Politika kthen djathtas kudo në Europë

September 11, 2018 19:15

Politika kthen djathtas kudo në Europë

Suedia është shembulli më i ri. Më fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste të djathta. Në disa vende ato madje bashkëqeverisin.

Itali

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini

Shokëve të idealit, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i uroi gjithë të mirat për votimet. Në Itali partia e tij “Lega Nord” është politikisht shumë më përpara se Demokratët Suedezë. Lega Nord vërtet që zuri vendin e tretë në zgjedhje, por bashkë me lëvizjen “Pesë Yjet” ajo u fut në koalicion si partneri më i vogël. Që atëherë, Salvini sundon skenën politike europiane me një politikë të fortë kundër të huajve, ai është aq prezent, sa madje disa e mbajnë atë për kreun e qeverisë. Gjuha e tij nxitëse dhe politika kundër të huajve gjejnë rezonancë. Gati 100 ditë pas hyrjes në koalicion, Lega Nord ndodhet në krye të sondazheve me 30%. Kujtojmë se në zgjedhje ajo arriti vetëm 17% të votave. Në drejtim të Merkelit, Salvini tha se ajo “nënvleftësoi rrezikun e konflikteve sociale, kur mendoi se kishte vend për qindra mijë njerëz në Gjermani.”

Austri

Zëvendëskancelari, Heinz-Christian Strache

Partia populiste austriake e lirisë, FPÖ ka pasur përvojë qeverisëse më të gjatë. Në vitin 1999, kjo parti doli partia e dytë më e fortë në zgjedhjet e atëhershme parlamentare, dhe krijoi një koalicion me ÖVP. Tani po kjo aleancë qeveris nga viti i kaluar me kancelar, Sebastian Kurz. Por FPÖ nuk duhet të luftojë shumë për një kurs të fortë në politikën e azilit. Sebastian Kurz vetë u zhvendos djathtas me politikën e tij për të mbajtur refugjatët larg Austrisë. Por FPÖ shkon edhe një hap më tej. Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl kërkon t’i mbajë refugjatët “të përqëndruar”, gjë që solli reagime të forta dhe akuzën se ai po përdor gjuhën e nacionalsocializmit.

Gjermani

Alexander Gauland, kryetari i grupit parlamentar të partisë djathtiste gjermane, AfD

Në zgjedhjet e Bundestagut në shtator 2017, Alternativa për Gjermaninë, AfD arriti 12,6 të votave dhe me 94 vendet në Bundestag është partia e tretë më e fuqishme, dhe partia më e madhe opozitare. Miratimi për këtë parti vazhdon të rritet. Në sondazhet e fundit kjo parti ka arritur 15% të votave, dhe nganjëherë ajo arrin të kalojë vetë Partinë Socialdemokrate. Në disa sondazhe në Lindje AfD madje kryeson, duke kaluar edhe partinë CDU. Edhe pse ekspertët e politika e akuzojnë këtë parti për afrimitet me ekstremistët e djathtë dhe kërkojnë që të vëzhgohet nga Mbrojtja Kushtetuese, duket se asgjë nga këto nuk e ka dëmtuar AfD-në. Së fundmi kjo parti pritet të hyjë edhe në dy parlamentet e fundit të landeve në Bavari më 15 tetor dhe në Hesen më 28 tetor.

Francë

Marine Le Pen

Kur Marinë Le Pen nga Front National doli në raundin e dytë për ballë Emmanuel Macron, shumë vëzhgues kishin theksuar se bëhej fjalë as më pak e as më shumë, por për të ardhmen e Europës. Proeuropiani Macron fitoi dukshëm përballë Marine Le Pen 66% kundrejt 34%. Prej atëherë duket sikur Le Pen doli nga skena, në fund ajo arriti të ndërrojë emrin e partisë në Lëvizja Kombëtare e Përgjithshme. Por shumë përkrahës presin që mbesa e Le Pen, Marechal Le Pen të marrë timonin për ta arritur me të fitoren. Megjithatë edhe në Francë armiqësia ndaj të huajve dhe skepticizmi ndaj Europës janë bërë pjesë normale.

Holanda

Holandezi që rregullisht lëshon tirada kundër islamit, Geert Wilders

Para zgjedhjeve parlamentare në Holandë në mars 2017, në të gjithë Europën sundonte paniku mes partive tradicionale se çfarë rezultati do të arrinte Partia e Lirisë PVV e Geert Wilders. Rezultatet treguan kjo parti nuk doli triumfuese, por me rezultatin 13%, kjo parti zuri vendin e dytë, ndërkohë që socialdemokratët gati u shuan politikisht. Pas koalicionesh të vështira u arrit më në fund të krijohej një aleancë e qendrës më të djathtën. Por Wilders me qëndrimin e tij refuzues ndaj migrantëve dhe islamit vazhdon të sundojë skenën politike në Holandë. Ndërkohë me Thierry Baudets është krijuar një parti tjetër e ekstremit të djathtë që ndjek qëllime identike si Wilders. Baudet paraqitet si njeri i kulturës, luan piano dhe flet latinisht, duke iu drejtuar kështu shtresës së arsimuar. Kështu djathtistët nuk do i marrin vota njëri-tjetrit, por më shumë do t’i shumojnë ato./ DW

l.h/ dita

September 11, 2018 19:15
Komento

7 Komente

  1. Aliu nga Selenic September 11, 19:45

    Dijeni Mire te djethtit asnjeher nuk kan qeverisure madje boten e kan quar ne depresion.Kujtoni pake vitet 1929-1939.
    Pra te djethtit e shkatrruan edhe Ameriken.
    Politika e majte e Xhon Kejsit e nxoti boten nga depresioni i madhe dhe me politike realiste te tyre sote Evropa ka dy etapa te lavdishm,e Evropa e Arte dhe Evropa e Arxhente. Keto periudhe jan te foravave te lajte ne Evrope.
    Kujtoni pak periudhe kure qeverisei ne dy mandate Tomi Bler dhe Bill Klinton. C`fare kushte plotesoi evropa dhe Amerike.
    Politika e Klintoni dhe e Pardise Demoktatik ne Amerike arriti te pajtoj boten madje edhe me ekstret Izraelet me Libani.
    Pora se erdhe ne pushtet te djathtet ne Amerike dhe I vun zjarrin dotes. E shkatrruan lindjen e mesme ndezen lufta kudo shkatrruan Irakun Libin dhe te gjith lindje Ne Siri vazhdon lufta pambarimishte .
    Keshtu me daljen e forcave te djathta ne Evrope Evropa do te ket pasoja te renda. Mos Harroni kete komente.!

    Reply to this comment
  2. Syrja Qarri September 11, 19:47

    Te beje cfare te doje Europa, ne Tufa e Deleve te Shqiperise i kemi dhene besen Enverit ne 1941 dhe nuk i shkelim parimet tona te shenjta.
    Kemi qene dhe do te mbetemi Fanar Ndricues.
    Me Rilindjen dhe shokun Edi ne balle s’ka tufan qe te n’a shkule nga rruga jpne e veshtire por e drejte.
    Tani duhet te mprehim vigjilencen pasi Armiku i brendshem mund te marre shprese dhe te hidhet ne veprimtari per rrezimin e Pushtetit tone te dashur Popullor.

    Reply to this comment
    • Qafa e Qarrit September 11, 20:41

      Ironi e holle Syrja Karri. Te rroje Komiteti Maleve me Salehun ne krye.

      Reply to this comment
      • Syrja Qarri September 12, 00:49

        Ti more i mjere je aq idiot sa kujton qe duke me deformuar mua mbiemrin me te vetmen fjale qe te ka mesuar mami, do te gajasesh te gjithe lexuesit me gjenialitetin tend.
        Dhe JO, nuk eshte ironi, por REALITETI i Hidhur, i Dhimbshem dhe Tragjik i Shqiperise sone te Rilindur.

        Reply to this comment
  3. PSE ? September 11, 23:09

    Ndodh keshtu , sepse ne ato vende ekzistojne parti vertet te djathta dhe jo idjoter antikombetare e injorante , si keta tanet , qe kane mbi 100 vjet shtet dhe , akoma edhe sot , nuk krijojne dot nje parti , me program te djathte , dhe me bosht te paster kombetar !

    Reply to this comment
  4. Europa per Europianet September 12, 08:48

    Nuk eshte pune te djathte e te majte fare… Votimet kudo ne Europe ndikohen vetem nga nje qendrim : Invazioni klandestin mbi Europe!
    Nuk eshte krize refugjatesh, ato nuk jane te tille! Ato vijne nga gjithe trevat e Afrikes e Azise qe nuk jane fare ne lufte, ato jane ne 80% vetem te rinj pa familje.
    Politika deshtake qe kete invazion e quajti Mikpritje refugjatesh do ndeshkohet rende nga qytetaret europiane. Kjo politike e ndyre eshte krejt e shkeputur nga realiteti, nga qytetari europian. Eshte si e kane cilesuar ‘”Nje demokraci pa popull”! Keta vazhdojne te quajne me idiotesi akoma “refugjate” kedo qe niset per ne Europe!
    Te ndodhur para nje realiteti te tille qytetaret europiane do votojne vetem ato parti e politikane qe kete dyndje mbi Europe e quajne invazion e jo refugjate. Dhe qe i premtojne ndalimin e ketij invazioni. E majta dhe e djathta kane deshtuar perfundimisht. Qytetaret europiane do votojne politiken e mbrojtjes tyre , te identitetit tyre kombetar, te kultures , fese, tradites tyre europiane. Kudo do votohen partite dhe politikanet nacionaliste si te vetmit qe ja garantojne europianit nje Europe per Europiane e jo nje Europe Merkeliste me gjithe rracat brenda!

    Reply to this comment
  5. fery September 12, 10:25

    E djathta kudo ne shtetet e Europes perendimore po korre suksese ngase europianet e morren nji mesim te mire nga te paret tane Iliret te cilet ishin pronar te Ballkanit duke e populluar cep ne cep Gadishullin Ballkanik . Por , per 300 vite ata u detyruan te pranonin hordhit sllave te debuar nga Cari dhe ushtria ruse te cilet kure erdhen me shumice edhe na asimiluan duke na detyruar te tkuremi drejte jugelindjas ne menyre qe ne fund edhe te perfundojme te ndare dhe te shpartalluar ne 6 shtete duke pretenduar te njejten gje edhe sot akoma te na coptojne sikur eshte rasti i Detit me Greqine apo Veriu i Mitrovices me Serbine
    Europa nuk do qe pase 100-200 vitesh refugjat te ardhur nga Afrika ta popullojne Europen dhe ti denojne europianet ne shperngulje ne Turqi , Amerike , Australi e gjetiu fat te cilin e patem ne shqiptaret paseardhesit e ilireve
    Po ta kishim patur ateher , edhe neoliberalizam ato kohra te veshtira nji te djathte te forte , sot ne Gadishullin Ballkanik s do te kishte as kriminel serb e grek
    Rethanat e kohes dhe motivet mese ilireve dje dhe europianeve dhe dhd sot ndoshta ishin te ndryshme por logjika eshte e njejte ” per arsye te paqes ne Europe”, europianet nuk duan te vijne ne pozite te jene te dytyruar te ua lene refugjateve Europen e tyre . Kjo eshte arsyeja pse po favorizohen dhe forcohet e djathta ne Europe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*