Policia spanjolle sekuestron 67 kg kokainë të fshehur në ananasë

August 27, 2018 17:26

Policia spanjolle sekuestron 67 kg kokainë të fshehur në ananasë

Policia spanjolle sekuestroi ditën e sotme 67 kg kokainë të fshehur brenda ananasëve që vinin nga Kosta Rika.

Për këtë rast të trafikut të drogës janë arrestuar shtatë persona, tre në Madrid dhe katër në Barcelonë.

Autoritetet spanjolle theksuan në një komunikatë se ananasët ishin boshatisur krejtësisht dhe ishin mbushur me cilindra me kokainë, që peshonin nga 800 gramë deri në një kilogram, të mbuluar me parafinë që bllokonte erën e drogës.

Ngarkesa ishte shkarkuar në Setubal, Portugali, e më pas ishte transportuar me rrugë tokësore deri në Madrid.

Për të hyrë në Spanjë, trafikantët e drogës përdorin vazhdimisht metoda nga më të pazakontat.

Forcat e rendit kanë gjetur vitet e fundit kokainë të fshehur edhe në implantet e gjirit, në paruke, në kolltuqe, si dhe në allçinë që mbulon një këmbë të thyer.

s.a/dita

August 27, 2018 17:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*