“Politikë e Re për Gjeneratën e Re të Shqipërisë”

December 27, 2017 17:23

“Politikë e Re për Gjeneratën e Re të Shqipërisë”

Nga Monika Kryemadhi*

Shqipëria përballet me sfida të shumta në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që shpresohet se hapja e negociatave me Brukselin të ndodhë vitin e ardhshëm. Pavarësisht ndryshimeve të jashtëzakonshme që vendi ka përjetuar në 27 vitet e fundit, që nga përmbysja e diktaturës së Hoxhës, qeveria dhe elita e saj politike nuk kanë qenë të afta të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.

Ekonomia shqiptare ka vuajtur për dekada të tëra, pasi pasuria është përqendruar gjithnjë e më shumë tek elitat e Shqipërisë, në kurriz të familjeve të thjeshta shqiptare. Ky dëshpërim ekonomik ka detyruar një numër të konsiderueshëm shqiptarësh të lëvizin jashtë vendit. Së paku 1/3 e popullsisë së saj ka emigruar në BE dhe në mbarë botën, si dhe 300,000 shqiptarë kanë ikur nga vendi vetëm në 4 vitet e fundit.

Për shkak të këtij eksodi masiv, ekonomia shqiptare për shumë vite ka qenë e varur kryesisht nga dërgesat e emigrantëve shqiptarë në Evropë dhe më gjerë. Megjithatë, ky burim i financimit për konsumin e brendshëm dhe investimet private është shteruar dukshëm kohët e fundit. Ndërlikimi i mëtejshëm i situatës ekonomike të Shqipërisë është përpjekja e dështuar për të tërhequr Investimet e Huaja Direkte, kryesisht për shkak të pamundësisë së krijimit të një modeli ekonomik me kornizën e duhur fiskale dhe ligjore, e gatshme për të tërhequr investitorë të huaj strategjikë.

Kjo është sfida madhore me të cilën Shqipëria po përballet – të kurojë “plagën” e eksodit të shqiptarëve dhe të krijojë një “Evropë të vogël” në Shqipëri, duke e kthyer këtë “ikje të trurit” në “kthim të trurit”, njëkohësisht duke tërhequr Investimet e Huaja Direkte në vend në funksion të zhvillimit të mëtejshëm.

Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për të ofruar. Megjithatë, është për të ardhur keq që shumica e evropianëve dinë shumë pak për vendin tonë të bukur, për shkak se kryesisht titujt e mediave të huaja targetojnë lajme sensacionale negative rreth krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Shqipëria ka shumë histori individuale të suksesit të shqiptarëve që shkruajnë faqen e tyre të historisë në fusha të ndryshme të jetës sociale dhe ekonomike në vendet pritëse në Evropë e gjetkë, nga jeta politike deri në art dhe sport.

Të drejtosh një prej partive kryesore të opozitës në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim, është një sfidë e stërmadhe, jo vetëm për mua personalisht por më së shumti për të kapërcyer shumë pengesa që po përballet vendi ynë, sidomos për të adresuar problemet e të rinjve shqiptarë.

Shqipëria ka një nevojë urgjente për të krijuar një “mendësi të re të politike”, e cila është larg konflikteve të brendshme politike dhe përqendrohet në sfidat dhe oportunitetet me të cilat Shqipëria do të përballet në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Politikat tona publike duhet të kenë një vizion dhe strategji të qartë, si dhe duhet të arrijnë një konsensus mbarëkombëtar, kur bëhet fjalë për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet kryesore ekonomike, punësimin e të rinjve, fuqizimin e grave, arsimin bashkëkohor dhe kujdesin shëndetësor universal për të gjithë shqiptarët.

Mua personalisht është rinia e Shqipërisë që më jep frymëzim. Kam parë shumë të rinj me energji të pashtershme që duan të përfshihen në politikë për të sjellë ndryshimin dhe modernizimin e shoqërisë tonë. Në këtë botë të re të globalizimit, fituesit e vërtetë janë ato që përshtaten shpejt dhe përqafojnë një filozofi politike të ndryshimit. Shqipëria është ende një nga popullsitë më të reja në Evropë, me një moshë mesatare prej 31 vjeç, por së shpejti mund të bashkohemi me vendet e zhvilluara në “klubin e plakjes së shpejtë të popullsisë”.

Kjo është edhe një arsye më tepër se përse ne kemi nevojë për gjeneratën tonë të re, që të ndërtojë të ardhmen e saj në Shqipëri dhe jo diku tjetër.

Stabiliteti nuk duhet të merret si i mirëqenë në këtë botën tonë dinamike, dhe më e rëndësishmja nuk duhet të konsiderohet si alternativë zëvendësuese për rritjen ekonomike dhe zhvillimin gjithëpërfshirës.

Evropa po përballet me sfida të reja, kryesisht për shkak të hendekut të madh dhe mospërputhjes së retorikës politike me rezultatet zhgënjyese të realitetit dhe pritshmërive të njerëzve. Natyrisht sfidat dhe problemet globale kërkojnë zgjidhje globale.

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i udhëhequr nga vullneti i fortë i Kancelares Merkel, është një shenjë inkurajuese që Brukseli të mbështesë fuqimisht anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ne jemi të vetëdijshëm se duhet ta kalojmë testin dhe të bëjmë “detyrat e shtëpisë”, mbi të gjitha për hir të popullit tonë.

Praktikisht, kjo do të thotë fuqizim i mirëqeverisjes që përshpejton “axhendën e reformave” për të forcuar sundimin e ligjit, për të zbatuar plotësisht dhe në mënyrë të paanshme Reformën e re në Drejtësi, për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të reduktuar varfërinë dhe pabarazinë, për të përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit, për të tërhequr Investime të Huaja Direkte, në mënyrë që të kemi më shumë vende pune për të rinjtë dhe një pjesëmarrje më të lartë të grave në tregun e punës.

Unë besoj se sot shoqëria shqiptare po përballet me një çështje ekzistenciale, të gjithë të rinjtë shqiptarë kanë të drejtën për të bërë zgjedhjen e tyre personale: ose të qëndrojnë në Shqipëri për të kontribuar në ndërtimin e vendit tonë ose të largohen nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë.

Kryesisht është në dorën tonë, si politikanë, nëse ne do të jemi të aftë të japim përgjigjet e duhura, drejtimin e qartë dhe motivimin solid karshi pritshmërive të të rinjve tanë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë vendin tonë brenda një kohe të shkurtër, për të krijuar një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë.

 

*Artikulli në “European Interest”

December 27, 2017 17:23
Komento

10 Komente

  1. prizem December 27, 17:31

    Politike e re me cizme te vjeter kokes se kundershatrit kurre nuk mund te kete. Ti nuk je gje tjeter vec nje hajdute me cizme qe po e ndien fundin e saj te pashmangshem. VETINGU Mona, VETINGU…

    Reply to this comment
    • Tartufi December 27, 18:26

      Problemi nuk eshte tek kjo,apo tek opingari i Corovodes,
      problemi eshte tek ndergjegjija e nje populli te tere,qe nuk
      kupton,qe ne kete bote ka dhe bote te tjera me te ndricuara me te zgjuara me te ndershme. Problemi tjeter
      me i madh eshte tek ne qe shikojme dhe nje bote me te
      mire se kjo e tyre ,por nuk gjejme dot ilacin t ju sherojme trute e kokes ,qe ka stakuar ne nje marezi kesaj turrme. qe ndjek kete lloj mashtrusi vit pas viti.
      Problemi i madh ngelet tek ndoshta 50 vjetet,qe ky milet te shikoje dhe te kuptoje ,qe ka disa shoqeri ne kete bote dhe duhet te zgjedhim me te miren.

      Reply to this comment
  2. toni December 27, 17:41

    Pash zotin kush ta ka bere kete artikull oj ndrikull? Na trego paksi e liruat djalin e dilaver hajdutit nga burgu, po tan priftit si i vinit njerez per ta ruajtur,apo kjo hyn te politika e vjeter,te fala like floririt nga vetingu.

    Reply to this comment
  3. Stalla e bajgave ne politike ! December 27, 18:25

    politike te re ,me gjenerate rrospish = prostitucion ne politike .

    Politika nuk eshte bordello baxhellash katnaresh .
    Kto s’kan mar ala pasaporten e qytetarit dashkan me degjeneru gjith politiken bajgaxhinjt

    Reply to this comment
  4. Boston December 27, 18:28

    Une jam nje nga ata te shumte inteleigjente qe u larguam para 25 vjetesh nga Shqiperia nga perndjekja e Saliut qe eshte shpirterori yt per fat te keq. Sjelljet e tua moj Monika dhe atyre vajzave te reja ne parlament, pa culture dhe educate qytetare nuk me bejne te vij.

    Reply to this comment
  5. Moisiu December 27, 18:40

    Ti moj buce je pjese e klikave qe per 27 vjet e ropet kete popull me keq se te gjithe pushtuesit.
    Ti llap per diktature,por nuk rrefen se cfare i ke dhene ketij populli,qe te kishte te pakten buken e gojes te siguruar me pune,sic te ka dhene ty mundesine te sigurosh miliardat per vete.
    Ti je pjese dhe fajtore e ketij sistemi kriminal te instaluar ne Shqiperi pas 90-tes,prandaj i mashtron keta te rinj idiote ,qe kujton se LSI jote eshte ideali edhe i tyre.
    Po bllokun e korrupsionit te burrit tend pse nuk e permend?
    Po keshtjellen tende ne Lalez,me rrogen e shtetit e ndertove?
    Shporru dhe harroje se populli do te votoje me di dikur.
    Ju doli boja njelloj si PD,prandaj je bere si e cmendur ne protestat e sajuara.
    Po Like floriri cfare kujtoi se do arrinte me letren e Trump-it?
    Ju kane zene ethet o nika dhe vetem budallenjte do keni pas vetes.
    Mbaroi epoka e juaj.

    Reply to this comment
  6. rudi December 27, 18:43

    Force pare, force e pa pare!
    Force me lider te shpelare
    Kerkon te genjeje rinine!
    Faqen shqiperis ja nxine

    THot Mona pa pike turpi
    SHqiperia plot potenciale
    Nuk kan ditur keta politikane
    Veten dhe Liken e le menjane

    Ben te pa ditur evropjane
    Fajson mediat e huaja
    Elitat kane mare pasurine
    Mona me te shoqin
    Haron se bene kerdine

    Or te rinj gjynaqare
    Peshtyni keta barbare
    Se per te rojtur pasurine
    Kjo e shet dhe like florine

    E pame te gjith se ç beri ne kuvend
    Te gjitheve na la pa mend
    Kjo drejtoka leseine?
    Un them se cirej per TEPSINE

    Reply to this comment
  7. Jozefina December 27, 19:43

    Si nuk ju vjen tup ju te gazetes Dita qe botoni kete qelbesiren e dreqit!

    Reply to this comment
  8. Po,Po December 27, 22:26

    Fund dhe krye HIPOKRIZI E KULLUAR ! Fatkeq[sia (por dhe krim tepër i rëndë) më e madhe është se kjo parti e hajdutëve ka marrë përsipër të shkatërrojë brezin e ri , si të pa rrahur nga jeta dhe të joshur me premtime boshe , duke rrezikuar kështu seriozisht të ardhmen e vendit .

    Reply to this comment
  9. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA December 27, 22:39

    Çfar broçkullash e demagogji bajate ! Lul Basha , disa muaj më parë na foli e premtoi për një republikë të re , kurse kryetarja e partise familjare tani , na premton për politikë të re me gjeneratën e re ! Monika po bën gati tre dekada që është futur në politikë dhe ka qenë pjestare disa herë e mjaft vite në pushtet . Nuk është dëgjuar ndo një herë për politikë të re . Ku ka jetuar deri tani ?! A mund të gjendet njeri që ta besojë , përveç disa aguridhëve , që presin tu bien paninet me qofte nga qielli ? ! Kur nuk ke alternativa te besueshme për të konkuruar , do të mbllaçitësh demagogji bajate ! Shenja te qarta se kjo parti është duke e mbyllur ciklin e saj te vjedhjes dhe të mashtrimit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*