Politikani kosovar në Belgjikë, arrestohet me 3 kg heroinë në Francë

September 10, 2018 13:20

Politikani kosovar në Belgjikë, arrestohet me 3 kg heroinë në Francë

Policia franceze ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar, i cili është pjesë aktive e jetës politike në Belgjikë, por edhe në Kosovë.

Mediat blege raportojnë se Rediart Cankja u arrestua pasi në makinën me të cilën lëvizte u gjetën rreth 3 kg heroinë.

Cankja është me shtetësi belge, por me origjinë shqiptare dhe për më tepër është i angazhuar në politikë me partinë “CD & V”, partia e dytë më e madhe në Flanders.

“Cankja, së bashku me Shpresa S., një grua kosovare, u arrestua nga policia franceze në një qytet pranë kufirit të Francës me Zvicrën, pak kilometra nga Gjeneva. Në një zonë të përgatitur posaçërisht në makinë, e cila është në emër të Shpresa S., policia gjeti rreth 3 kilogramë heroinë. Shpresa. S. njihet si person i përfshirw në trafikun e drogës. Sipas hetuesve, droga ishte destinuar për tregun zviceran. Për momentin, është i paqartë roli i Rediart Cankjas dhe hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë rreth kësaj çështjeje”, raportojnë mediat belge.

Ndërkohë në Belgjikë po afron zgjedhjet lokale dhe Rediart Cankja është në vendin e 46-të të listës së partisë “CD & V” në Antwerp dhe në vendin e 10-të të listës së “CD & V” në Ekeren.

Kris Peeters, kreu i partisë “CD & V “të Antwerp, kohët e fundit lançoi planin e tij “StroomOpëaarts” kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës në qytetin port të Belgjikës dhe është gjetur i papërgatitur pasi kolegu i tij, shqiptari Cankja është arrestuar për trafik heroine.

“Nëse gjithçka qëndron, është e qartë se ky njeri nuk do të jetë në listë”, tha Kris Peeters duke komentuar arrestimin e politikanit shqiptar.

Ndër të tjera, 41-vjeçari raportohet të jetë aktiv edhe në politikën kosovare, pasi rezulton të jetë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Cankja në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë.

a.s/dita

September 10, 2018 13:20
Komento

1 Koment

  1. Babalja September 10, 16:49

    Ja ka futur Shpresa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*