Sekuestrimi i 2.5 tonëve kanabis në Itali, reagon policia shqiptare: Nuk dihet ende burimi

June 10, 2018 20:36

Sekuestrimi i 2.5 tonëve kanabis në Itali, reagon policia shqiptare: Nuk dihet ende burimi

 

Ende nuk dihet burimi i drogës që është sekuestruar në Itali. Policia e Shtetit ka reaguar pas sekuestrimit te 2.5 tonëve drogë në brigjet italiane. Në një njoftim pëmediat, policia deklaron se nuk dihet ende origjina e droges së kapur, por po punohet për të zbardhur çdo detaj.

Njoftimi i plotë i policisë

GdF italiane sekuestron 2.5 ton marijuanë, e cila u hodh në det nga trafikantët.

Në operacion pas interceptimit të gomones edhe Policia Kufitare e Shqipërisë dhe Malit të Zi

Nuk dihet ende origjina dhe vendi nga ku u nis gomonia drejt Italisë

Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu.

Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi.

Ndërkohë partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare.

Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën.

Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra.

Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj.

Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë.

Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia.

l.h/ dita

June 10, 2018 20:36
Komento

1 Koment

  1. Arben June 10, 21:06

    Hahahahahahahahaha

    Pak por e sigurt

    Cilesi 1 prodhuar nga fermeret

    Shqipetare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*