Politikani i njohur grek letër Metës për nënshtetësinë e Janullatos

December 29, 2017 20:21

Politikani i njohur grek letër Metës për nënshtetësinë e Janullatos

Pas vendimit të Presidentit të Shqipërisë për dhënien e nënshtetësisë Anastas Janullatos, Ilir Metës i ka ardhur një letër falenderimi edhe nga politikani i njohur grek, ish-ministri i Jashtëm, Theodoros Pangalos.

Duke e falënderuar Presidentin Meta për dhënien e nënshtetësisë, Pangalos vlerëson kontributin e Janullatosit.

“Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare.

Z. President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos”

December 29, 2017 20:21
Komento

6 Komente

  1. Berdafi December 29, 21:31

    Kur te lavderon greku e te mallkon shqiptari, o Ilir Meta, te jesh i sigurt se Zoti (jo ai i Janullatosit, por i shqiptareve), do te degjoje mallkimin e shqiptareve per ty e per familjen tende.
    Haka e popullit ndaj krimeve tuaja antishqiptare do te mirret.

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune! December 29, 22:24

    shkruaje shqip emrin tend mor i mjere se u bete me grek se greket. Ja kete do te beje ai veladoni zi, te na shtoje nje – kos nga mbrapa mbiemrit.

    Reply to this comment
  3. Adih December 29, 22:25

    Shihni sa te organizuar jane grekerit per interest e veta.
    E kunderta ndodh me gomeret ,e tradhetaret tane ..

    Keni gjetur keta anti shqiptaret politikane sot dhe ju ka ardhur dita ju grekerve o Pangalos..Nuk te kujtoj ligjin e luftes qe e mbani , ta kesh te qarte , se ne populli shqiptar vetem qeshim ,,por ne na ben pershtypje ,qe ju grekerit .
    NUK E NJIHNI KOSOVEN SHTET..

    Palere te permendim pronat CAMEne teritorin shqiptar ne GREQINE e sotme.
    Na i tregoni metoden si ja keni hequr breket o Pangalos ketyre politikaneve tane ,te pa moral e te pa cipe.

    Me ben pershtypje ISMAIL KADARE qe nuk prononcohet ,ne keto raste tradhetije te politikaneve tane ,per interesat e shovinisteve greke.
    Dhe ana e kundert e Kadarese eshte i nderuari prof REXHEP QOSJA ,ku here pas here e ngre zerin ,e te drejtes dhe te patriotit . .Koha do ju denoje qe te gjithe ju o politikane te shitur ,
    Po na bejne me zor te kujtojme diktatorin me brutal ne europe , Enverin. .. Keni per te ngelur pa varre o faqezinj , mbaheni mend..

    Reply to this comment
  4. Luan December 30, 10:55

    Eshte arvanitas , nder te rrallet arvanitas qe thekson me force ne publik qenien e tij si arvanitas !

    Reply to this comment
  5. ari December 30, 17:19

    Per te treguar se Meta paska bere mire qe i ka rene me top Kishes Noliane,,na paraqiten letrat e Pangallos dhe te Klerikeve Korcare, …..Per te provuar tradhetine ; te behet nje referendum… ku ata qe ndjehen Ortodoks shqipetare dhe qe kane vite qe kane bojkotuar kishen… te shprehen…..

    Reply to this comment
  6. Aaa December 30, 19:35

    Ai eshte gjak shqiptar
    Jo si ju qe shkuat ne Greqi dhe nga Arif na u bete Arqile.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*