Masakra në Bllok, policia: Qëlluan njëri-tjetrin brenda lokalit, 2 të arrestuar

October 5, 2018 11:41

Masakra në Bllok, policia: Qëlluan njëri-tjetrin brenda lokalit, 2 të arrestuar

Policia ka publikuar një deklaratë mbi ngjarjen e mbrëmshme në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë personat e përfshirë janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë

– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë

– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri tip “Glock”

– 11 gëzhoja

– 10 000 euro

– tre automjete

– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal”.

o.j/dita

October 5, 2018 11:41
Komento

2 Komente

  1. Dulla October 5, 12:36

    Ca hale me pak. Kokat hengshi nje ore e me pare jarebi !

    Reply to this comment
  2. eno October 5, 13:54

    I lumte dora komandos.
    Paska pastruar nje hale nga Tirana dhe Shqiperia. Por per te ardhur keq qe nuk ja ka futur nje plumb ne balle dhe atij kriminelt tjeter Ervis Martinajt.

    Ketu nuk ka vend per akuze penale ndaj komandos qe ka kryer vrasjen pasi ka vepruar ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme perballe tre krimineleve te njohur te armatosur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim