Politikani gjerman: Kushtet e reja, zvarritje taktike e CDU/CSU

September 25, 2019 14:22

Politikani gjerman: Kushtet e reja, zvarritje taktike e CDU/CSU

Politikani i Të Gjelbërve, Manuel Sarrazin ka deklaruar se partia e tij do të japë miratimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njëkohësisht, duke kritikuar atë që ai quajti zvarritje taktike të grupit parlamentar CDU/CSU.

Në një pronocim për Deutche Welle, Sarrazin, eksperti mbi Europën Juglindore i Të Gjelbërve, u shpreh: “Ne, Të Gjelbrit, do ta miratojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ky vendim vjen i vonuar dhe u vonua vetëm për shkak të taktikës së zvarritjes të disa pjesëve të grupit parlamentar CDU / CSU. Të dy vendet i kanë përmbushur mjaftueshëm kushtet. BE-ja tani duhet të tregojë se është një partner i besueshëm dhe të hapë bisedimet e anëtarësimit në BE”.

Më tej Sarrazin shtoi, se “kushtet shtesë të formuluara nga koalicioni për Shqipërinë e tejkalojnë objektivin. Është e papranueshme që Shqipëria çdo vit të duhet të përmbushë kushte të reja për negociatat e anëtarësimit në BE.  Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por edhe e padenjë për një bashkëekzistencë evropiane”.

Të Gjelbrit janë partia e tretë që ka deklaruar tashmë hapur se do ta miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas miratimit të djeshëm të kërkesës së qeverisë gjermane nga grupet parlamentare CDU/CSU dhe SPD. Një “po” pritet edhe nga liberalët, ndërsa e majta deri dje ishte në mëdyshje. Vetëm  AfD, Alternativa për Gjermaninë është e mendimit se as Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk janë gati për të çelur negociatat në BE.

Burimi: DW

e.ll./dita

September 25, 2019 14:22
Komento

6 Komente

  1. BOROVA September 25, 15:52

    Kushtet e reja ….qesharake.
    Gjermania duhet te votonte me kohe pro Shqiperise.
    A mund ta harroj njeri genocidin , djegien e njerezve per se gjalli, djegien e komplet Boroves nga gjermanet. Nje PRO e plote e qeverise gjermane , eshte minimumi qe po ben per popullin shqiptar

    Reply to this comment
  2. Hosteni September 25, 16:02

    Keto nuk jane kushte te reja. Keto ishin kushtet e vjetra dhe bazike per te hapur negociatat e hyrjes ne nje EU demokratike. Por “gjigandi” u hodhi hi syve deleve shqiptare duke u thene qe hapja e negociatave vetem shtyhet dhe se Shqiperia “qeveria e leshit” ka zbatuar me perpikmeri detyrat. Disa bien pre e mashtrimeve te “liderit global” me propaganden e zagarit Endri Fuga dhe sahanlepiresve te tjere, por jo europianet qe kane nje qerre me ambasadore ne Shqiperi dhe e dine me se miri se si eshte puna. Me Facebookun e Rames fshine bythen europianet dhe shqiptaret e ndershem dhe me dy mend ne koke.

    Reply to this comment
  3. Peza September 25, 18:07

    Te mbeshtes plotesisht,Hosteni!
    Ne se Europa do deshironte seriozisht te ndihmonte popullin shqiptar,ashtu sic beri ne 90-ten,qe mbushi ambasadat duke i dhene nje goditje perfundimtare diktatures edhe tani,pasi kane pare se e gjithe klasa politike jo vetem ka deshtuar ne misionin e vet ,por e ka cuar vendin 100 vjet prapa!
    Kjo klase politike,thellesisht antishqiptare,ka percare perfundimisht tere popullin,ka varferuar venfin,ka grabitur pasurite kombetare, duke ndertuar vepra gjigande,teper luksoze dhe tmerresisht te shtrenjta!
    Aq hapur jane bere keto baterdira sa tenderit super korruptiv te unazes se re,vete Rama i doli ne mbrojtje!
    Me siguri,qe edhe te gjithe tenderat e tjere para tij duhet te jene bere po aq korruptiv si si duke i grabitur popullit miliarda euro!
    Dhe prokuroria deri me sot ka heshtur qe te kete marre nen hetim dosjet e tyre!
    Bota te mos mashtrohet nga zbukurimet e Rames ne qender te Tiranes dhe pedonalet e qyteteve,tek spektaklet mashtruese te Rames per “bashkeqeverisjen” kanceroze,por t’i referohen vetem raportit te fundit te BB,se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Keto dy shifra kriminale do mjaftonin qe bota ta izolonte totalisht kete te korruptuar anti shtet dhe te mos degjojne perrallat e tij me “bashkeqeverisje”!
    Hapja e negociatave,pa u shporrur nga qeveria Rama,ky armik i eger i demokracise,do t’i sherbente vetem atij sic i sherbeu Beridhes pranimi ne NATO, pas Gerdecit!

    Reply to this comment
  4. Arben September 25, 19:23

    taktizoni sa keni ne dore,

    kur tju iki zogu do te kuptoni cfare keni humbur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*