

    Reply to this comment
  32. alfade October 14, 12:54

    Informacioni me i sakte eshte ky: zoterinj , Santon e ka vrare banda mafioze e urdheruar nga
    Sali Berishovici ! Te gjitha organet e drejtesise,hetuesise, policise ne subkoshience bien dakort
    me kete ! Te gjitha ”informacionet” qe vijne nga canet ,s’jane gje tjeter vecse alibi per te halla-
    katur hetuesine .Keto ”lojra” njihen boterisht nga bandat mafioze,sic eshte kjo e Sali Vicidolit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*