“Politika jonë është Evropa, shqetësohem nga politikanët e Kosovës”

May 22, 2018 13:37

“Politika jonë është Evropa, shqetësohem nga politikanët e Kosovës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar anëtarët e Qeverisë serbe që të respektojnë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Duke ironizuar se askush nuk do të mund ta ndryshojë këtë rrugë të ndërmarrë, Vuçiç ka shprehur edhe shqetësimin ndaj përpjekjeve që po bëhen nga politikanët në Kosovë, që çështja e FSK-së (Forca e Sigurisë së Kosovës) të procedohet vetëm me ligj, pa vota të serbëve dhe pa ndryshime kushtetuese.

“Unë jam i shqetësuar me gjithçka që bëjnë ata. Natyrisht, nuk jemi të frikësuar, vetëm se shqetësohemi. Do të kishte qenë mirë që përkrahësit e Kosovës, ata që e shpallën shtet të pavarur, t’u bëjnë thirrje që populli i tyre të sillet më me seriozitet dhe përgjegjësi”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se politika e Serbisë nuk do të varet nga dëshirat e asnjë partie apo qeverie në vend.

“Politika jonë është Evropa, por edhe ruajtja dhe promovimi i miqësive me miqtë dhe aleatët tradicionalë, si Rusia e Kina. Kjo politikë është vendosur nga institucionet e Serbisë dhe nuk do të ndryshojë me dëshirën e asnjë politikani serb.”

s.a/dita

May 22, 2018 13:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*