Politika- sa më larg BE-së, aq më shumë pasurohet!

October 8, 2019 13:05

Politika- sa më larg BE-së, aq më shumë pasurohet!

Nëse bisedimet,
s’hapen përsëri,
Rama s’është i vetëm,
në përgjegjësi!

Askush s’mund të fshihet,
tek mesi i artë,
se përgjegjësinë,
kanë të barabartë!

Bisedimet s’hapen,
veç me një aktor,
po me gjithë aktorët,
që quhen faktorë!

Sot opozitarët,
gjoja i mbështesin,
por një:”JO” të madhe,
mezi po e presin!

Ne kemi probleme,
që dhe janë shtuar,
çdo gjë opozita,
ka amplifikuar!

Bisedimet hapen,
me shtetin shqiptar,
jo me Edi Ramën,
dhe asnjë shtetar!

Bisedimet s’hapen,
për tuajt dhe tanët,
hapen për Sovranin,
jo politikanët!

Politika s’do,
që të integrohet,
sa më larg BE-së,
më shumë pasurohet!

Sa më larg BE-së,
më shumë pasurohet,
se s’ka mekanizma,
që të kontrollohet!

Popullin BE-ja,
veç penalizon,
një gjë kaq të thjeshtë,
si nuk e kupton?!

Politika ka,
para aq të madhe,
sa që integrimi,
nuk i duhet fare!

Një mosintegrim,
për të është fat,
larg syrit BE-së,
do vjedhë më rehat!

Ne-populli thjeshtë,
duam që të jemi,
që të mos na marrin,
dhe pesë lekë që kemi!

Opozita sot,
s’e do integrimin,
që t’ja faturojnë,
Ramës gjithë dështimin!

Tani nuk kanë fund,
shpifjet-thashethemet,
por është opozita,
që krijoi problemet!

Dhe sot e ka kapur,
dallgë e lumturisë,
se siç thotë-i hapi,
sytë Gjermanisë!

Një “Po” me Nëntë kushte,
deklaron Ajo,
që në fund të fundit,
përkthehet si “Jo!.”

Në fakt integrimi,
s’ka aq rëndësi,
se sa ka Reforma,
jonë në Drejtësi!

Klasën Shqipëria,
mund të mos kalojë,
po Reformë e Thellë,
këtu do vazhdojë!

Nëse Drejtësia,
vihet në binarë,
bisedimet hapen,
me rastin e parë!

Mundet të mos ndodhë,
tani “integrimi”,
po prapë në BE,
do vazhdojë zgjerimi!

Tani me Albinin,
dhe jashtë integrimit,
mund të ndodhë më shpejt,
proces i bashkimit!

A.DUKA

October 8, 2019 13:05
Komento

4 Komente

  1. Gezimi October 8, 19:02

    Jo more poet jo. Se pergjegjesia per ate JO nuk eshte e perbashket e te gjitheve se nuk i bejne te gjithe bashke ato tenderat si ai i Unazes etj etj. Shko e pyet ate Gjiknurin mos e ndau ate 50 milion Euro te atij tenderi gje me 140 deputetet? Pergjegjesia per ato vjedhjet eshte te qeveria e Rames tend, atij coja faturen se nuk ka fature kolektive ne vjedhje.

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro October 8, 21:42

    Si poet je i mrekullushem SHOKU DUKA, vecse je nje bolshevik i pandreqshem. Ben mire te shkruah per lulet , per bukurine e maleve tona , per detin , per tokat pjellore te myzeqese, per ujin e paster e me bollek qe ka vendi yne , per Kosoven e dashur , per Çamerine apo ashtu siç ti te besh kenge te bukura sidomos ato erotike. E shemton vehten kur shkruan dhe ben politike .

    Reply to this comment
  3. fteri October 9, 08:58

    Europa asnjë herë nuk ka menduar serjozisht për projektin e integrimit të shqipërisë në europë,për zbatimin e strategjive afatgjata për mirqenjen e popullit.Pensionistit shqiptar i duhet të harxhoi gjithë pensionin për ilaqe ,leri taksat e pa numurta dhe ngritjen e çmimeve ,në fund të muajt ngelet me gisht në gojë ,edhe kafet e mëngjezit që premtoi Erioni nuk i japin më.

    Por më vjen për të qeshur me atë letrën e grave ministre që i dërgojnë drogaxhive të Holandës për hapjen e negociatve të shqipërisë me BE i respektoi ato për shqetësimin,por i them Edi Ramës Barrën e kalit mos ja varë gomarit si pehlivan ,dilu për zot vetë punve si kryeministër,megjithse ish presidenti kryetar i shtetit Sali Berisha ka bë betim të rremë se do ti qëndroi besnik kushtetutës ,por ai qoi shqiprinë në luftë të v. 1997-98 ,hapi zjarr kundër vendit të vet duke djegur me zjarr e flakë ,jugun dhe gjithë shqipërinë .

    Dhe kush bë betim të rremë ,ai të ndjek deri në shtatë breza.Betimi i shtrembër ka rrufenë prapa shqipëria ,me refuzimin e Holandës.Pa larguar Saliun ,Ilirin dhe Lulin shqipëria nuk shef har !

    Reply to this comment
  4. demo October 10, 04:39

    Une te them te drejten vleresoj shume politiken me vargje te Dukes,sidomos kur ve ne loje Berishen.
    Aty shkelqen .
    Jam gati te behem me enverist se Duka,vetem Berishes mos i ler kusur..
    Bjeri malokut Duke,se asnje sulltan,pasha,komunist,ballist nuk i ka demtuar shqiptaret sa ky RUFJAN malok..
    Keta kulaket qe i beri kapterra,jane bashkepunetore ne krim. Keta vodhen tokat dhe pronat me Berishen president,Skenderbe,.Keta kulaket qe beri kapterra ishin mke keq se kapterrat e Koci Xoxes.
    Se kulaku e ka vendin ne Kanal.
    NE KANAL KULAKU.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*