FOTO: Politikanë të kamur, protestues të skamur… Disa momente nga një protestë në Bulevardin e 21 janarit

Klevis Janko - FOTO March 13, 2015 18:25

FOTO: Politikanë të kamur, protestues të skamur… Disa momente nga një protestë në Bulevardin e 21 janarit

Protesta e djeshme e Partisë Demokratike u mbyll shpejt dhe pa trazira.

Për fat të mirë informacionet e Policisë, SHISH dhe agjencive të sigurisë si dhe paralajmërimet e forta të Ambasadës Amerikane realizuan presion të mjaftueshëm për t’i zbritur organizatorët me këmbë në tokë.

Edhe brenda PD-së ideja e Berishës që “të rinjtë e revoltuar nga mafia në pushtet” të hynin dhe bllokonin Kuvendin dhe Kryeministrinë deri në largimin e Ramës dhe Metës nuk gjeti terren.

Foto-reporteri i gazetës DITA, Klevis Janko ka realizuar një set fotosh, ku bie në sy veçanërisht një dukuri që nuk vlen vetëm për PD-në por për gjithë klasën politike të vendit: disniveli i frikshëm mes politikanëve dhe protestuesve.

Të parët me pamje të kamurish të veshur dhe ushqyer mirë, që hipin në makina luksoze, të dytët të veshur dhe ushqyer keq, ku skamja bie lehtë në sy.

drejtori lulit

“Ju femrat tuaja, ne femrat tona…”. Drejtori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha,  një nga personat më aktivë në protestën e djeshme, duke udhëzuar disa të reja të vendosen përballë policeve femra të Kryeministrisë. Kjo është vërtet për t’u mbajtur shënim kur bëhet fjalë për një person që ka spikatur shpesh për dhunën.

quni zefit

“Gjithmonë ka vend për humor…”. Komiku i njohur Julian Deda, i njohur si përkrahës i PD-së, shkëmben batuta me të pranishmit në protestë. Deda është prej disa muajsh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Faqja e tij në Facebook është nga më aktivet dhe më të ndjekurat kundër qeverisë Rama

agron duka

“Socialistët e dikurshëm në protestë…” – Një nga ish-eksponentët më të fortë të PS-së, i lënë jashtë kandidimeve për deputetë të 23 Qershorit nga Rama, aktualisht deputet nën logon e PR-së, ish-ministri i bujqësisë Agron Duka i është bashkuar protestuesve

ktij ia ka fajin dynjaja

“E shkreta shqipe…” – Një protestues me një parullë që duhet lexuar disa herë. Merret vesh që e ka inatin me Europën dhe Amerikën po nuk kuptohet fjala e parë. Ndoshta ka dashur të thotë “m..” dhe meqë e ka dashur në shumës ka menduar se duhet të shkruhet me dy “T”? Apo ka dashur të shkruajë gjermanisht mama Merkel?

genci me syze 2100 euro

“Jemi bërë me hije nga këto shkrepjet…” – Genc Pollos me sa duket nuk i pëlqen vëmendja e posaçme e fotografit. Nuk ka faj. Duke patur parasysh që bëhej një protestë për “plane spiunash me vrasje” zhurma e aparatit fotografik afër veshit edhe mund të keqkuptohet

kullat

“Kullat Binjake, sinonim i çdo proteste…” Përveç gardistëve të vendosur në tarracën e Kryeministrisë, gardistë vëzhgues janë vendosur edhe në tarracat e Kullave të famshme në krahun e kundërt të Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

nji duhan dredhur

“Një cingar për PD-në…” – Një protestues që me njërën dorë dredh një duhan kutie dhe me tjetrën performon me simbolin e dy gishtave, si për të na kujtuar se nuk do ishte keq edhe një protestë për ashpërsimin e ligjit antiduhan

flamujt

“Flamuj që duhen, flamuj që s’duhen…”. Një tufë flamujsh të përdorur gjatë protestës të braktisur pranë këndit të fonisë përballë zyrave të Kontrollit të Lartë të Shtetit

luli is watching us

“Shumë afër ky fotografi…” – Kryetari i PD-së Lulzim Basha i rrethuar nga truprojat duke parë në drejtim të fotografit të Ditës, disa sekonda para se të ngjitej në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë.

shpirti n maqin 2

“Ish-Kryeministri në Bulevard…” – Në të njëjtin vend ku urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve, bllokoi zbatimin e urdhër-arresteve dhe zhduku serverin e provave, Berisha proteston për “fshehjen e një krimi të rëndë” që nuk ka ndodhur.

shpirti n maqin

“Momentet e largimit…” – Sali Berisha duke u përpjekur të hipë në Mercedesin e parkuar jashtë rregullave në bulevard. Ai përshëndet të pranishmit ndërkohë që njerëz të veshur keq dhe fëmijë të mitur shihen rreth makinës së tij luksoze

iku shpirti

“Protestë edhe për varfërinë…” – Makina e Doktorit mezi çau mes atyre që e thërrisnin atë me të gjitha llojet e epiteteve përfshirë edhe thirrje si “shpirt” dhe “zemër”

basha ne makin 2

“Mercedes dhe Range…” – Lulzim Basha duke hipur në Range-n e tij edhe ky i parkuar jashtë rregullave në Bulevard në sy të policëve të shumtë rreth Kryeministrisë.

basha ne makin

“Dy gishtat e privatizuar…” – Basha ngre dy gishtat lart dhe përshëndet turmën duke hipur në parvazin e makinës njësoj si ish-kryetari Berisha që u largua pak sekonda përpara tij.

bulqizaku me shkop

“Protestuesi nga Bulqiza..” – I veshur keq, i ushqyer keq dhe pa dhëmbë në gojë ai është gati të luftojë me një shkop druri për liderët e tij politikë që sapo u larguan në përfundim të protestës kundër mafies në pushtet

 

 

 

 

 

Klevis Janko - FOTO March 13, 2015 18:25
Komento

17 Komente

  1. miroo March 13, 18:54

    po ju ku i keni x5………….ahahaha

    Reply to this comment
    • xajs March 14, 02:32

      Akuza te tilla kane 25 vjet qe behen pa pushim e pa asnje prove.
      Nje here qe ishin me prova konkrete kunder Metes, me ze e figure, Berisha vrau kater veta dhe e nxori te pavlefshme.
      Tani akuzon vete po te njejtin person. Prandaj s’e merr njeri seriozisht. Sigurisht qe eshte per t’u tallur.

      Reply to this comment
  2. info analitike March 13, 18:55

    Tani krahasojini keto fotografi me ato te 21 janarit:
    http://www.balkanweb.com/site/21-janari-ne-fotografi/

    Reply to this comment
  3. kubani March 13, 19:00

    Keta te PD-se,qenkan me te permbajtur se te PS-se,protestuan qete e pa eksese,pa provokime e pe zullume,keshtuqe fituan simpatine e popullit dhe te nderkombetareve,fjalet boshe dhe etiketimet ironizuese jane te kota e nuk i bejne pune askujt !

    Reply to this comment
  4. k March 13, 19:37

    Përderisa të ketë njerëz të mjerë si këta mësipër,
    politika do ta talli meneren paq.

    Reply to this comment
  5. Taulant March 13, 20:38

    Po Ciljeta ku eshte?!

    Reply to this comment
  6. tony March 13, 20:46

    @ Admin……
    Xhaxhi me shall te kuq , dhe me pankarten me Shqipen e veshtire ne dore, nuk e ka vetem me Ameriken , por se pari i eshte drejtuar Kancelares Gjermane .
    Muter Merkel.
    Qe do te thote , : Mama Merkel……!!!!!Do ishte shume interesante ta kiehte pyetur dikush , çne Merkeli , mamaja e.tij
    …….!!!!!!!! Hahajajajjajjajaj
    Me rrespekt.

    Reply to this comment
  7. LOVE March 13, 21:13

    NJE POPULL DELE ,GJITHMONE NE KRY DO KETE
    NJE QEVERI UJQERISH !!!!!!!!!!!

    TRISHTIM !

    Reply to this comment
  8. Tani March 13, 21:18

    Kur do behemi njeres ne o popull po na i kalojne dhe vendet me te varfera afrikane mjaft me me protestat qe oganizojne politikanet. Duhet shkundur kjo klase politike me protrsta qe duhen organizuar nga ne se per ndryshe do na duhet dhe 25 vjet te tjera te mbledhim mendjen ashtu si ne kohen e xhaxhit. Harrojme shpejt ne shqiptaret dhe mbetem duke marre nga nje thes mielli cdo 2 vjet per te votuar dhe 1000 leke per proteste. Zgjohuni o njeres ne qofte se jeni te tille.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 14, 00:55

      Z. Thano? Do të ishte mirë të kishin një titull tjetër këto foto. Më bënë shumë përshtypje flamujt kombëtarë të hedhur përtokë dhe m’u kujtua flamurtari i 21-janari 2011! Çfarë nuk tha atëhere berisha për gjoja braktisjen e flamurit nga socialistët! Ja ku i ka braktisur me shumicë, të shtrirë përtokë si copa lecke. Ja ku e kini demonstrimin më tipik të pseudopatriotizmit të tij! Ja ku e kini një protestë që shpreh qartë qëllimin e luftës për pushtet jo atë të manifestimit me simbolin kombëtar përballë pushtetit! Ja ku është sali berisha i shpalosur në lakuriqësinë e tij nga patriotizmi dhe nderi shqiptar. Shqiptarët kanë dhënë jetën për ta mbajtur në ballë të betejave atë flamur ndersa saliu dhe saleshët japin jetën për ta përdhosur e pluhurosur atë flamur. Flamuri kombëtar përtokë dhe saliu me dy gishtat përpjetë në betejën për pushtet ky është qëllimi i vetëm i këtij zuzari pseudopatriot! Për më tepër në një luftë të drejtë nuk shkohet me Mercedes-a e me Range por në këmbë,me një flamur a me një parullë si çdo njeri që ka një zëmërim me pushtetin! Demonstrimi dhe protestat nuk janë parada automobilizmi e distancimi nga masa dërrmuese e protestuesve. Liderat e vërtetë udhëheqin me shëmbullin vetiak dhe sinkronizojnë çdo veprim a gjestikulacion me pasuesit e tyre! Këta lidera që shohim në këto foto shprehin qartazi diferencimin e thellë nga turma , karshillëkun dhe nënçmimin e saj ! E majta , më 21-janar nuk prezantoi perversitete të tipit “flamur përtokë e bythë për Mercedes”! Nderime Thano!

      Reply to this comment
  9. enea March 14, 00:52

    popull ziu 🙁

    Reply to this comment
  10. Arben March 14, 06:31

    PIRDH O POPULL PIRDH.

    Reply to this comment
  11. Mark uk March 14, 21:08

    Pellumb ju lumt se e ke barkun plot mend.Flamujt more bukurosh u perdoren mbi kokat e policic more karabush.hajt tung.

    Reply to this comment
  12. . March 15, 04:03

    Mark uk hajvani, po su bere njeri more mjeran.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*