Politikani refuzon intervistën me gazetaren, arsyeja çudit botën

July 12, 2019 16:59

Politikani refuzon intervistën me gazetaren, arsyeja çudit botën

Robert Foster është një nga kandidatët për guvernator me siglën e republikanëve në Missisipi dhe ajo çfarë i ka habitur të gjithë ka të bëjë me refuzimin e ftesës së një gazetareje për ta intervistuar.

Cila është arsyeja? Gazetarja Lerison Campbell thotë se donte ta intervistonte kandidatin Robert Foster në kuadër të fushatës së tij, por ai refuzoi për faktin se gazetarja  ishte grua.

Megjithatë, Foster thotë se ai e bëri këtë si një masë parandaluese, sepse ai nuk donte që dikush ta vinte në pikëpyetje martesën e tij ose të lejonte një gazetare që ta akuzonte më vonë se nuk e kishte respektuar apo ngacmuar.

Gjatë një interviste për CNN, kandidati  36-vjeçar për guvernator foli për fenë dhe theksoi se i ka premtuar gruas së tij se ai kurrë nuk do të qëndronte vetëm me dikë të gjinisë së kundërt.

Foster gjithashtu kritikoi edhe lëvizjen #MeToo, duke thënë se meshkujt po sulmojnë nga të gjitha anët.

“Unë nuk do ia lejoj vetes të vijë deri te një situatë, pas së cilës një grua mund të më akuzojë për diçka, pa qenë i pranishëm një person tjetër”, shton ai.

l.h/ dita

July 12, 2019 16:59
Komento

1 Koment

  1. Ajo ish e tatimeve. July 12, 17:40

    Mire e ka ky, ka pare te tjeret qe jane djegur nga qulli dhe vete i fryn kosit. Ku qendron problemi ketu? ë? Ku qendron?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim