Politikanët urojnë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit

July 5, 2016 11:11

Politikanët urojnë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit

Në kuadër të festës së Fiter Bajramit, politikanët vizituan selinë qendore të komunitetit mysliman duke uruar të gjithë besimtarët.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “ në ditë të tilla ne kujtojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë dhe nëse secili prej nesh të ishte më pak cinik, më optimist dhe më i gatshëm për të ndihmuar, unë besoj se ne do të kishim një qytet më të mirë”.

Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për punimet e xhamisë së Namazgjasë e cila do të shërbejë edhe si qendër social-kulturore.

Nga ana e tij myftiu i kryeqytetit, Ylli Gurra, vlerësoi bashkëpunimin e fondacionit “Fundjavë ndryshe” me të gjithë qytetarët për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

“I uroj qytetarëve një bajram të begatë për të gjithë”, përfundoi ai.

Besimtarët myslimanë i ka uruar edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputeti socialist Pandeli Majko.

“Lejomëni me rastin e festën se Fiter Bajramit të uroj të gjithë besimtarët myslimanë. Mbarësi shëndet në familje dhe më të mirën”, uroi Majko.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka preferuar sot të japë një urim për besimtarët myslimanë shqiptarë sëbashku me një mesazh cituar disa vargje të Kuranit:

“Festa e sotme është edhe një simbol shprese, – tha Basha pas vizitës në KMSH – Më kanë mbetur në mendje katër vargje të Kuranit që do doja t’i kujtoja sot. Njera quhet “Ndriçimi”:

Në mesditë kur shndrin dielli apo natën kur errësira bie/ Zoti yt nuk të ka braktisur dhe as zemëruar me ty është/ Dhe ajo që po vjen më e mirë është.”

Zoti i bekoftë shqiptarët,” përfundoi ai

July 5, 2016 11:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*