Politika gjen dakordësi për “Zgjedhoren”: Miratohet deri më 15 mars

January 14, 2020 14:33

Politika gjen dakordësi për “Zgjedhoren”: Miratohet deri më 15 mars

Në funksion të arritjes së një marrëveshjeje për reformën zgjedhore, forcat politike u ulën mesditën e sotme në një tryezë bisedimesh, për një nga kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave.

Të pranishëm në tryezë janë Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare, si edhe dy të mandatuarit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë që janë zbardhur edhe konkluzionet e tryezës ku palët kanë rënë dakord se reforma zgjedhore miratohet jo më vonë se 15 mars dhe se aty ku mungon konsensusi, ndërhyn OSBE/ODIHR.

Konkluzionet e takimit

1.Formohet Këshilli Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.

2.Këshilli mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore, si më poshtë:

–Një përfaqësi politike (2 persona) nga opozita jashtëparlamentare dhe ekspertë të saj do të punojnë me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë tij.

–Çështjet që do adresohen përcaktohen në vendimin e Kuvendit Nr.102/2017, i amenduar, “Për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore” përfshirë dhe planin e punës të miratuar me konsensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që palët bien dakord me konsensus, me qëllim arritjen e standardeve ndërkombëtare.

-Palët e përfshira të angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës së Komisioni të Reformës Zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

-Për të ndihmuar në këtë proces Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përgshirë dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur, që do të bashkëpunojë me përfaqësuesit politikë dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin procesin e disktimit dhe hartimit të projekt- propozimeve përkatëse.

-Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti .

-Palët angazhohen që Reforma të përfundojë jo më vonë se 15 mars 2020.

l.h/ dita

January 14, 2020 14:33
Komento

4 Komente

  1. troja January 14, 15:49

    Hienat u mblodhen,Liruan nga burgu Lulzimin.
    Te kenaqur,te gezuar bertiten: fitore,as ka patur as do kete gjykata ky vend,as ka patur as do kete drejtesi ne Shqiperi.Festo o popull,reforma si ish do jete,mbreter sot jane e do jene,e ti njeri hesht dhe ik.Gjermania do mijera njerez,qipro,po,Maroku,Etiopia,Tanzania,po na presin.Batanien,thesin me buke e zhdukuni ku syte kembet.Nuk jetohen me ketu.Rini qe nuk ke mendere ti pergjigjesh poshtersise,grabitjes,vjedhjeve korupsionit larg nga ky vend.Sa zvaritesh si krimb e te shtypin ikni.
    Zonja Hajdari,po qe se as SHBA,as Europa nuk perkrahin propozimet tuaja,mos ri me ne Shqiperi,ikni dhe ju opozita e parlamentit.Po qe se Europa,SHBA nuk kane fuqi te ndryshojne sistemin zgjedhor,eshte me e ndershme te ngrene ambasadat nga ky vend.Populli Shqiptar tek Amerika e ka shpresen,sot,e ka patur dje dhe shume heret,kur diskutohej ekzistenca e keti kombi.Amerike o sot o kure se kete vend e shiten si 100 vjet me pare tradhetaret e fisit,bejleret e rinj,matrapazet e shekullit te 21.

    Reply to this comment
  2. Tomori January 14, 16:22

    “gjen dakordesi”. Shqip do te thuhej fare mire : “u moren vesh” ose “rane ne mareveshje”, ose per ate qe do pa tjeter nje fjale te huaj le ti thote “rane dakord” por shprehja “gjen dakordesi ehste nje monster gjuhesore Mos masakroni shqipen tone!!!. Nga cdo pikepamje, kjo fjale eshte e deshtuar dhe e shemtuar.
    Kjo mund te perputhet me cdo gje por jo me natyren e shqipes qe i kendoi Naimi:
    “GJUHA JONE SA E EMBEL, SA E DLIRE”
    Me kete vershim barbartizmash, gjuha shqipe po e humbet cdo dite dliresine qe shohim ne gjuhen e paster dhe elegante te Naimit.

    Reply to this comment
    • Hosteni January 14, 19:15

      Te lutem, e ka shpikur ” lideri global” kete “dakordesine”. Mos e kritikoni, se na ndjehet i ” keqardhur” pastaj.

      Reply to this comment
  3. mirel January 14, 16:39

    Gjen dakordesi..
    Tani po flasim kosovarce

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim