Politika e këpucëve, e bluzave dhe e shqiponjës me duar

June 12, 2019 13:51

Politika e këpucëve, e bluzave dhe e shqiponjës me duar

Edona Llukaçaj

Që kur kam filluar të kem një mendimin tim të pavarur, figurat kryesore në politikën shqiptare kanë qenë minimalisht të pakuptueshëm. Përtej bindjeve personale, përballë vendimeve dhe veprimeve të tyre jam ndjerë si ai nxënësi në orën e fizikës që mundohet të kuptojë shpjegimin e teorisë së kuantumit e ta lidhë këtë koncept abstrakt me realitetin e tij.

Si në Shqipëri ashtu edhe kur jam larg, kam kontrolluar jo pa ngurim të përditshmet  se mos prapë (e larg qoftë) ndonjë ‘tmerr’ i ri shqiptar zinte kryetitujt. Fatkeqësisht, një pjesë e mirë e liderëve tanë politikë, të ricikluar siç janë, dështojnë të na japin sigurinë se Shqipëria vërtet ka marrë tjetër rrugë: atë të zhvillimit e të integrimit.

Duket se ata me qëllim, e thuajse me dakortësi, e kanë tërhequr dhe po e tërheqin vëmendjen e opinionit publik në pika të tjera, ndërsa problemet  kritike mbeten të paadresuara. Ndërsa një pjesë e të zgjedhurve për të përfaqësuar nuk e pa të arsyeshme të vazhdojë ta bëjë këtë detyrë (e privilegj) nëpërmjet institucioneve demokratike, ashtu të brishta siç janë, pjesa tjetër duket e gatshme ta lerë një pjesë të shoqërisë të papërfaqësuar ose më përfaqësi të gjymtuara.

Për shembull, jo për pak kohë, aktualiteti shqiptar ka qenë i zënë me këpucë. Duket se është harruar padakortësia me cilin ligj a diskutimi për cilin vendim qeveritar rezultoi në hedhjen e këpucës në drejtim të krye-qeveritarit në Kuvend, por, marka dhe çmimi i çizmeve janë akoma të ngulitura në kujtesën shqiptare.  Ky rast duket se u kthye në precedent. Veprimtaria e kryeministrit Edi Rama gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor verën e kaluar në Londër, u la nën hije nga komentimi mbi fotot e përbashkëta, ku ai ishte me atlete të bardha. A thua masa e këpucëve të kryeministrit apo problemi i tij ortopedik e ndikojnë në pozicionin e Shqipërisë në rajon?

Sidoqoftë, më është krijuar përshtypja se nën zhurmën e tepsive dhe kazanëve, këpucët u bënë demode për t’i lënë vendin trendit të bluzave (t-shirteve). Pothuajse çdo lider partiak në Shqipëri po përdor pamjen e tij për ta bërë të qartë pozicionin ose për të arritur perceptimin e dëshiruar nga mbështetësit potencialë.

Nga njëra anë, qëndrimi krahëhapur dhe këmishat e kollarisura të njërës palë duket se po kërkojnë të japin mesazhin se tashmë bëhet fjalë për një politikan kalibri, që nuk do të ekzistojë më nën hijen e një lideri historik dhe nuk do të karakterizohet nga apatia. Nga ana tjetër, numri “2” në bluzat shumëngjyrëshe, si fasadat e Tiranës, të liderit të rilindjes duket sikur i kujton rivalit politik 1 milion shuplakat për të cilat është krenar, duke i dhënë mesazhin se ata mund të shumohen.

Por padyshim bluza (t-shirti) më i spikatur ishte ai me mbishkrimin “Here I am,” në protestën e gjashtë të opozitës: si për rastësi, një protestë relativisht më pak e dhunshme në krahasim me paraardhësen dhe pasardhësen e saj, në të cilat personi me këtë bluzë mungonte. Me një ngjyrë diku mes pink-ut (rozës fosforeshente) pink dhe vjollcës së rilindjes, ku dallohej qartë mesazhi, në dukje, i huazur nga një këngë e dikurshme Eurovizioni a nga kënga për fëmijë e gishtave të dorës në anglisht, zonja në fjalë theksonte rëndësinë e prezencës dhe pozicionimit të saj. Përgjegjësia e përfaqësuesit politik të mijërave, ashtu si për kolegët e saj, dukej se mbaronte te pjesëmarrja në protestë.

Ndërsa simboli i shqiponjës me dy duar bërë nga presidenti i vendit kur ç’dekretoi dekretin e datës së zgjedhjeve lokale duket se mjaftoi për ta fshehur për pak situatën ku Shqipëria po tërhiqet zvarrë me ngulm nga politika moskokëçarëse. Ndërsa partia në pushtet këmbëngul për zhvillimin e zgjedhjeve lokale me çdo kusht në datën e paracaktuar, si për t’i treguar botës se ne jemi një vend normal, opozita mungon ku duhet të jetë, teksa bën prova piroteknike rrugësh. Presidenti, shkarkimi i të cilit raportohet se “po planifikohet”, do të qëndrojë mbi palët, që veç me shqiptarët palë nuk janë.

Asnjërit nuk duket se i peshon përgjegjësia e kontributit për krizën politike dhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese duket se i vlen të gjithëve për të bërë lirshëm politikë, për hesap të vet.

E kjo qasje duket se po distancon edhe perëndimin, “fronti” nga ku asgjë e re nuk po vjen. Bota e zhvilluar duket e lodhur nga zgjidhja e problemeve të Shqipërisë, sa herë kjo e fundit sillet si ai i mbi-stresuari që shkon në buzë të greminës e i thotë të tjerëve “Më mbani se do bie”. Pashmangshmërisht të preokupuar me problemet e veta, perëndimi i kërkon politikës shqiptare të marrë përgjegjësi, të “rriten” e t’i zgjidhin vetë problemet e tyre, përtej këpucëve, bluzave me nuanca dhe simboleve të heshtur.

 

***

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

June 12, 2019 13:51
Komento

18 Komente

  1. **** June 12, 14:36

    Kete shprehjen dakortesi ose padakortesi e kam degjuar te gjenerohet nga Rilindja.
    Fjala e sakte eshte “mareveshje”
    Dhe “kane dakort” .. Padakort….????
    Padakortesi….!!!????
    Mosmareveshjet ori biba e shekullit te ri..
    U bete si majmune te gjithe qe imitoni liderin qe i duket vetja enciklopedik.
    Dhe pastaj kerkon te kuptosh Shroedingerin. Mos na bej per te qeshur!!

    Reply to this comment
    • Hosteni June 12, 16:07

      Le me kur thone ” e pabukur ” ” e palumtur” apo ” u vetedorezua ” ” u vetehodh”. Na e shpifen.

      Reply to this comment
      • mirel June 12, 16:30

        Sakte Hosteni! Shqipja ka me shume larmi se kaq. Po kjo tregon varferi mendore, dhe niset e shkruan dhe artikull pastaj. Dhe me quantum pale..

        Reply to this comment
      • Tartufi June 12, 16:52

        Bukuria e shkrimit arin shkallen e larte tek fjala [ Ping ping- ut ] qe kapterat e ketij forumi ,qe bejne pjesen me te madhe te komenteve ,nuk e marin vesh ,,,,c eshte kjo ping ! ? E kuptojne si bajgen e lopes dhe nga inati te gjithe tek kutija e votimit ti kundervihen ping-ut,,, kohe e bukur per mandoline …

        Reply to this comment
        • Nji shkrim interesant ,qe funxionon llogjikishte .Autorja spikat ne kte drejtim June 12, 20:16

          Po ku do ta kuptoshee ti a i vrare se c’eshte Pink
          mosjen tende se lidh asgje me te rene ,me ndryshimen qe peson kjo Bote sot
          dhe tjeter nuk aariini te kuptoni dot ,se me zhvillimet ne cdo fushe te jetes ,me persosjen e modernizimin e jetes ,
          automatikishte zhvillohet e persoset edhe gjuha .Gjuha shqiptare ka shume nevoje per transformime ,
          per qartesi e te kete vertet nji kuptim llogjik .

          Shkrimi i gazetares qeper mua eshte nji shkrim mjaft intersante ku spikat ajo modesti e te prekurit te problemit ,absurditetin ne politiken shqiptare ,

          qe shpesh del nga korsia e saj dhe degjeneron ne idiotesi alla shqiptarce ,prej se ciles mesa duket nuk i ndahet dot shqiprti nji pjese te ksaj shoqeri ,gje e cila tregon se kemi te bejme me defekt genetik .

          Ne vend qe te merreni me produktin , pozitivitetin qe kjo gazetare simpatike qe ,per mendimin tim premton shume ne Gazetari ,
          me Mesazhin qe ajo percjell ne kte shoqeri te trupjerdhur ,
          qe nuk merret me esencialen ,me ate qe nga mundon prej shekujsh ,te marrit seriozishte ,me realitetin e jemi pergjegjes ne jete ,
          si politikane ,
          medie
          e qytetare ,
          te jemi serioze e kontribojme ,e cfar mundemi ne kte shoqeri ,duke u ndare njiher e pergjithmon nga
          kjo anomali e te meta , qe karakterzon shoqerine tone .

          (nqs nuk doni te kuptoni mos ofendoni ,maskarenje te deshperuar )

          Reply to this comment
          • mirel June 13, 05:59

            Ik o cope debile

          • Tani June 13, 07:35

            Funxion i p…. te sat’eme! Majmun.

          • Nji shkrim interesant ,qe funxionon llogjikishte .Autorja spikat ne kte drejtim June 13, 09:14

            mirel dhe tani ,

            jeni nji cift pederastesh me Side ne Tru.

            Ktu nuk behet fjal per sex pderastesh
            e as stilin si shkerdhehen motrat tuaja me Neger ,

            por per nji shoqeri njerzore si duhet te funxionoj ajo .
            ———–

            perse rroni ju kerma te njerzimit akoma ?!
            ju pleq kurva peng e injorances .
            mbytuni ne halene ku edhe notoni .

          • mirel June 13, 16:11

            Ik moj dhiare idiote logjikishtee thote..

    • Anila June 23, 13:42

      Po lexoja komentet r injoranteve , nejse e lexojne dhe nga inati qe se kuptojne fillijne e shajne… injoranca brina nuk ka ka ..: shume bukur e prek ceshtjen autorja, komplimente per shkrimin..

      Reply to this comment
  2. bislimi June 12, 14:36

    Një ndër shkrimet më të zgjuara që kam lexuar. Urime!

    Reply to this comment
  3. Arben June 12, 14:38

    Nga fitorja ne fitorje, thuaj

    Reply to this comment
  4. Ardi June 12, 15:34

    Më kujtohet një sqarim i ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi në një ndër emisionet e shumta televizive marramendëse italiane í cili tha; t’i japim popullit atë çfarë kërkon. Dhe pikërisht pas ca ditësh filluan emisionet shthurëse, u rrit numri i telenovelave ditore, sharjet publike të politikanëve në TV, mosdënimi i krimeve të rënda dhe liria seksuale nga ku përfitoj vetë ai. Shihe ku vajti Italia, fuqia e 7të industriale botërore. Kishin me se të merreshin gjatë bisedave të ndryshme, ndërsa politika dhe feja bënin kërdinë në arkat e shtetit të mbushura nga taksat e atyre që ju dha liria e shpërfoljes.

    Reply to this comment
  5. IP June 12, 17:07

    Artikull shume I mire, shkruar me llogjike e zgjuarsi, por do t’i rekomandoja autores se talentuar te marre ne konsiderate verejtjet ed rejta te bera nga lexuesit e mesiperm lidhur me fjalet qe perdor (dakordesi etj

    Reply to this comment
  6. Plaku Xhuxhumaku June 12, 17:48

    Autorja eshte shume e mencur etj. etj. e ka kapur problemin etj. etj. Fatkeqesia e madhe e ketyre autoreve te rinj po edhe medias dmth redaktoreve, nëse ka eshte se nuk dine te shkruajne shqip. Ne cilin rregull drejtshkrimor e keni gjetur Ç’DEKRETIM dhe Ç’DEKRETOJ?

    Problemi i pare eshte qe ç pasuar nga apostrofi shkruhet vetem kur ç-apostrof mund te zevendsohet me fjalen “çfare” dhe kuptimi te mbete po ai, si psh ç’po bën qe mund te shkruhet edhe çfare po ben, ose ç’thua per çfare thua.

    Problemi i dyte eshte qe ne shqip nuk egziston fjala çdekretim (sic do te ishte drejtshkrimi), ne shqip thuhet shfuqizim i dekretit.

    Nejse, vazhdoni ta masakroni shqipen e gjore ju patriotet qe nuk leni rast pa kenduar “Oh sa mire me qenë shqiptar”.

    Reply to this comment
  7. DRINI BARDHE June 13, 05:32

    Shkrim totalisht jashte kontekstit gjuhesor dhe letrar. I kujtoj kesaj znj. Llukacaj se kur geni shqipetar kishte mbretereshe, ai ” perendimi” ishte mocal. Para se te publikohen keto shkrime ku dominon inferioriteti i brendshem i autorit, eshte mire te reflektohet mbi paralelizmin e asaj per te cilen doni te citohet. Ka shekuj e shekuj qe gjenetikisht duan te na rrezojne, nuk eshte nevoja ti themi askujt ” na mbani se po biem”. Znj. Llukacaj, menyra jone e te qenurit nuk lindi sot nga trendi i dukjes apo shpalosjes te asaj/atyre qe kap syri, por epokat ndryshojne nga njera tjetra, dhe ne mundohemi te jemi prezent ne to. Por kjo sdo te thote qe ne apo perfaqesuesit tane sdine te rregullojne problemet, edhe pse duket e pamundur. Vullneti ndryshon gjendjet. Sa per mire apo per keq, eshte si puna e zgjuarsise dhe djallzise, te cilat i ndan nje perde e padukshme!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*