Politika në Shqipëri me qëndrime të ndryshme edhe për krizën në Kosovë

October 20, 2015 16:17

Politika në Shqipëri me qëndrime të ndryshme edhe për krizën në Kosovë

Mazhoranca dhe opozita  ndahen në mendimin mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria mbi politikën e brendshme të Kosovës dhe mosmarrëveshjeve mes palëve politike.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, krizën politike  disa mujore në Prishtinë  e cilëson çështje të brendshme.

“Për ne Kosova nuk është një shtet si çdo shtet tjetër por nga ana tjetër natyrisht që respektojmë edhe vendimmarrjen e Kosovës si shtet. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer që nuk e kemi me asnjë shtet tjetër në rajon dhe në botë ndërmjet dy qeverive tona”, tha Peleshi.

Por ish Ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Aldo Bumçi, kërkon që  Shqipëria duhet të jetë më aktive në raport me politikën kosovare. “Komunikimi me të gjithë autoritet e Kosovës, përfaqësuesit e lartë të qeverisë dhe opozitës duhet të ishte i vazhdueshëm .Dhe kjo nuk ka pse të ndodhi nën dritën e mediave dhe kamerave por duhet të ishte një kontakt konkret intensive” , u shpreh Bumçi.

Sipas tij, ,  Shqipëria është e tërhequr në rolin e saj si këshilluese e politikave  zyrtare të Prishtinës.

October 20, 2015 16:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*