Fati i tatarëve të Krimesë dhe fati i çamëve tanë

Shaqir Vukaj June 2, 2016 11:30

Fati i tatarëve të Krimesë dhe fati i çamëve tanë

Vitet e fundit festivali evropian po politizohet gjithnjë e më shumë, çka u pa më qartë se çdo herë këtë vit. Duket se edhe rregullorja e re, që u përdor për herë të parë në Eurovizion 2016, sipas së cilës, fituesi u përcaktua nga kombinimi i votave të publikut me ato të jurive të vendeve të ndryshme, e thelloi edhe më shumë përzierjen e politikës në këtë ngjarje kaq të madhe muzikore për Europën e më gjerë (këtë vit festivali u transmetua direkt dhe u pa nga miliona shikues deri në Kinë, ShBA, Australi etj). Siç dihet, çmimi i parë ju dha këngëtares ukrainase (tatare nga babai dhe armene nga nëna) Xhamalla (Susana Xhamalladinova) që interpretoi këngën “1944”, që i kushtohej deportimit të tatarëve të Krimesë drejt vendeve të largëta aziatike të ish Bashkimit Sovjetik.

Që atë natë, festivali u politizua në mënyrë të skajshme, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë. Prej më se dy javësh vazhdojnë komentet, tashmë jo në planin muzikor, por gjithçka është postuar në atë politik.

Me t’u dhënë çmimet, që atë natë, në Rusi gjithçka u komentua si provokacion që i bëhej asaj. Në Ukrainë Xhamalla u prit si heroinë, madje menjëherë ju dha titulli Artiste e Popullit. Presidenti i Ukrainës propozoi që asaj t’i jepej titulli me i lartë, Hero Kombëtar. Marrëzia politike ditët e para nuk njihte kufi as në Rusi, as në Ukrainë…..

Nga ana tjetër, popujt, njerëzit e thjeshtë, teleshikuesit kishin mendime krejtësisht të tjera. Politika është politikë, ekonomia është ekonomi, por muzika duhet të jetë muzikë – thonë dashamirësit e muzikës. Mjafton vetëm shembulli i mëposhtëm. Teleshikuesit rusë i dhanë këngëtares ukrainase 10 pikë (juria ruse nuk i dha asaj asnjë pikë), ndërsa teleshikuesit ukrainas i dhanë këngëtarit rus 12 pikë (juria ukrainase nuk i dha atij asnjë pikë). Komentet do të ishin të tepërta….

Në analizat e bëra jepeshin me hollësi votat e dhëna nga telespektatorët dhe juritë përkatëse. Pothuajse të gjitha komentet ishin politike, me tendencë ndaj njërit vend apo tjetrit. Madje në Moskë arrihej deri aty sa edhe vlerësimi i jurisë serbe për këngëtarin rus, komentohej vetëm politikisht: “Juria serbe e orientuar drejt BE”, larguar nga “bujaria” e Rusisë i dha një pikë Rusisë dhe vendin e dhjetë”. Në Moskë madje grumbulluan 300 mijë firma dhe kërkuan rishikimin e rezultateve të votimit, me pretendimin se votimi nuk ka qenë i rregullt, gjë që sigurisht nuk u pranua.

Dhënia e çmimit të parë këngëtares ukrainase dhe, kryesorja tema që trajtohej në këngën e saj, u bë objekt diskutimesh, analizash, komentesh e artikujsh, duke u përqendruar tek krimet e bëra në të kaluarën, sidomos gjatë Luftës Dytë Botërore. Kështu gazeta gjermane “Abendzitung” i kujtoi Ukrainës “krimin e kryer në vitin 1943, ku ukrainasit kanë vrarë rreth 100 mijë polakë dhe, për të cilën ukrainasit heshtin”. Më poshtë kjo gazetë vazhdonte se “Anglia mund të kërkojë të kthejë në himn bombardimin e Koventrit nga gjermanët, të përfshihen në muzikë bombardimi i Drezdenit, krimi i Srebrenicës në Bosnjë etj”.

Ndërsa gazeta franceze “Le Dauphine Libere” shkruante se fitorja e Ukrainës ngatërroi “marshet ushtarake” të Putinit, me të cilat ai mbyt zhurmën e tankeve të grumbulluara në kufi me Ukrainën apo tanket që morën Krimenë”.

“Po – shkruante “Der Spiegel – vendimi për fitoren e Xhamallas ishte politik”.  “Por në këto kohë të trazuara, konkursi ndërkombëtar nuk mund të ishte apolitik”, shkruajnë me bindje gazetarët e revistës. Revista na kujton se “Xhamalla insistoi që kënga bën fjalë për fatin e familjes, për atë se stërgjyshja e këngëtares, duke qenë pjesë e tatarëve të Krimesë ishte deportuar me urdhër të Stalinit. Kuptohet se, kushdo që dëgjon këngën e Xhamallas menjëherë e çon mendjen tek pushtimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014”, përfundon revista.

Shkrime të kësaj natyre ka pas këto ditë në “The Guardian”, “The Telegraf” etj. ku vihej në dukje ngadhënjimi i politikës mbi muzikën…

Megjithëse kanë kaluar mbi dy vjet nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, dukej se ky problem ishte “harruar”, sepse gjithnjë e më pak flitej e shkruhej rreth këtij problemi, aq sa u hodhën dhe ide se Perëndimi ka qenë dakord me aneksimin e Krimesë, madje sikur ka pasur dhe marrëveshje të heshtur midis Rusisë se Perëndimit. Por festivali i fundit duket se ringjalli edhe një herë diskutimet mbi Krimenë e në këtë kuadër, risolli edhe një herë në kujtesë historinë e popullit tatar të Krimesë, një histori sa tragjike aq e dhimbshme.

Sipas të dhënave të ndryshme, në botë jetojnë rreth 8 milionë tatarë. Nga të cilët rreth 5.5 milionë jetojnë në Federatën Ruse, duke qenë kombi i dytë, mbas rusëve për nga numri i popullsisë. Në republikën e Tatarstanit (Republikë me status të veçantë brenda Federatës Ruse) ata përbëjnë rreth 53 përqind të popullsisë. Rreth 2.5 milionë jetojnë në shumicë në ish republikat sovjetike, Uzbekistan (rreth 350 mijë), në Kazakistan (rreth 200 mijë) në Ukrainë (rreth 80 mijë), në Turqi (shifrat për numrin e tyre janë tepër kontradiktore) etj. Ata kanë qenë një popull nomad, dhe me emrin “tatar” njiheshin që nga shekulli i 8-të. Më vonë, në përbërje të Perandorisë Mongole janë shtrirë në rajone të ndryshme, kryesisht të Rusisë së sotme.

Në Rusi, përveç tatarëve të Tatarstanit, njihen tatarët e Astrahanit, të Kasimovskit, të Siberisë, të Krimesë, tatarët polako-lituanezë etj. Por, megjithëse të afërt, ata nuk janë një popull. Edhe sot vazhdojnë diskutimet e polemikat mbi formimin e këtyre popujve, me emër të përbashkët, por jo vetëm me emër. Ata kanë mjaft gjëra të përbashkëta…

Ndërmjet tyre, dallojmë tatarët e Kazanit (Tatarstanit) dhe tatarët e Krimesë, që për shumë studiues janë dy popuj të ndryshëm. Tatarët e Krimesë janë popull i veçantë, madje ata thonë se për ne më lehtë të merremi vesh me turqit, turkmenët e azerbajxhanasit se sa me tatarët e Kazanit. Tatarët e Krimesë janë një popull autokton i gadishullit të Krimesë, që kanë  gjuhën, e tyre, që i përket grupit të gjuhëve turke (Emërtimi i një grupimi të gjerë popujsh të afërt nga gjuha, ku përfshihen tatarët, azerbajxhanasit, uzbekët, kazakët, kirkizët etj). Janë të besimit mysliman. Emërtimi tatarë të Krimesë ka mbetur nga e kaluara, kur në Rusi të gjithë popujt e grupimit të gjuhëve turke, quheshin me një emër të përbashkët, tatarë.

Në vitet 1441-1783 ata kanë pasur shtetin e tyre, por që gjatë historisë kanë qenë vasalë të Perandorisë Osmane. Në vitin 1783 Krimeja u pushtua nga Rusia. Sipas të dhënave të ndryshme, në këtë periudhë Krimeja kishte rreth 500 mijë banorë, nga të cilët rreth 92 përqind e tyre ishin tatarë.

Si rezultat i politikës së ndjekur nga Rusia, gjendja politike, ekonomike e sociale e tatarëve u përkeqësua tepër, aq sa shumë prej tyre emigruan drejt Turqisë. Politika e ndjekur nga Rusia për ndryshimin e përbërjes etnike bëri që në mesin e shekullit XIX qytetet e mëdha të Krimesë (Sevastopoli, Simferopuli, Feodosia etj) u kthyen pothuajse krejtësisht në qytete me popullsi dominuese ruse.

Megjithatë popullsia tatare e mbetur, nuk e ndërpreu për asnjë moment përpjekjet e luftën për të drejtat e tyre. Brenda gadishullit, që tashmë ishte kthyer në një vend me shumë popuj e kombësi, ata vazhdonin të mbeteshin  populli i dytë, mbas rusëve, që në saj të politikës kolonizuese kishin arritur të dominonin jetën në të gjitha fushat.

Mbas krijimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, në vitin 1922, Moska i njohu tatarët e Krimesë si popullsi autoktone të Republikës Autonome të Krimesë. Në atë periudhë, në Krime ata kishin institucionet e tyre arsimore, gazetat, revistat, teatrin  etj. Gjuha tatare, krahas asaj ruse ishin gjuhë zyrtare Sipas regjistrimeve të asaj kohe, ata përbenin rreth 30 përqind të popullsisë, me rreth 220 mijë vetë.

Në vitet 30-të politika zyrtare filloi të ndryshojë ndaj tyre, ashtu si dhe ndaj popujve tjerë jo rusë, madje filloi të ndiqej një politikë diskriminuese deri represive. Nën pretekstin e luftës kundër kulakëve filloi deportimi i familjeve ta pasura tatare drejt Siberisë. Më vonë, kjo politikë u thellua nën pretekstin e kolektivizimit dhe në vitet 1937-1937 nën pretekstin e spastrimit të elementëve armiq u kalua në politikë represive ndaj tyre.

Që me fillimin e luftës, duke e konsideruar një pikë tepër të rëndësishme, gjermanët i kushtuan rendësi të posaçme Krimesë, të cilën e pushtuan që në muajin nëntor 1941 dhe e mbajtën deri në maj të vitit 1944.

Gjatë Luftës Dytë Botërore tatarët e Krimesë, ashtu si popujt e tjerë sovjetikë u angazhuan në luftë kundër pushtuesve gjermanë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kohës së Luftës, në radhët e Ushtrisë Kuqe kanë luftuar rreth 60  mijë tatarë, shifër e madhe për një popull prej 220 mijë banorësh. Nga tatarët e Krimesë 1500  vetë kanë qenë oficerë të Ushtrisë së Kuqe. Disa prej tyre janë shpallur heronj të Bashkimit të Sovjetik, pa folur për mijëra të tjerë të dekoruar me dekorata të ndryshme.

Me kohë, që para shpalljes së luftës, gjermanët kishin përpunuar me hollësi politikën që do të ndiqnin ndaj  pakicave, etnive, kombeve e kombësive në vendet e pushtuara. Në këtë kuadër edhe ndaj tatarëve të Krimesë, ata, duke shfrytëzuar padrejtësitë e krimet e bëra nga pushteti sovjetik ndaj tyre, si kudo edhe në radhët e popullit tatar gjetën bashkëpunëtorë, madje jo pak (duhet theksuar se të tillë ata gjetën jo vetëm në radhët e tatarëve, por në radhë të parë në radhët e rusëve, ukrainasve, pa folur për popujt e tjerë jo rusë. Shifrat e botuara vitet e fundit, flasin për miliona sovjetikë të mobilizuar nga gjermanët për të luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe dhe partizanëve sovjetikë).

Menjëherë mbas pushtimit, gjermanët organizuan njësi të armatosura për t’i angazhuar në luftë kundër partizanëve dhe Ushtrisë së Kuqe. Sipas të dhënave zyrtare, nënë komandën gjermane kanë luftuar rreth 20 mijë tatarë.

Pa u çliruar Krimeja, në Moskë, përgatiteshin vendimet për deportimin e të gjithë tatarëve. Më 11 maj 1944, Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes, nën pretekstin e bashkëpunimit më pushtuesin dhe dezertimin në masë të tatarëve, vendosi deportimin e tyre nga Krimeja. Sipas të dhënave zyrtare (të botuara tani vonë) nga Krimeja janë deportuar 229 mijë vetë, nga të cilët 191 mijë prej tyre tatarë. Gjithçka u organizua dhe u drejtua nga KGB-ja dhe, brenda dy ditëve, më 18-20 maj 1944, ata, të ngarkuar në trena,  nën kontrollin e rreptë të njësive të KGB-së i kanë degdisur disa mijëra kilometra larg, kryesisht në Uzbekistan. Shumë prej tatarëve të Krimesë, që shërbenin në këtë kohë në Ushtrinë e Kuqe (rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 500 oficerë dhe 1300 nënoficerë) i larguan nga fronti dhe i nisën drejt Uzbekistanit, për t’i trajtuar njëlloj si tatarët e tjerë të Krimesë. Duhet vënë në dukje se Moska nuk ka mbajtur këtë  qëndrim ndaj popujve tatarë që jetonin në Bashkimin Sovjetik.

Si shkruajnë tani studiues rusë, nga kushtet tepër të këqija, nga torturat, uria dhe puna e rëndë, në periudhën 1944-1945 kanë vdekur afro 25 përqind e tatarëve të Krimesë.

xhamalaPolitika dhe historiografia sovjetike, janë përpjekur me të gjitha mënyrat që të krijonin bindjen e përgjithshme se Krimeja ka qenë historikisht qendër e kulturës sllave, se tatarët e Krimesë nuk kanë mundur asnjëherë të arrinin në këtë vend një civilizim të plotë, se dëbimi i tyre ka qenë “historikisht i përcaktuar”, i “justifikuar” dhe i “domosdoshëm” sepse ata janë njerëz parazitë, shërbëtorë të Turqisë dhe të gjermanëve gjatë kohës së pushtimit.

Në materialet e ndryshme të botuara në atë periudhë për Krimenë, nuk flitej fare për tatarët dhe kulturën e tyre, ose edhe në se thuhej ndonjë gjë, thuhej vetëm në sensin negativ.

Politika e ndjekur ndaj tyre deri në mesin e viteve 90-të ka pas vetëm një qëllim, që ata të zhdukeshin si popull. Duket e pabesueshme, por ata nuk kishin të drejtë ta quanin veten tatarë të Krimesë. Për Moskën zyrtare ata nuk ekzistonin si popull. Është tepër kuptimplotë fakti se ata nuk figurojnë në asnjë prej regjistrimeve të zhvilluara në Bashkimin Sovjetik në  vitet 1959, 1970, 1979.

Në analizat dhe  studimet e viteve të fundit për politikën e ndjekur nga Moska ndaj tatarëve të Krimesë, dominon mendimi se udhëhiqja sovjetike e asaj kohe, duke ndjekur një politikë afatgjatë (sipas saj) e konsideronte Krimenë si një plasdarm strategjik në rast konflikti me Turqinë dhe nuk donte në asnjë mënyrë kthimin e tatarëve në Krime, sepse llogariste se, në rast të një përplasjeje me Turqinë (historikisht këto dy vende kanë qenë në kontradikta e armiqësi me njëri-tjetrin) tatarët do të mbanin anën e Turqisë, pra do të ishin një kontingjent shumë i përshtatshëm për të. Më vonë, veçanërisht mbas vitit 1946, kur praktikisht filloi Lufta e Ftohtë, Krimeja konsiderohej si baza kryesore detare sovjetike në Detin e Zi dhe, në rast të një konflikti me NATO-n ajo do të merrte peshë të veçantë, kështu që “tatarët nuk duhej të kishin më punë në Krime”.

Kësaj teorie i qëndrojnë edhe shumë prej studiuesve e analistëve të kohës së sotme, të cilët edhe deportimin e myslimanëve të Kaukazit (çeçenë, ingushetë, karaçajevcë, ballkarë) në Kazakistan dhe në ish republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik e shpjegojnë me këto argumente. Sipas tyre, besimi i tyre mysliman, në rast konflikti me Turqinë e më vonë me NATO-n, ku Turqia ishte avanpost, i jepte avantazhe atyre të gjenin shumë përkrahës në radhët e myslimanëve…

Është interesante edhe një teori tjetër që ka qarkulluar e që vazhdon të përmendet edhe sot. Sipas saj, Stalini ka pasur ndërmend që në Krime, të krijohej një republikë apo shtet i posaçëm për hebrenjtë e Bashkimit Sovjetik, ku llogariste të grumbullonte të gjithë hebrenjtë e shpërndarë në të katër anët e këtij vendi tepër të madh. Sipas të dhënave të  regjistrimit të vitit 1939, në Bashkimin Sovjetik kanë jetuar rreth 5 milionë hebrenj, nga të cilët mbi një milion janë vrarë dhe zhdukur nga pushtuesit gjermanë.

Ekzistojnë shumë dokumente rreth këtij plani apo ideje që ka qarkulluar në atë kohë,  (kohët e fundit shumë prej tyre janë nxjerrë nga arkivat) por siç duket u la shpejt në harresë si diçka e vështirë për tu vënë në jetë. Për më tepër që menjëherë mbas lufte, në Bashkimin Sovjetik filloi të mbahej qëndrim jo miqësor, madje në shumë raste armiqësor ndaj hebrenjve…

Pavarësisht nga politika zyrtare ndjekur ndaj tyre, tatarët e Krimesë nuk kanë pushuar asnjë herë përpjekjet e luftën për njohjen e tyre si popull dhe për tu kthyer në atdheun e tyre.

Politika e re e ndjekur nga Gorbaçovi në mesin e viteve 80-të, krijoi mundësi që, për herë të parë mbas lufte, të flitet për popullin tatar të Krimesë. Madje edhe në vitin 1987, një komision i posaçëm i krijuar për shqyrtimin e problemit të deportimit të tyre, doli me konkluzion që justifikonte deportimin e tyre. Vetëm në qershor të vitit 1989, Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik doli me Deklaratë ku pranohej zyrtarisht se politika e ndjekur ndaj tyre ka qenë e paligjshme dhe një vit më vonë u vendos zyrtarisht që ata lejoheshin të ktheheshin në tokat e tyre.

Sipas regjistrimit të vitit 1989, ku për herë të parë mbas lufte u njoh kombësia e tatarëve të Krimesë, në Bashkimin Sovjetik jetonin 271 mijë tatarë Krimeje ( ndërsa sipas të dhënave të disa studiuesve rusë dhe tatarë në atë periudhë kishte rreth 600 mijë tatarë Krimeje të shpërndarë neper Bashkimin Sovjetik).

Dua të vë në dukje një fakt interesant. Para deportimit të tatarëve të Krimesë, udhëheqja sovjetike, kishte vendosur (nën të njëjtin pretekst, për kolaboracionizëm dhe bashkëpunim me pushtuesin gjerman) deportimin e disa popujve të tjerë të Kaukazit (vetëm brenda pak ditëve, në shkurt të vitit 1944) janë deportuar rreth 400 mijë çeçenë dhe rreth 100 mijë ingushetë, drejt Kazakistanit.

Në ndryshim me popujt e tjerë të deportuar, ndaj të cilëve, që në vitin 1956, udhëheqja sovjetike filloi të tregohej më liberale dhe filloi t’i lejojë të ktheheshin në vendet e tyre, për tatarët e Krimesë as që bëhej fjalë. Ata filluan të kthehen vetëm në vitin 1990.

Kthimi i tyre në vendlindje, ishte një problem sa i vështirë aq edhe i mprehtë nga çdo pikëpamje, veçanërisht nga ana ekonomike, mbasi në tokat e tyre kishte mbi 70 vjet që ishin vendosur kolonë, kryesisht rusë e ukrainas. Pavarësisht problemeve e pengesave të shumta, ata arritën ti kapërcenin pa pasoja të renda e dëme të mëdha dhe gradualisht u instaluan në tokat e tyre. Duhet theksuar se kthimi i tyre u bë në periudhën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, që krahas tjerave u shoqërua me mosmarrëveshje e kontradikta në mes Rusisë dhe Ukrainës, çka kuptohet ishte në dëm të tatarëve. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë kthyer në Krime rreth 250 mije tatarë, duke mbetur kështu disa qindra mijë tatarë të tjerë të shpërndarë neper qytete e rajone të ndryshme të ish Bashkimit Sovjetik, kryesisht në Federatën Ruse.

Po t’u referohemi shifrave, ato flasin më mirë se kushdo për fatin e këtij populli. Kështu sipas  regjistrimit të vitit 1897, në Krime kanë jetuar 195 mijë tatarë, (35.5 përqind e popullsisë) ndërsa në vitin 2014 numri i tyre ishte 233 mijë tatarë (10.1 përqind e popullsisë). Duhet vënë në dukje se mbas aneksimit të Krimesë nga Rusia, rreth 20 mijë tatarë kanë ikur nga Krimeja.

Tatarë Krimeje ka me shumicë sot në qytetet kryesore të Rusisë, të cilët dallohen për nivelin e lartë që kanë arritur në shumë fusha si në art, shkencë, sport e kryesisht në biznes. Ata si të gjithë njerëzit e larguar me dhunë nga tokat e tyre janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe kryesorja të organizuar  në shoqata, Mexhlise apo Bashkësi, ku kanë si qëllim kryesor të jenë të bashkuar dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.

Një tjetër fakt interesant. Gjatë punës sime si ambasador në Moskë kam njohur disa tatarë të Krimesë, të cilët tregoheshin shumë miqësorë me ne shqiptarët. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999, kur Rusia përkrahte me të gjitha mënyrat regjimin e Millosheviçit dhe, kur në Rusi regjistroheshin me mijëra vullnetarë për të shkuar në Kosovë, për të luftuar përkrah serbëve, në disa republika dhe popuj jo rusë, filloi regjistrimi i vullnetarëve për të shkuar në Kosovë, por për të luftuar përkrah shqiptarëve, ndërmjet të cilëve binin në sy dhe përfaqësues të tatarëve të Krimesë.

Në mes të prillit na erdhi në ambasadë një material interesant, nëpërmjet të cilit na vinin në dijeni se ata i ishin drejtuar Këshillit të Europës, Lidhjes Federative të popujve të Europës dhe gjithë popujve të botës ku ndërmjet tjerave thuhej:

“Ne përfaqësuesit dhe liderët e bashkësive të pakicave nacionale dhe të popujve me origjinë turke myslimane të Rusisë dhe Europës Qendrore, tatarë të Krimesë (më poshtë vazhdonin vazhdonin emrat e përfaqësuesve të popujve tjerë si karaçanë, ballkarë etj.) dënojmë histerinë masive të të ashtuquajturit solidaritet ruso-serb, që po nxisin forcat politike të Rusisë, shprehim shqetësimin e thellë për fatin e pakicave myslimane shqiptare, viktima të spastrimit etnik dhe të gjenocidit të politikës reaksionare të Serbisë dhe, mbështesim me gjithë shpirt e me ndërgjegje të plotë masat vendimtare të komunitetit botëror, që kanë si qëllim shmangien e katastrofës humanitare në ato rajone të Jugosllavisë, ku jeton populli i pa mbrojtur shqiptar”.

Ndërmjet firmëtarëve binte në sy emri i Kryetarit të Mexhlisit të popullit tatar të Krimesë, E.Kudusov.

Në atë kohë, ambasadori jugosllav në Moskë, vëllai i Millosheviçit ftohej çdo ditë nga të gjitha kanalet e televizioneve dhe radiove ruse, ndërsa për mua, si përfaqësues i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të Kosovës ishte tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur të jepja intervista apo të ftohesha në tavolina të rrumbullakëta që organizoheshin shumë shpesh. Televizioni Qendror rus, çdo të diel organizonte një emision tepër të bukur e demokratik, titulluar “ Të dëgjojmë palën tjetër”, që drejtohej nga një prej gazetarëve më të njohur të Rusisë dhe që ndiqej nga miliona rusë. Kisha kohë që përpiqesha të jepja një intervistë në këtë kanal dhe vetëm me ndihmën e disa miqve të mijë, tatarë të Krimesë arrita të organizoja një emision vetëm për Kosovën, ku për  rreth 35 minuta, shpreha qartë qëndrimin, kërkesat dhe luftën e drejtë të shqiptarëve të  Kosovës, qëndrimin e Shqipërisë  etj.

Fati i tatarëve të Krimesë mund të krahasohet shumë mirë me fatin e çamëve tanë, që u dëbuan nga tokat e tyre me pretekstin e bashkëpunimit me pushtuesit. Qëllimi i të dy palëve, i Moskës dhe i Athinës ka qenë i njëjtë, të zhbijnë nga tokat e tyre këto popullsi autoktone, t’i popullojnë me popullsi të tyre dhe, ti mbyllin një herë e mirë problemet me ta. Por në qoftë se tatarët e Krimësë, më në fund fituan disa nga të drejtat që ua kishin mohuar dhe u lejuan të kthehen në tokat e tyre, çamët tanë edhe sot, mbas 70 e sa vitesh, vazhdojnë të persekutohen, madje sipas Athinës, problemi i tyre  të bëhet i paqenë….

Kjo është shkurtimisht historia e tatarëve të Krimesë për të cilën u shkrua kënga “1944” e cila u vlerësua politikisht. Dua ta mbyll këtë shkrim me fjalët e këngëtares Xhamalla, e cila në një intervistë tepër të sinqertë u shpreh: “Unë dëshiroj që këngë 1944 të mos ketë më, që të mos ketë deportime të tilla të tmerrshme, të mos ketë më tragjedi të tilla dhe që kjo këngë të mos kompozohej, dhe që njerëzit të mos vuanin”.

 

Shaqir Vukaj – DITA

 

Shaqir Vukaj June 2, 2016 11:30
Komento

23 Komente

  1. beni June 2, 14:02

    Per cilin autokton e ke fjalen ti or shaqir?
    Turqit ose osmanet u ben tartare camet tek greku u ben greke dhe u vuri drune si kolaboratore ti i quan shqiptare!
    Esht nenshtetsia nacionaliteti yt e jo nacionalizmi keshtu e pesuan edhe tartaret njelloj si camet atdheu esht atje ku lind e shkollohesh dhe duhet te kontribosh per te as camet e as tartaret nuk deshen te luftonin per atdheun e e pesuan si nga stalini dhe nga greket!
    Ti i bie fyellit te nacionalizmit jo po te luftojn arbereshet kunder italise por ata jan integruar dhe esht e kot tu futesh smiren kunder italise,ku ajo i riti e i edukoj njelloj si camet greku por ata ortodokse luftuan kunder fashizmit!

    Reply to this comment
  2. arbereshi June 2, 15:05

    Greqia more trongull Ben, nuk beri asgje per ti trajtuar camet si pjese e popullsise se shtetit grek, perkundrazi i luftoi per ti perzene si nje popullsi e huaj ne shtetin grek, teritorin aotokton te camve e mori dhurate nga fuqite e medha kurse popullsine autoktone e perzuri dhe kjo quhet genoxid more Bole injorant sic mund te jete nje BOLE

    Reply to this comment
    • beni June 2, 16:12

      Po pse nuk perzuri ata qe ju bashkuan luftes künder fashizmit?
      U ka bere saliu ekstremiste islamike! Tartaret e shumte luftuan se bashku me popullsin russe dhe jan heronj te krimese kolaboratoret ja u qiu nenen stalini i coj ne siberi!
      Camet ortodokse jan krenari e greqise edhe sot!

      Reply to this comment
      • arbereshi June 2, 17:51

        Ti o idjot nuk njef se cfare eshte kombesia dhe cfare eshte bashkesia fetare. dukesh qe je nje femi i vogel por idjot ama

        Reply to this comment
        • beni June 2, 20:56

          Idjot i satemeje se e meriton klysh kurve!
          Un jap mendimin tim te lire e sofendova njeri!

          Reply to this comment
        • beni June 2, 21:04

          Ka shum shtete qe nuk e njohin kombesin ose me mir nuk u shkruhet ne pashaporte kombesia por nacionaliteti?

          Reply to this comment
          • arbereshi June 3, 18:07

            O idjot i kelyshit te bushtres dhe te kurves bashke, nuk e di qe kombesi eshte shqip dhe nacionale ose nacionaliteti eshte ne gjuhe te huaj pra jane e njejta gje, dhe prap guxon dhe ha mut more karaidjot

      • arbereshi June 2, 21:06

        Ti more trongull i shef gjerat me te drejtat fetare te nje popullsie ne nje shtet apo te drejtat qe duhet te kete kjo popullsi ne nje shtet te se drejtes pamvarsisht fese dhe kombesise?.Dukesh qe ke mungesa prandaj edhe nje here mos ha mut se te mban goja ere trongull

        Reply to this comment
        • beni June 3, 06:41

          Or koqe kandari feja esht dhe ngelet nje è drejt themelore ne demokracit e zhvilluara dhe amerikanet ne luften e vjetnamit por edhe ne ligjin e rekrutimit te ushtarve ne armaten amerikane nuk pranonte asnje ushtar me fe myslimane,prandaj kasus klej u kthy ne mysliman e u be muhamet ali per ti shpetuar rekrutimit e luftes dhe ngeli vetem nje boksier i mire por jo patriot per ameriken?
          Edhe te doje te behet president nuk e lejon ligji?

          Reply to this comment
          • arbereshi June 3, 18:11

            Mos fol mo mer karakatunar sa sa here ha mut tregohesh me idjot se nje radhe me pare more idjot karakatunar

          • arbereshi June 3, 18:18

            Feja more Bole eshte e drejte private e personit dhe jo detyrim shteteror, feja nuk shenohet ne pasaporte vetem ne nje shtet fetar si greqia shenohet feja si detyrim shteteror. Ke edhe te drejte vote ti more cjap malesh analfabet i shkalles se pare ha edhe mut te shprehesh mendimin tend te lire prej bole dashi

  3. demo June 2, 15:16

    Une nuk e kuptoj llogjiken qe tataret e Krimese te luftojne ne radhet e ushtrise sovjetike.Ashtu si camet luftuan kunder gjermaneve,kur greket vete u bene kolaboracioniste.Po te ishte nacionalist Enver Hoxha duhej te dergonte repartet partizane ne Cameri per te mbrojtur popullin shqiptar autokton te Camerise kunder bandave Zerviste.Tradhtar quhet ai qe lufton kunder popullit te vet.Koalicionit sllavo-grek i ka dale boja me kohe,po Shaqir Vukaj perse vazhdon t`i bjere fyellit ne vrimen e Enver Hoxhes dhe Koci Xoxes?

    Reply to this comment
  4. ngjashmeri June 2, 16:59

    Krimea ka ngjashmeri Kosoven. Shekuj me pare Krimea ishte toke ruse dhe sot banohet me shumice ruse ashtu si Kosova e banu nga shqiptare. Disa here Presidenti Putin dhe ministri Jashtem Sergej Lavrov deklaruan se per Krimen dhe Kosoven te kete referendum per vetvendosje ( kete fjale perdoren ). Nuk u pergjigj Unioni Europian ketij propozimi. Nuk i vjen zeri kur permendet Vetvendosja, as me vote.

    Reply to this comment
  5. Lpl. June 2, 19:47

    Ruset e cliruan pasi e kishin pushtuar Turqit dhe tartaret jane pushtues te ardhur nuk jane otokton ne Krime ose ju ka thene mbreteria Ruse si ju thojne Boshnjak e Shqiptare te gjithe mislimaneve te Ballkanit .Boshnjake i thojne asaj pjese mislimane qe ju shkeput Turqve ne 1878 dhe Shqiptare kesaj pjese ne 1920.

    Reply to this comment
  6. Arben June 2, 22:33

    ALLAHU EKBER,

    PO VJEN DREJTESIA E ALLAHUT.

    Reply to this comment
  7. paci June 2, 22:44

    Po mos te ishte zgjuarsia e kryeheroit kombtar Enver Hoxha qe te rreshtonte Shqiprine e Kosoven ne krahun e fituesve te medhenj te luftes se dyte botrore fatin e tyre do te kishte edhe pjesa tjeter e shqiptareve , prandaj Shaqir Vuka eshte shum i sakte dhe e lecoj me shum respekt .

    Reply to this comment
    • KOZi June 3, 14:32

      Vashdim – Ne luften e pare boterore ne anen e fituesve ishte Esat Pashe Toptani . Esat Pasha ishte kryeminister i Shqiperise nwe 1915 ,i hapi rrugen ushtrise serbe dhe mbretit serb qe te kalonin neper Shqiperi dhe te dilnin ne Korfuz. Si kryeminister i shpalli lufte Austro-Hungarise ,Bullgarise etj pra boshtit qendror dhe e rreshtoi Shqiperine me Angline,Francen,Serbine,Greqine etj. Gjate gjith luftes qendroi ne Selanik sebashku me nje force rreth 600 luftetaresh. Luftoi kunder Turqve,Bullgarve dhe Austro-Hungarezve ne krah te Francezve,Serbve,Grekeve. Pas fitores se Antantes ai ishte i vetmi fitues i luftes se Pare. Enver Hoxha eshte fitues i luftes se Dyte. Kjo eshte e verteta……

      Reply to this comment
  8. Kola June 3, 06:25

    Ben e ke drejte dhe mos e caj bythen nga lehjet e ketyre nacionalisteve te mykur te shekullit te 18. Camet e kane te zgjidhur problemin e te mos na cajne bythen. Kane zgjedhur nje Shpetim Idrizi per t’i zgjidhe keto probleme. Po te ishte problem mbareshqiptar, kjo mut partie e mbushur gjithe halera, duhej te shkrihej. Hajd tujqeta e kete emrin e qelbur cam, mos e degjofsha kurre.

    Reply to this comment
    • beni June 4, 08:49

      Jo vetem me nje shkerdhate islamikesh si idrizi por kta po e kruajn aq shume sa u kthyn ne xhihadiste e luftojn per isis!
      Ky arbereshi mysliman po na ben presion psikollogjik e po na tregon se feja esht dicka personale,por qe gjithnje flet e mendon ne ideologjin fetare dhe ne gjith boten feja shkruhet per arsye tatimesh ne kapitalizem,ky lloj trapi islamik me düket se i perket komunitetit rom egjyptian te elbasanit nje bythqir evgjiti me emrin arben dhalla!

      Reply to this comment
      • arbereshi June 4, 15:42

        O te shkerdh***sha myslimanizmin e kristjanizmin tat more bole qe po te bokam presion psikollogjik idjotizmit tat, HAHAHA feja shkruhet ne pasaporte thot idjoti per arsye tatimesh ne kapitalizem hahahahah ti qeke autik fshatar more djale, por te pakten kupto qe idjotlliku eshte idjotllik ose mendim i lire per idjotet, mami more i ka mjele cjapet?

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*