Politikani terrorist, tentativa për të vrarë Princin britanik, bombë pranë aeroportit

December 7, 2017 14:06

Politikani terrorist, tentativa për të vrarë Princin britanik, bombë pranë aeroportit

Një politikan britanik, që kishte planifikuar një sulm me bombë gjatë vizitës së Princit Charles në Irlandë, është burgosur për më shumë se 11 vjet.

Seamus McGrane 63 vjec u shpall fajtor për akte terroriste dhe anëtarësimin në një organizatë të paligjshme.

Ai u fut fshehurazi duke vendosur eksplozivë  në një restorant në Dublin, ku pritej të ndalej ish-bashkëshorti i Princeshë Dianes.

McGrane u takua me një terrorist, disa herë në lokal pranë aeroportit të Dublinit në fillim të vitit 2015 për të planifikuar sulmin me bombë.

Policia kishte instaluar pajisje dëgjimi dhe McGrane u regjistrua duke diskutuar strategjinë dhe sulmim me eksploziv, si dhe stërvitjen e anëtarëve të organizatës terroriste, ku ai ishte betuar si anëtar.

December 7, 2017 14:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*