Policia turke arreston 30 militantë të Shtetit Islamik

October 27, 2015 09:33

Policia turke arreston 30 militantë të Shtetit Islamik

Policia turke ka nisur aksione të gjera në zone lindore të vendit kundër militantëve kurdë por edhe atyre të ISIS.

Të paktën 30 militantë të Shtetit Islamik janë arrestuar nga policia turke në qytetin Konia. Ende nuk dihet nëse aksione të tilla kanë lidhje me zgjedhjet e 1 nëntorit.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme u zhvillua luftime në afërsi të qytetit Diarbakir, rajon i populluar nga kurdë. Të paktën 10 persona u arrestuan atje, ndërsa 7 militantë u vranë nga forca turke.

Nga përleshjet, dy policë turq gjetën vdekjen. Autoritetet turke kanë intensifikuar operacionet kundër militantëve të Shtetit Islamik, pas sulmeve vetëvrasëse në Ankara, më 10 tetor, në të cilat kanë humbur jetën rreth 100 persona. /Dita

October 27, 2015 09:33
Komento

1 Koment

  1. Bariu October 27, 09:58

    Kurdet po i quajn isis edhe pse kta luftojn per tu bere te pa varur nga tirania osmane me ne kye muhexhajdinin islamìk erdogan!
    Liri per udheheqsin kurd ocalan qe turqit e quajn terrorist kur mbahet ne burgim per liri e te drejtat e popullit kurd!
    Kjo esht tirania turke e islamike e pushtetit te rexhep tahip erdogan!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*