POLITIKË / Plaku Titit ua myll gojën Ed Ramës, Sal Berishës e tjerëve

May 9, 2018 18:01

POLITIKË / Plaku Titit ua myll gojën Ed Ramës, Sal Berishës e tjerëve

 

Një episod i rrallë i pjesëmarrjes aktive qytetare në politikëbërje, madje deri në nivelet më të larta, shtë raportuar të enjten e kaluar, dhe siç njoftojnë burimet, ylli i kësaj ngjarjeje ka qenë plaku Titit.

I njoftuar që një ditë më parë për seancën e rëndësishme parlamentare të së enjtes, plaku Titit, 68 vjeçar, është përgatitur shpirtërisht, thonë burime të mira për Gojët e Liga, dhe zuri një pozicion strategjik përballë televizorit të madh plazma në sallonin e shtëpisë.

Pasi rrufisi një kafe meraklie dhe filloi të shpëlajë gurmazin me hurba të vockla rakie, plaku Titit bëri disa minuta durim derisa të nxehej loja në seancën e Kuvendit që transmetohej live nga disa televizione, pastaj kaloi në kundërsulm.

Çuditërisht viktima e tij e parë mbante emrin e Erjon Braçes.

“Po Erjono, po”, iu përvesh atij plaku Titit, “bjeri daulles ti, bjeri. Ke dhetë vjet qi bo gam-gam mër jahu. Nuk zgidhen me llafe kto punë mër plak!”

Menjëherë pasi deputeti socialist Ulsi Manja reagoi për një përmendje emri nga opozita e djathtë, plaku Titit hyri në lojë:

“Ulsio, o kollaj me fol nga karrigia. Pse s’u bone ti ministër, kur qeke kaq i zoti? Ho me?”

Një pauzë për të rimbushur gotëzën e rakisë, mjaftoi që 68 vjeçari të rikarikohej dhe t’i masakronte në breshëri tre deputetë demokratë. Ja ç’tha ai kundrejt:

Tritan Shehut: “Tritono, amon plako. Amon se të njof qysh n’fillore. Mylle gabzherin, m’qafsh”.

Albana Vokshit: “Moooos, prapë kjo….”, dhe ndërroi stacionin për pesë minuta.

Grida Dumës: “Ehh mi goc, e di unë ç’do tinnaaa!!!”

Në këtë moment, thonë burimet, vetë Titit që po dëgjonte nga dhoma tjetër, i ngriu gjaku se mos i ati këpuste ndonjë llaf me ngjyrime emocionale nga ato që dëgjohen deri jashtë në rrugë. Por plaku vazhdoi:

“Ti do me t’bo Luli ministre, po s’ke me u bo, se as Luli s’bohet gjallë në botë kryministër!”

 Burimet gjithnjë e më të surprizuara, vunë re se plaku Titit i përballoi shkëlqyeshëm debatet e zgjatura të seancës, herë duke u mbrojtur me argumente të forta dhe të arsyetuara, e herë duke kaluar kundërsulm të befasishëm me të gjitha bateritë.

Petrit Vasili uli kokën me turp, Nard Ndoka u përplas në karrige i dorëzuar, ndërsa Sadri Abazi i hodhi nga televizori një vështrim simpatie.

Kjo performancë virtule në kreshendo, nuk mund të mbyllej përveçse me betejat gladiatoreske kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Kryeministri ishte duke folur për projektin qeveritar “Plani dyvjeçar do na sjellë begatinë”, kur plaku Titit ja zuri fjalën në fyt:

“Ça plani mër! Ç’i kini këto budallalliqe mër! Jepni mër popllit bukë me hongër, se e rropët në shtat’ lëkurë!”

Ndërsa kulmi i kulmeve erdhi me Berishën, që me neutralitet po konstatonte për të disatën herë se qeveria ishte e lidhur me krimin. Aty plaku Titit u çua në këmbë dhe bërtiti:

“Sale, kamunist ishe dhe kamunist mete! Kom pas respekt, po lene at muhabet se u plake dhe s’u ngope tuj ja mor shpyrtin ktij veni! Ik o Sale, ik!”

Dhe hodhi një vështrim triumfator në sallonin e shtëpisë.

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike shumë e dhanme pas debateve politike me televizorin

May 9, 2018 18:01
Komento

5 Komente

  1. Paul Tedeschini May 10, 10:37

    “…plaku Titit, 68 vjeçar….”

    Jeni ne vehte morè!
    68 vjeçeri quhet plak?!?

    Reply to this comment
  2. tak May 10, 11:30

    Tedeschini, kam pershtypjen eshte zhargon, ‘plaku Titit’ dmth babai i Titit. Duket sikur ngjarjen e tregojne shoket e Titit, s’ka lidhje me moshen

    Reply to this comment
  3. Humori dhe satira ka qene dhe do te mbetet monopol i popujve qe kerkojne progres njerezor. May 12, 07:48

    Sic po duken bathet,pushteti po shkon drejt Titit me miq e shoke,kurse pordhet e ” plakut”tit,do i kalohen me ligjin 7501 dhe aluizmin ne pronesi te politikaneve te politikave bastarde te Tiranes zyrtare deri me sot,ngase pordhet e tyre kaluan jo vetem mehallen,por dhe vendin duke u bere te pa durueshme per boten.Humori e satira jane gjysma e se vertetes;thote populli,dhe kete po e verteton Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Demriminalizimit,e kerkuar me force nga SOVRANI,SHBA,e BE.Besoni,binduni dhe rrefehuni sa nuke eshte vone,qe populli,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.Tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,koha hecen ajo nuke ndalet,se e ka bekuar ZOTI.

    Reply to this comment
  4. Astrit shba May 12, 21:35

    Plaku titi rshte nje puthador dhe karjerist icmendur,ai ka bete karjere ne saje te likes e mones dhe i eshte shum mirnjohes ate tani i kerkojne cdo dite te lehi si qen i rrahur nga mengjezi deri ne darke.Nga sharjet e ofendimet me te spikura kane qene ato per edvinin djalin e kristaqit,por eshte cudi e madhe qe megjithse e kabere ge cmendur e cdo te keqe i kangjtur qe mund te kete njeru ky o shari prej tij ka vee nje bast me publikun per mosti kthyer pergjigje,sipas sentezes qent le te lehin karvani ecen perpara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*