Politikani italian i quan emigrantët shqiptarë “kafshë gjahu”

August 13, 2017 10:30

Politikani italian i quan emigrantët shqiptarë “kafshë gjahu”

Irma Kurti*

Në jetën e përditshme ndeshemi shpesh me episode të racizmit që vijnë nga njerëz të vegjël e meskinë. Rëndom përpiqemi t’i largojmë nga vetja, t’i quajmë të parëndësishme, arrijmë deri aty sa, për të qetësuar veten, t’i konsiderojmë “normale” sepse jo të gjithë mund të kenë një mentalitet të hapur, modern, të aftë për të pranuar dhe për t’i quajtur qënie njerëzore të njëjta e pa dallime, të tërë ata që kanë një tjetër origjinë, një tjetër racë apo ngjyrë.

Por kur këto fyerje vijnë nga “të zgjedhurit”, nga funksionarë të lartë të arenës politikës italiane justifikimet mungojnë.

Këto ditë ka ngjallur jo pak polemika në shtypin italian veprimi i këshilltarit për sigurinë dhe policinë lokale në Rozzano, Marco Andrea Ercoli. Në një chat privat mes politikanësh ai botoi këtë postim:

“Kalendari i gjuetisë, hapja e sezonit, gjatë gjithë vitit ndaj kafshëve migratore të gjahut: marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, ciganë, jokomunitarë në përgjithësi”.

Dhe më poshtë vijon se: “Në prezencë të kopeve të shumta lejohet edhe përdorimi i granatave të dorës, armëve automatike dhe gazit helmues”.

“Kalendari” s’mbeti vetëm në rreshtat e chat-it, një anonim e shndërroi atë në një fletëpalosje duke e shpërndarë në tregun e qytetit.

Kritika të shumta kanë ardhur nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e këshilltarit. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Barbara Agogliati e ka justifikuar veprimin duke e quajtur një “gabim nga pakujdesia”.

 

Nuk është e rëndësishme nëse z. Ercoli përfaqëson forcën politike të PD apo të Lega Nord. Habia dhe zhgënjimi më i madh vijnë nga fakti se të tilla nofka, thirrje fyese, denigruese, destabilizuese, që përligjin dhunën e violencën vijnë nga një funksionar, nga një përfaqësues i interesave të popullit, nga ai që duhet të përcjellë mesazhe paqeje dhe dashurie, ai që duhet të tregojë me shembullin e vet se si mund të bashkëjetohet në harmoni midis etnive të ndryshme në një vend demokratik si Italia që vazhdon të jetojë në një klimë të nxehtë temperaturash dhe debatesh për emigracionin.

Në emër të komunitetit shqiptar në Rozzano, Skënder Zeneli, duke shprehur indinjatën për këtë gjest të papërgjegjshëm, thotë:

“Pak ditë më parë në një takim me kryetaren e bashkisë kërkuam dorëheqjen e këtij eksponenti, por për fat të keq veprimi i tij u minimizua dhe u justifikua. Jemi të vendosur ta vazhdojmë protestën tonë edhe në bashkëpunim me komunitetet e tjera të huaja që jetojnë në Itali”.

*shqiptariitalise

August 13, 2017 10:30
Komento

8 Komente

  1. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare August 13, 10:52

    PSE NUK FLET PER NIPIN SERB TE SALISE PO NA FLET PER SHQIPETARIN E ITALISE

    Reply to this comment
  2. beni August 13, 11:16

    Emigracioni esht bere si gjell me Krippe shum!
    Esht e pa perballueshme,quaini Si te doni italiani Ka te drejt pavarsisht se dikujt si vjen mire?

    Reply to this comment
  3. malok palok maloku August 13, 12:32

    italjan pederasta po ma pederasta jane kta qe i mbrojn se i bashkon kryqi pedofilat e vatikanit me malokt tone,plehra.

    Reply to this comment
  4. Arber August 13, 14:35

    E para, ky jevgu italian (verejini pikmentin e lekures) nuk eshte aspak funksionar i larte i politikes italiane sic shkruan gazeta, por vecse nje rrogetar i mjere diku ne ne ndonje cep, me logjike edhe po e pati ndonje zyre do kete ndonje kthine me dere duralumini, qe ecet kerrusur se jane shume te uleta dhe pa dritare fare..

    E dyta, thoni cte doni por italianet dhe greket jane jevgjit e europes, keq na vjen se i kemi edhe komshinj por realiteti ky eshte..

    Fondet e bashkimit europian qe i akordohen Shqiperise dhe kalojne nepermjet italise harrojeni te kalojne pa u krasitur mire ne zyrat italiane.

    Nuk eshte aspak rastesi qe mafia lindi ne itali, po keshtu aspak rastesi qe greqia eshte shteti me i korruptuar ne europe ndoshta edhe ne bote po te kihen parasysh rrethanat.

    Per momentin jane ekonomikisht me mire se ne (mos harroni si ishte greqia jo para me shume se 35 vitesh), ngadale por edhe ne po ecim,

    Te pakten si rrace as qe begenisim fare te krahasohemi me jevgjit italiane dhe greke apo me nje tjeter palo rrace, ajo sllave.. ne rast se ka formacione ne europe qe duan ta zbehin kete fakt duke e emertuar realitetin si racizem, le ti bejne qefin vetes..

    Reply to this comment
  5. Pepe Finocchio August 13, 15:32

    Po te ishte ne France ose ne Zvicer do ta kishin rrasur ne burg kete tipin, po …Itali hesapi.

    Reply to this comment
  6. qef o qef qe ben dervishi August 13, 15:38

    Kam frike se ka te drejte

    Reply to this comment
  7. Po.Po August 13, 17:53

    Ky nuk eshte nje gabim nga pakujdesia , por gabim me vetedije te plote neofashiste !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*