POLITIKË E LARTË / Edi Rama i propozon zgjidhjen Europës së trazuar: Hapni një portal

March 28, 2019 01:00

POLITIKË E LARTË / Edi Rama i propozon zgjidhjen Europës së trazuar: Hapni një portal

TIRANË/BERLIN/LONDËR – Ishte aty nga fundi i aktivitetit për portalin e transparencës universitare, kur kryeministrit i ra telefoni. Ishte Anxhela.

-Hë rrusho, – i tha Rama në gjermanisht. Pasi dëgjoi pak sekonda, ja ktheu me bezdi:

-Jo jo, ose bëj siç të thashë, ose mos më kërko këshilla herë tjetër. Për mua zgjidhja për rritjen e GDP-së është: Hap një portal dhe gjërat ecin vetë pastaj. Po ti je rritur tashmë, bëj si ta mendosh.

Padyshim, përvoja shumëvjeçare ka bërë që Edi Ramës t’i kërkojnë një, nganjëherë dhe dy mendje, shumë udhëheqës globalë.

Ndonjëherë bëhen dhe të bezdisur, si kancelarja gjermane, duke telefonuar në mes të aktiviteteve e axhendave të ngjeshura të kryeministrit shqiptar.

Por ai nuk e ka problem. Siç i pat thënë njëherë Mateo Rencit, ndjesë pastë politikisht, “mia nonna mi ha detto: Farlo in bene e butalo nel mare”.

Siç tashmë dihet botërisht, përparimi surprizues i Shqipërisë lidhet me shfrytëzimin e teknologjisë së lartë dhe botës së pafund të internetit për të mirën e shoqërisë.

Historia nisi me hapjen e portalit “PS-ja që duam”, ku u pasqyrua programi qeverisës i Rilindjes prej 1000 faqesh të bardha borë, pa asnjë gërmë brenda, ku spikaste vetëm slogani: “T’ja zbardhim faqet Shqipërisë”.

Pastaj u hapën portale të panumërta për Aluiznin që duam, KESH-in që do donim, Policinë që do donim të duam sikur të kishim dashur etj.

Sot e kësaj dite mbahet mend sesi u zgjidh kriza e pranverës 2017, me marrëveshjen e 17 Majit dhe portalin përkatës: “Luli që duam të na dojë siç do të donim”.

Kur e pyesnin Ramën gazetarët e huaj – ata démodé italianë e gjermanë që ende mbajnë lapsin te veshi si marangozë – sesi e shndërroi Shqipërinë në leopardin e Ballkanit, ai përgjigjej:

“Perëndimi e ka zgjidhjen në pjatë, po i janë errur sitë nga të mirat matriale. Ne jemi më praktikë. Keni probleme me drogën, studentët, GDP-në, opozitën, skafet, hashashin, mandarinat që nuk shiten? Po hapni një portal o t’u mbylltë!”…

Sapo mbaroi eventi i portalit transparent universitar, i cili u inaugurua, por do fillojë të funksionojë pas shtatë muajsh, Ramës i ra prapë telefoni:

“Tereza, ti je moj? Dështoi Brexit-i? Epo qenke komplet tuhafe. Ke shtatë muajsh që merresh me llogje atje në parlament. Të thashë: Ti hap portalin dhe pjesën tjetër e zgjidh teknologjia!”

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike pro-teknologjike

March 28, 2019 01:00
Komento

10 Komente

  1. Gjerko Moni... March 27, 20:31

    Hapni një portal…satirik

    Die selbsternannten Helden der Gegenwart…

    – Hallo Schatzi, ich bin’s. Mein neuer Portal ist fertig. Er strahlt momentan ganz in weiß, also blanko (fare-fare)…

    – Du bist ein Meister…

    – Der leere Inhalt wird sich bald aber mit meherfarbigen Hintergründ erscheinen, wobei dominant die Farbe Pink sein wird. Neh, was sagst du dazu?

    – Herrlich mein Lieber…

    – Schatz, du weißt ja, wir beide haben sehr viele Ähnlichkeiten miteinander… Meine Socken, deine bunte Jacke, unsere Gesten, unsere Mimik, das Sektglas auf der Terrassse im Glashaus, meine rund geformte Hände, deine weltbekannte Raute, etc Das sind selbstverständlich reiner Zufall, oder…

    – Sicherlich, wer hat den das Gegenteil behauptet?

    – Keiner natürlich… Wenn du gewußt hättest, wieviele Besucher ich täglich auf mein Portal “Die Partei über alles” habe, hättest du sofort einen kurzen Blick rein geworfen. Das erste was du anklicken mußt, ist mein gigantischer Porträt. Wie miteinander vereinbart, habe ich dafür das schönste Foto von mir ausgesucht. Von dort aus landest du direkt auf der leeren Hauptseite. Da erscheine nur ich. In Sportuniform natürlich… Als ehemaliger Basketballer saß ich auf der Bank immer in weißen Schuhen…

    – Glänzend…

    – Sag mal Schatzi, hast du mal etwas über Skanderbeg gehört?

    – Ehrlich gesagt… kaum. Wieso?

    – Wie bitte? Nein? Aber unseren ehemaligen Nationalhelden kennen doch alle Weltpolitiker. Man hat uns erzählt, er habe damals Geschichte geschrieben gegen die schwachen Osmanen… Na ja, das gehört eigentlich der Vergangenheit. Halb so schlimm, weißt du? Wir haben heute nun einen neuen Helden…Das bin ich… Ob du glaubst oder nicht, das ist die reine Wahrheit… Das hat sogar die erfolgreichste Politikerin des Landes während einer öffentlichen Kinderdebatte im Fernsehen bestätigt…

    – Kaum zu glauben. Ich bin stolz auf dich mein Junge…

    – Alle hier, jung und alt, sind überglücklich und froh darüber, dass sie endlich einen charismatischen und weitsichtigen Führer auf der Spitze haben. Ehrlich gesagt, einen talentierten Alleskönner, einen unschlagbaren Besserwisser, einen wahren Künstler, einen barmherzigen Menschen, und vor allem, einen lustvollen und Politiker…

    wird fortgesetzt… (irgendwann, irgendwo, irgendwie)

    Reply to this comment
    • Lobisti nga Deutschlandi March 28, 05:17

      Ju ze syte e mira ju legenave. Ku e kishit ket gjermançe njezet e kusur vjet?

      Scheisse, Schwanzlutscher, Trottel

      Reply to this comment
    • Gjerko Moni... March 28, 13:52

      Fortsetzung…

      – Alle hier, jung und alt, sind überglücklich und froh darüber, dass sie endlich einen charismatischen und weitsichtigen Führer auf der Spitze haben. Ehrlich gesagt, einen talentierten Alleskönner, einen unschlagbaren Besserwisser, einen wahren Künstler, einen barmherzigen Menschen, und vor allem, einen lustvollen und unerschöpften Politiker…

      – Ach was…Meinst du es ernst?

      – Ja klar! Ich bin ein weltbekannter Kosmopolit, ein weltberühmter Schriftsteller, kurz gesagt ein Multitalent.

      – Du bist der Beste mein Freund. Bravo. Weiter so…

      – Ich bin ein viel gereister Migrationsforscher. Ich war selbst unterwegs in bekanntesten Ballungszentren Europas. Zuerst in Athen und später auch in der Stadt der Liebe, in Paris. Die schönsten Momente meines Lebens habe ich auf dem Eiffelturm erlebt. Von dort aus könnte man die ganze Welt beobachten. Auch die Zelte unter der Sena-Fluß…

      – Was für Zelte denn? Meinst du die Zelte des Weichnachtsmarktes?.

      – Nein, nein. Du weißt gar nichts worauf ich hinaus will. Das waren unsere Zelte. Die wurden extra für uns “Künstlern” aufgestellt… Direkt unter der unvergesslichen Brücke…

      -Acha, das meinst du. Toll.

      – Unvergesslich für mich auch die Entdeckungsreise an der Côte d’Azur. Dort habe ich unglaublich viel Zeit mit Malerei und Schreiben verbracht. Und viele Badeurlauber kennengelernt. Einen Ort werde ich nie vergessen… Das war so wie bei euch in der DDR…

      – Na erzähl…

      – Es war… ja wie soll ich es dir sagen… es war alles “for free”… man könnte nicht nur oben, sondern auch “unten ohne” baden.

      – Du meinst Freikörperkultur, nicht wahr?

      – Ich weiß es nicht wie man das nennt, aber das war ja so lustig… Wow, das war pure Lebenslust. Ich habe dort alles machen dürfen was ich wollte. Sogar…

      – Nö, nö, nö mein Feund. Bloß nicht übertreiben. Sorry aber ich muss auflegen. Wir sehen uns. Irgendwo, irgendwann, irgendwie. Tschüssi.

      Reply to this comment
  2. Tan March 27, 21:48

    Mos e cyt mo Gjerko, ke thon llaf me mend

    Reply to this comment
  3. Drenova March 27, 23:13

    Portalet nuk zevendesojne qeverine,tha sot Rama gjithe siguri per t’u mbushur mendjen budallenjve te tij,qe edhe kur ai ben nje pordhe ata hidhen perpjete se u duket sikur ai leshon anijen kozmike ne hene!
    He mo,i thoshte Xhaferri nje shoku te tij rilindas, ku gjen ti tjeter kryeminister si Rama qe te kete respekt e tere bota?
    A e di ti se Britania e Madhe e ka kerkuar per trainer (me fal,kryeminister) te saj Ramen,se mezallah se gjten njeri tjeter ne gjithe ate mbreteri?
    Dhe kush ua ka rekomanduar do thoni ju?
    Vete dora e saj Madheria Elisabete!
    Ja pra qe Ramen dine ta vleresojne kokat e medha te botes dhe nuk e njihni ju ca zgjebanjose,qe thone “Rama ik”!
    E kush te vije?
    Basha!
    Po pse Basha?
    Po kush?
    Rama!
    Po pse Rama?
    Po pse nuk ka njeri tjeter ne PS?
    E kush qenka ky ja na e thuaj?
    Ku paska qene ky njeri me i mire se Rama qe nuk e paskemi degjuar nje here?
    Por shoku e degjoi sa e degjoi dhe i shfryu:
    -Po pse ka lene njeri tjeter Rama qe te afirmohet?
    Po a ke pare ti ne cdo takim,mbledhje,mitingje,festa,intervista,festa bostani,domatesh,preshesh etj del vetem Rama e askush tjeter?
    Kjo do te thote jo se Rama eshte DIKTATOR qe nuk i le vartesit te afirmohen,por se gjoja ata jane te pa afte!
    Prandaj ai i hoqi 7 prej tyre menjehere!
    Dhe si njeri babaxhan qe eshte, nuk i kritikoi fare por i emeroi ne poste te larta!
    Ja ky eshte Rama hero!
    E pe mitingun tek “Nene Tereza”?
    Spektakel me karrige qe tregoi madheshtine e PS-se!
    Njerez me kulture,te gjithe ne rresht,asnjeri nuk dilte jashte rreshtit dhe te gjithe brohoritnin e duartokitnin si me komande!
    As Kim Jongu nuk ka bere keshtu mitingjet!

    Reply to this comment
  4. turi March 28, 02:44

    booo c’a humori , per te vjelle
    gjeni ndonje humorist pa shkolle se ky qenka fort i thelle
    mortja

    Reply to this comment
  5. PS+PD+LSI+Fatmir HALE Mediu = CRIMINALS , KRYEHAJDUTÈ , KRYEKUSARÈ , KRYEBANDITÈ March 28, 07:40

    STOP CORRUPTION ! STOP CORRUPTION ! STOP KORRUPSIONI SHTETÈROR !!!!! STOP KORRUPSIONI SHTETÈROR !!!! STOP VJEDHJEVE , ZHVATJEVE dhe PLAÇKITJEVE të ZYRAVE të SHTETIT !!!!! Edvini Karagjozi dhe Lul Krimineli ti lenë mènjanë Llogjet e Kavajës

    Reply to this comment
  6. Peco March 28, 18:52

    Po portali Surreli qe duam?

    Reply to this comment
  7. zgjohuni April 15, 14:29

    Ka gjashte vjet qe kjo rilindjevdekje ka prapa nje dyzine kriminelesh kibernetike ne te cilat jane te hapura mijra faqe qe klikojne njera tjetren dhe nderhyjne kudo duke na u paraqitur si opinione.Ne fakt jane
    bande e madhe kriminelesh me dijeni te plote te qeverise per mos me thene te krijuar prej saj.
    Kurre ma ne rrezik s,ka qene Shqiperia nga kjo bande.Zullumi tash ka shkuar ku sben ma .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim