Policia e Burgjeve tenton të marrë Ervis Martinajn nga spitali, përplasen me mjekët: Është rëndë

October 9, 2018 21:25

Policia e Burgjeve tenton të marrë Ervis Martinajn nga spitali, përplasen me mjekët: Është rëndë

Tensione mes oficerëve të policisë së burgjeve dhe mjekëve të  Spitalit Amerikan 2 për të plagosurin Ervis Martinaj.

Gazetarja e News24 raportoi në emisionin “Dritare me Rudinën” se policia e burgjeve ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk e kanë lejuar.

Sipas tyre gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të trajtohet në spitalin e burgut.

“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin”- tha gazetarja e News24.

 

v.l/ Dita

October 9, 2018 21:25
Komento

8 Komente

  1. XXXL October 9, 21:35

    O Rilindja…….po ja kaloni Saliut kur thoshte ne Tropoje : Gjall a vdekun e dua me vete, nuk shkoj ne Tirane pa te una…….

    Reply to this comment
  2. qwerty October 9, 22:15

    mjeku civil i eshte kundervene policise force per force??!!
    duket policia s’ka dash tcoje ku i takon, as te pandehurin e as mjekun qe kundershton

    Reply to this comment
  3. Bardhi Tolabi October 9, 23:44

    Ja,kur te zhduket ne drejtim te paditur i plagosuri…
    O Fatmir Xhafa,nuk ke pergjegjesi per cfare ben vellaj,por ke pergjegjesine per te treguar forcen e shtetit…

    Reply to this comment
    • Arben October 10, 15:50

      I plagosuri u transferua vullnetarisht per ne spitalin e burgut, per te mos i hapur telashe mjekeve dhe policeve. Ajo qe iku, iku nga rinasi, sepse policia nuk kishte cuar shkrese ne rinas qe I ndalohej dalja jashte shtetit. Keta or mik paaftesite e tyre duan tja nxjerrin atij qe eshte I paralizuar ne spital.

      Reply to this comment
  4. Adih October 9, 23:57

    Ore trapa injorante police ,akoma nuk e keni mesuar abetaren ,ne raste te tilla vendosin mjeket dhe vetem mjeket .Oh cfare niveli te ulet e kemi ne policine , mjere ne .
    Zoti Min i Brend XHAFA , mesoi nje cike shkronjat e abetares ,ketyre mvartesve tuaj police …… Ose kujtoja ,se ka vdekur me kohe diktatori Enver dhe diktatura e tij.Kulmi ,keta ,akoma nuk e kane idene se cdo te thote te shkelesh te drejtat e njeriut…Dhe pretendojme te inkuadrohemi ne BE.

    Reply to this comment
  5. j kripsha trute e saliut October 10, 08:20

    po ti more xxx leshi nuk e kupton se shteti paguan me shume se 200 euro nata per kete qe duan ta mbajne me force ne spitalin e tyre,por ju keni hallin e partise.

    Reply to this comment
  6. Arben October 10, 14:27

    Ky zoteria shkoi ne spitalin e burgut me deshiren e tij, se mjeket nuk firmosnin per transferim.
    Per te mos penalizuar mjeket dhe policet nga psikopatia edkokaina, doli vullnetar per transferimin.
    Nje pyetje kisha une,

    bente vaki te vdiste rruges gjate transferimit, cfare do ti thoshte edkokaina familjareve te tij??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim