Dy vite të shfaqjes Rama

Nga Nicola Pedrazzi* August 19, 2015 14:59

Dy vite të shfaqjes Rama

Në qershor 2013, kur Shqipëria u bë e vjollcë, të gjitha qeveritë evropiane morrën frymë më lehtë.

Normalisht, pak politikanë në Bruksel mund të dallojnë Partinë Demokratike (PD) dhe Partinë Socialiste (PS), por të gjithë liderët evropian duket se pajtoheshin në një pike: Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, nuk mund ta përfaqësonte më vendin.

Për strategjinë e BE-së për Ballkanin Perendimor, rreziku më i madh është të lihen pas vendet: Pasi që BE i ka dhënë statusin e kandidatit Serbisë, ishte koha që të bëjë hap përpara Shqipëria; të bëhet ndryshim i dukshëm. Po, i dukshëm; kjo është fjala kyçe.

Votuesit shqiptar pajtohen me disponimin evropian. Që prej shtatorit të 2013-ës, pas fitores së tij të padiskutueshme personale zgjedhore, Edi Rama ka qenë fytyra e ‘Shqipërisë së Re’. Shprehjet e vjetra komuniste si ‘Shqipëria e Re’ dhe ‘Njeriu i Ri’ janë shfaqur përsëri në debatin publik, dhe jo vetëm për faktin se shqiptarët janë mjaft të pavetëdijshëm për të kaluarën e afërt të tyre. Këto koncepte të qëndrueshme janë me të vërtetë të sakta kur përshkruajnë një pikë kthyese të pamohueshme në historinë politike të vendit, pasi që shtatë viteve të kontrollit të PD u erdhi fundi.

1

I lindur në 1964, Rama është shumë i ri të ketë qenë i përfshirë në komunizmin shqiptar, por mjaft i vjetër që të merrte pjesë në lëvizjet e hershme demokratike të vendit.

Gjithmonë kundër fuqisë së pararendësit të tij Berishës, Rama më herët ka qenë kryetar i ‘renesancës së Tiranës’ (2000-2011) dhe është bërë kryetari i parë i PS në 2005, dhe prej atëherë po mundohet të pastrojë copërat e mbetura komuniste të partisë së tij socialiste.

Me prapavijë evropiane të zbuluar zëshëm, dhe me retorikë të shquar politike, ky kandidat di si ti përdorë mediat sociale, flet mirë anglisht dhe flet italisht në mënyrë të përkryer. Edi Rama ishte – dhe ende është – ajo që Evropa pret nga Shqipëria: Partneri ideal për strategjinë evropiane; fytyra moderne e një vendi që meriton më shumë.

Por dy vite pas zgjedhjes së tij, analiza e ndikimit të Ramës nuk duhet të jetë e kufizuar në këtë ngazëllim të pavlerë të soditësve të largët. Ata që jetojnë brenda vendit janë të nginjur me rrëfenjat optimiste të mediave të huaja. Por përveç perceptimeve, çfarë ka ndodhur me të vërtetë në dy vitet e Rilindjes së premtuar? (Rilindje ishte sllogani i fushatës zgjedhore të Ramës).

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, marrim parasysh shkurtimisht tre nivelet e revolucionit dhe ngritjes në fuqi të Ramës: politikat e brendshme, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ‘arti e propaganda’ (shprehje e vjetër komuniste, që tani duket se mund të përdoret me vend, dhënë projektet e sotme të Ramës).

Politikat e Brendshme: Vazhdimësia e Fuqisë Shqiptare

Përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës, afër ndërtesës së qeverisë, shtrihen disa pllaka të arta. Rama i shtroi për t’i kujtuar ata që ndërruan jetë më 21 janar, 2011.

Çfarë ndodhi në këtë ditë dimri në të kaluarën jo aq të largët? Shqiptarët e dinë; Evropianët shtiren sikur nuk e dinë. Skandali më serioz i korrupsionit që ka goditur opinionin publik shqiptar në vitet e fundit përfshiu Ilir Metën, Kryetarin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë.

2

Në 2009, as PD e as PS nuk i kishte fituar zgjedhjet kombëtare. Në këmbim të katër parlamentarëve të tij në koalicionin e ri, Metës, liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), iu dhanë role të rëndësishme të kabinetit. Dy vite më vonë u transmetuan një video e një bisedeje private mes Metës dhe Ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Rama i ftoi të gjithë shqiptarët të protestojnë në rrugë; gjatë asaj demonstrate, katër njerëz vdiqën, të goditur nga Garda e Republikës së Shqipërisë.

Përfundimisht i liruar nga akuzat pas disa apelimeve, Meta është tani aleati politik i Ramës në qeveri; vetëm tre muaj para ditës së zgjedhjeve në 2013, partia e tij e la qeverinë e Berishës që t’i bashkohet koalicionit socialist.

Zgjedhja e Metës ishte fitimprurëse: LSI i dyfishoi votat dhe i katërfishoi parlamentarët, duke i dhënë formë drejtimit politik të qeverisë së re.

3

Ndërkohë, i vetëdijshëm për audiencën e tij evropiane, Rama e paraqiti vetën si luftëtar të papërkulur të korrupsionit, ndërsa e ardhmja politike e tij është e lidhur me një burrë që në mënyrë të përkryer e personifikon vazhdimësinë e politikës shqiptare; patron i një partie që po fiton shumë e më shumë konsensus.

Zgjedhjet e fundit administrative, në të cilat partia e Metës rriti përqindjen e votës në gati të gjitha zonat ndërsa PS kryesisht qëndroi në stanjacion, theksuan efikasitetin e metodave të LSI.

Me pak fjalë, figura institucionale e dytë në vend në fakt u emërua prej ish-kundërshtarëve politik që kishin bërë thirrje për protestë masive kundër tij vetëm 2 vite të shkurtër më herët.

Kjo histori – që tingëllon si e çmendur për vëzhgues të pavarur si Sarah Montague e BBC – në mënyrë të përkryer e ilustron me shembull çmimin që të gjithë duhet ta paguajnë për ta udhëhequr Shqipërinë; duke përfshirë edhe ‘Njerezit e Rinj’.

Marrëdhënie Ndërkombëtare: Italia për Punë, Gjermania për Evropë

Edhe ata shqiptarë të krahut të djathtë që ende janë të shqetësuar për rrënjët politike të PS, tani duhet të kenë mësuar se komunizmi është larg prej të qenit kërcënim për vendin.

Pavarësisht qeverisë në krye, politikat shqiptare vazhdojnë të dominohen prej logjikës fisnore: “nëse fitoj, njerëzit e mi shkojnë në punë”.

Por përveç këtij problemi endemik që ka të bëjë me marrëdhëniet mes votuesve dhe përfaqësuesve (me fjalë tjera, kualiteti i demokracisë shqiptare), qeveria e Ramës është edhe më e hapur ndaj kapitalizmit perendimor se ajo e kaluara.

Dhe pikërisht këtu është çështja: Cilin kapitalizëm po propozon Rama për Shqipërinë?

4

Projekti i Ramës është shumë i thjeshtë: të bëhet “Itali e vogël”, me pak ndihmë veriore. Sipërmarrësit italian të sigurojnë punë të lirë, politika gjermane të mbështes integrimin politik dhe infrastrukturor. Puna e jashtme që Rama ka zgjedhur për vete është që t’i bind të dy partnerët të besojnë, dhe të investojnë, në Shqipëri.

Kur shkon në Itali ka shumë qejf t’ua kujtojë biznismenëve italian se një tokë e afërt “pa taksa dhe pa sindikata” po i pret; kur shkon në Gjermani – siç bëri vitin e kaluar për Konferencën e Ballkanit Perendimor në Berlin – ai premton të jetë kampion i pajtimit rajonal.

Në këtë aspektin e dytë, ka një konkurrent të etur, Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Takimi historik në Tiranë që u mbajt mes të dy kryeministrave në maj e bëri të qartë: të dy kanë interes të bëhen nxënësi më i mirë i kancelarës gjermane; të dy e shohin Gjermaninë si rruga më e mirë drejt kapitalit evropian.

Fatkeqësisht për Ramën, ai është lider socialist; të paktën ashtu e paraqet veten në Evropë. Para një viti, kur qytetarët evropian rinovuan Parlamentin Evropian, PS haptas anoi kah Martin Schulz, kandidati i Partisë Socialiste Evropiane për presidencën e Komisionit Evropian.

Me qenë se gjysmë milion qytetarë shqiptar në fakt jetojnë në Itali, Rama nuk harroi t’u adresohet atyre me thirrje për të votuar partinë e Matteo Renzit duke kontribuar prej jashtë BE për të krijuar një farë aleance transnacionale të mbështetjes së familjes socialiste.

Në përmbledhje, edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar i BE, autoportreti i Ramës – ndoshta më mirë të themi ‘selfie’ – paraqet një lider të socializmit evropian.

Sidoqoftë, në mënyrë që të sjellim Shqipërinë brenda BE, i njejti lider po e lë të hapur shtetin e vet ndaj apetitëve më të ashpër kapitalist, pa interesim për punëtorët shqiptar, për të drejtat e së cilëve si duket ka shumë pak kujdes.

Mjerisht, në të gjitha shtetet në zhvillim e sipër, mungesa e rregullave ekonomike e justifikon mungesën e të drejtave sociale. Dhe pikërisht kjo po e mban Shqipërinë larg mirëqenies, standardeve dhe zhvillimit evropian.

A nuk është kjo mospërputhje për një lider ‘socialist’?

Art, Fuqi dhe ëndrra: Politikë dhe Estetikë

Qeverisja e Shqipërisë është punë e vështirë. Natyrisht nevojitet ca diversion. Nëse edhe politikat e brendshme, edhe ato të jashtme, janë shumë kundërshtuese, më së miri është të kthehemi kah ajo që e pëlqejmë më shumë. Për Ramën, këtë rol e ka arti; e vetmja fuqi – gjithmonë thotë – që me të vërtetë mund ta ndryshojë botën.

Shpikja më e re e KryeArtistit të Shqipërisë është Qendra për Hapshmëri dhe Dialog. E vendosur në katin e parë të zyreve të Kryeministrisë, përshkruhet në broshurën zyrtare të qendrës si “një hap përpara në strukturën e nismës së qeverisë për t’i bërë institucionet publike të hapura për qytetarë”.

Arkivë digjitale, biblotekë e regjistruar ndërkombëtarisht dhe sallë e ekspozitave, këto janë tri atraksionet e projektit estetikisht të pashoq.

Përveç Marquee dhe Philippe Parreno, edhe artistë tjerë bashkëkohor të njohur ndërkombëtarisht i kanë dhënë punimet e tyre si donacione. Më të shquar janë Carsten Holler dhe Thomas Demand, artistë gjerman puna e të cilëve u vlerësua veçanërisht nga Angela Merkel në vizitën e saj blic.

8 korriku ishte datë e zgjedhur me mençuri për ditën e përurimit, në mënyrë që Merkel të mund të ishte pjesë e performancës teatrale, duke e rritur në këtë mënyrë ndikimin medial.

5

“Pasi e pa qendrën, Angela Merkel më tha se një prej gjërave më të tmerrshme të komunizmit ishte se, edhe nëpërmjet artit, asnjëherë nuk promovon shije”, i tha Rama Financial Times (FT).

“Kur promovon shije, promovon kualitet më të lartë të jetës, kuptim më të lartë të qytetarisë dhe detyrave”.

Deklaratat e tij tingëllojnë të pakundërshtueshme. Por të vërtetat e Edit i shërbejnë gënjeshtrave të Edit.

Buxheti vjetor i Galerisë Kombëtare është më pak se 30,000 euro, ndërsa teatrot e Operës dhe Baletit mbijetojnë me 72,000 euro në vit. Në mungesë të nxitjeve serioze publike, ekzistojnë dy mënyra për të prodhuar kulturë në kryeqytet: politikë kombëtare dhe ambasada.

Në shtete moderne, kultura nuk duhet t’u shërbejë institucioneve; ndoshta prandaj Rama ofroi sqarim për Peter Aspden të FT: “Kjo nuk është qendër kulturore”, shpjegoi ai. “Është hapësirë publike ku kultura, politika dhe arti mund të ndodhin, të gjitha së bashku”.

Së bashku, por gjithashtu nën kontrollin e tij. Sipas Ramës, propaganda “të lë të kuptosh se ka dëshirë të ketë ndikim në ty”, ndërsa arti i lirë “të ndikon pa të lënë të kuptosh se po ndikohesh”. Më shumë se dallim në mes të “artit të lirë” dhe “propagandës”, kjo tingëllon si definicioni i propagandes: diçka e pavullnetshme, të cilën nuk e vëren se po të ndodh në mendje, por është e shtyrë krejtësisht prej politikës.

Aspden nuk e vuri në pyetje këtë shpjegim, çuditërisht.

Për ta përmbledhur, nëse Shqipëria do ishte ndërtesa e re qeveritare, shteti duhej të kishte ndryshuar vërtetë. Në të njejtin vend ku qëndronte më parë gardhi i zi e i hekurt i Berishës, sot shihet mermer i bardhë, lëndina të gjelbra dhe bimë të rralla. Vizitorët evropianë do të jenë të kënaqur: Diçka e dukshme ndodhi më në fund.

Por sa më larg asaj godine të shkosh, aq më shumë Shqipëria duket sle njejtëa që ishte më parë.

Me fjalë tjera, ata qytetarë në periferi, që nuk kanë ndjerë kurrëfarë efekti të ‘ndryshimit’ në fuqi publike, nuk kanë zgjedhje tjetër pos të çmojnë shtëpinë brenda së cilës shtrihet fuqia.

Në fund të fundit, të ëndërrosh të jesh i fuqishëm është ëndrra e të gjithë njerëzve që jetojnë në skaje të shoqërisë.

*KOSOVO 2.0

Nga Nicola Pedrazzi* August 19, 2015 14:59
Komento

24 Komente

  1. XUME PROTOPAPA August 19, 15:19

    SHPALLJE GREVE KOMENTI

    Qe me kete artikull te publikuar ne rubriken e padukeshme “Aktualitet”, apo edhe ne te tjera te padukeshme ne sherbim te Habilajt siç eshte “Lajmi Cicerr” etj, futem ne greve komenti.
    Ftoj edhe miq dhe armiq te tjere t’i bashkohen greves time.

    Reply to this comment
    • redaktor August 19, 15:23

      Xume ky eshte komenti i fundit qe u miratohet nese nuk do kete permbajtje me temen.
      Flm
      Redaktor Online

      Reply to this comment
    • per xumen August 19, 20:23

      O xume artikulli eshte per Shown e Rames se ka dy vjet qe ben vetem show si artist qe ka qene. Gjithsesi ne e vume per te bere edhe ndonje pune.

      Reply to this comment
    • rezart August 20, 07:09

      Edi Rama eshte thjesht nje SUNDIMTAR i radhes,qe nuk perfaqeson elektoratin e MAJTE,te VARFER,qe i mashtroi duke u grabitur votat dy here,por veten dhe KLIKEN e tij mafioze!!!Ndryshimi me Berishen eshte vetem ne format e jshtme te sjelljes:Berisha MALOK I EGER,Edi Rama ANTIPOPULLOR I EGER!!!
      Te dy nuk punuan per popullin fukara,por per veten!!!
      Ja shikoni edhe “Edin” e vogel,”Veliajn”,qe nuk merret me organizimin afat gjate te Bashkise,por merret me vogelsira sa per te dale ne media!!!
      Ky kujton se eshte drejtor Komunaleje i Rrogozhines se dikurshme e jo i nje kryeqyteti me 1 milion banore dhe 10 milion probleme!!!

      Reply to this comment
  2. Nje skipetar August 19, 15:39

    Po gjithcka qe lexuam a nuk ishte koment ?!

    Reply to this comment
  3. "Horri i Bulevardit" August 19, 15:45

    Xhume, kujtohu pak, greven e ke filluar, kur qeveria Rama u ra kokes hajduteve te energjise elektrike, qysh ne ate kohe, ti zoti apo zonja Xhume, vure alarmin dhe hodhe kushtrimin si anti-Rame.
    Uroj qe mos te besh tifozllik per Dinamon e Zagrebit, nga mund te jesh allnu me Josen.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA August 19, 16:56

      TI JE THJESHT NJERI I KEQ

      E shikon termin e edukuar me te cilen po te pergjigjem, natyrisht pa thyer “greven virtuale te komentit”, edhe pse nga rubrika anonime “Aktualitet” e kaluan ne ate “Opinion”.

      Une nuk mbaj mend te kem brohoritur ndonjehere pro hajduteve qofte te energjise aq me shume te miliardave te parave te shqiptareve. Mbase mund te jem shprehur ne favor te ndonje nene singell me tre kater femije per te rritur, apo ndonje babai te zhytur ne skamje, ahere ke te drejte.

      Ja te tregoj dy raste nga jeta ime kur vertet jam ndjere i indinjuar ndaj realitetit te vrazhde edhe ne kohen e enveroxhizmit.

      Ai ishte nga Guri i Zi, babai i plot trembedhjete femijeve, perseris, trembedhjete femijeve ! Punonte ne prodhimin e gureve ne nje gurore ne pronesi te kooperatives se Gurit te Zi, ishte i vetmi burim jetesor per gjithe familjen e tij. Sa here rastisja ta shihja, nje ndjenje revoltimi me vinte nga brenda per jeten e tejslkameshme qe ish i detyruar te bente. Nuk kursehej nga e zbardhura e dites deri ne erresiren e mbremjes duke prodhuar gure, per te mbajtur gjalle familjen.

      Dhe nje dite ndodhi ajo qe e prisja, vdiq aty mes gureve me “ngaterrim zorresh”, duke lene ne meshiren e fatit te trembedhjete femijet e tij. A se me doli nga kujtesa, ishte edhe ai baba sigell, gruaja kish nderruar jete ne shtatezanine e fundit !

      Dhe per te te kujtuar sa karakter te ndryshem kemi ne te dy, po te rrefej edhe nje rast tjeter, kesaj radhe ne Itali. Ai ishte nje arkitekt italian, i nivelit medioker, mund te them pa bere ndonje mekat, por njeri i ndershem. Habitesha qe çdo dite, kur une dhe koleget e tij drekoheshim ne nje restorant, ai nuk levizte nga tryeza e punes, nxirrte pakon me ushqimin e pregatitur nga shtepia, nje molle, nje “rozete” e dy tre feta me sallam dhe aq. Ujin natyrisht e kishim falas nga shoqeria ku punonim.
      Me rastiste ndonjehere ti afroja nje kafe dhe ndihej gati i ofenduar per pamundesine per te paguar qofte edhe nje here te vetme ai vete. Po ne jemi shqiptare e nuk para shikojme te tilla vogelsira. Kur nje dite, si gjithe te tjerat nuk e pashe te vinte ne pune, i kuriozuar pyeta te tjeret se ç’kish ndodhur me arkitektin: kish vdekur nga nje perforim i stomakut ! Edhe kete e prisja nga vete menyra se si ushqehej. Kish lene nje vajze, qe studionte ne nje universitet po per arkitekture. Mesova me pas nga koleget, qe edhe ai, si Guraziu i gurores ne Shqiperi, shume vite me pare, sakrifikohej per te paguar studimet e te bijes.

      Keto jane shqetesimet dhe reagimet (mbase) qe mund te kem bere ne favor te mjerimit, sepse ndryshe nga ti, une nuk kam ndryshuar as edhe nje presje mendimet ne komentet qe kam bere.

      Te keqen e therras me emrin e vertete: e keqe ! Njerezit e keqinj i therras me emrin qe meritojne: mjerane, dallkauke, bythelepires, hipokrite..me nje fjale njerez te keqinj!

      Reply to this comment
  4. librazhd August 19, 17:08

    xume te shoh te edukuar e te qete, me vine ne mend komentet e tua per petro zhejin.

    Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA August 19, 17:28

      E verteta eshte e hidhur shpesh here kur behet e njohur per publikun. Megjithate ne rastin e Zhejit, ishte nje amanet qe kam mbajtur ndaj mikut tim te paharruar Bumçi !

      Reply to this comment
      • librazhd August 19, 17:41

        perseri nuk po te njoh me kete pergjigje.

        TI JE THJESHT NJERI I KEQ, togefjaleshi me te cilin i drejtohesh horrit, te vjen me teper per shtat ty.

        por edhe komentet e tua te nje shkrim i ardian vehbiut, te nxjerrin zorret per shkak se ke perdorur nje fjalor rrugaceror por dua te theksoj se i ke drejteshkruajtur ne shqipen letrare.

        mjafon qe te shkruash emerin tend ne google dhe del vreri yt ne tema dhe dita.

        tung

        ps: mos je valle kastriot m.

        Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA August 19, 17:58

        E di si thuhet andej nga Pylli i Barkmadhit ne Kostenje:

        Sipas vendit behet kuvendi !

        Ndersa tek Vrima e Sterqokave, nga vjen edhe ti thuhet:

        Jepi qenit kocken qe meriton !

        Reply to this comment
        • "Horri i Bulevardit" August 19, 18:32

          Xhume, perse me dukesh nga komentet, si ai nastraleshi, qe del edhe si mero baze, apo intelektuali e antikomunisti, si shba e be e ku di une cfare.
          Besoj se ke aq mend, por kerkon me cdo kusht, duke share Edi Ramen, ne fakt kerkon te rehabilitosh saleshin, ndoshta dhe shurrberesin e tij.
          Te shkaterrosh, te vjedhesh vetem nje dite, do te duhen muaj e vite, per ta zevendesuar ate qe dikush e prishi.
          E di qe do dalesh me teori marksi e regani, ndoshta edhe me teorit e zogjit te pare, por duhet te dish, ishalla me ne fund populli shqiptar ka arsyen dhe durimin, qe te leje Rilindjen te fuse shtetit, ne binare, se ne qofte se merr mend e tuja apo salehut, na ka marrelumi.
          Teorite shko beji tek salehu.

          Reply to this comment
        • XUME PROTOPAPA August 19, 18:46

          Nuk e pergenjeshtron asnjehere mizerabilitetin tend ! Je edhe provokues i ndyre, por me qe nuk kam me kohe te humb me ty, te rekomandoj tere ato qe te kam thene dy vite te tera ne kete faqe online, duke fshire me fshesen e perçmimit edhe nje lavde qe me ke bere kohe me pare.

          Reply to this comment
          • "Horri i Bulevardit" August 19, 19:16

            Perse gjith keto emra shoku nastralesh, apo kerkon te behesh mazhorance me vehten.
            E shame e stershame xhaxhin shume kohe perpara, por une ndryshe nga ty, shoh te ardhmen perpara, ndersa ti, per te mbuluar perdhunimin komunist, si luajal i rregjimit, vazhdon akoma historine.

  5. ortes August 19, 19:27

    O XUME!
    TI U HODHE NJE KOCKE DHE ATA E HARRUAN EDI RAMEN DHE SHKRIMIN PER ATE DHE U MOREN ME TY!!
    Haaaaaaaa!!!
    E SHIKON SA QEN fukarenj NGA TRUTE KA NE sHQIPERI???
    RPO DO THUASH TI,QE TE GJITHE KETA DO TE ME sulen mua sic bene me ty???
    Doemos edhe une nje kocke po u hedh se Edi Rama eshte po aq ANTI POPULLOR sa edhe Sali Berisha!!!

    Reply to this comment
  6. Kris 1 August 19, 19:34

    Shqiperia ka marre fytyren e Rames?Oj nene,Oj nene ku je katandisur!

    Reply to this comment
  7. koco August 19, 22:12

    Zoti Edi Rama eshte lideri i duhur i Shqiperise , i cili me shume pune , mund , vendosmeri e perkushtim po mundeson hedhjen e nje hapi te madh , shume dimensjonal , nje bashkepunim te paster , te ndershem ne te mire te integrimit gjithe perfshires rajonal . nga ky bashkepunim fitojne te gjithe , si ne permirsimin e mardhenjeve ekonomile , c’tensjonimin e mardhenjeve midis popujve, duke vendosur e ngritur ura lidhese vllazerimi , bashkepunimi , lenjen pas te shkuaren dhe vizijon te ri per nje te ardhmen te perbashket Rajonal dhe Evropiane . duket me ne fund deshtoj politik berja e se keqes, konfliktuale , po vizion ” Perca e Sundo ” ndjehet nje fryma e nje politike te moderuar , e kultivuar ,shume me larg pamese rreth nje ardhmerie te perbashket si pjestare te denje te Europes.

    Reply to this comment
  8. drini August 19, 23:00

    Google translate i gazetes akoma nuk ka mesuar shqip mire: shprehja e vjeter komuniste ka qene ” njeriu i ri” dhe jo ” burri i ri”.

    Reply to this comment
  9. "Horri i Bulevardit" August 20, 09:39

    Muve smka ra rruga mi ortesa kto koht e funit me dal ka kavaja, kur tvi po ta boj nji zo, ma le numrin e tel-it dhe ska problem.

    Reply to this comment
  10. nje shqiptar ne Itali August 20, 22:20

    Xuma schisophreni , ma ancora sei vivo ? Po nuk e kupton se sa pune prish ekzistenca jote ne kete Bote ? Edhe mbas kaq vitesh ne psikiatri , edhe mbas kaq urrejtje qe te adresojne te gjithe , ti vazhdon te shkruash e te sulmosh te tjeret ? Po pije haloperidolin , more burre , madje dy fishoje dozen , nuk e shikon sa i semure qe je ? Beje rregullisht dhe mos komento pas elektroshokut , se ti shkruan ate qe ke ne koke ne momentin e krizes , por haron te lexosh perse behet fjale . Une te dua te miren , pa te keshilloj , se qe t’a dish ti Xume , jemi patriote . Babai yt , vinte gjithmone ne Korçe , nga Protopapa dhe shiste qepka te njoma me pese leka tufken . Edhe ai s’mbushte aq mire , po ama , qe shume me mire se ty nga trute . Atij , po t’i kerkonje qepka , te jepte qepka , ndersa ty , po te te kerkosh qepka , rrezik qe te jep kastraveca (sallatore desha te them) . Eh , more Xume , sa me dhimbesh , rrofsh fino a domani pomerigio !

    Reply to this comment
    • per pushtin nga korça August 21, 08:48

      A KA ME TE TRASHE SE KORÇARET ?

      nuk besoj qe ne kete bote te kete bëmësëzë me te mangut me tru se korçaret. Darvini i madh, para se te shkonte ne Galapagos, u ndal ne Korçe, sepse edhe asokohe “gjithe rruget te çonin ne Korçe”, ku edhe hodhi nocionet e para te “majmuneve te shndruar ne njerez”. Pas perfundimit te studimeve, ai retushoi teorine e tij, korçaret i quajti “MAJMUNE TE VONUAR”, sepse “me dashuri e qetesi” akoma edhe sot, si ahere, vazhdojne te mbartin jo vetem tipare te majmunerise por edhe shumicen e sjelljeve te tyre te bashkesise majmunore.

      Edhe regjizori hollivudian Schalffner, per xhirimin e filmit “Planet of the Apes (Planeti i Majmuneve) skenat i xhiroi ne Korçe, ku gjeti edhe aktoret me origjinale te me te afert me majmunet.

      Hudhi nje sy skenes me seks: ajo majmunja me shalet perpjete eshte jot’eme….

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim