POLITIKË / Rebelohet Çuni Fariut, kërkon ta thërrasin në emër!

May 24, 2018 11:43

POLITIKË / Rebelohet Çuni Fariut, kërkon ta thërrasin në emër!

 

Një shpërthim legjitim nervoziteti pësoi ditët e fundit deputeti i PD-së Çuni i Fahri Balliut, të cilit me dashakeqësi kundërshtarët politikë nuk i thërrasin në emër. Jo vetëm kaq, por gërmën H dhe nyjëzën I përtojnë ta shqiptojnë dhe i bien akoma më shkurt, Çuni Fariut. Edhe pse fakti që Çuni Fariut ia arriti ditës të ketë kundërshtarë politikë ja ka përkëdhelur disi sedrën, ai nuk e ka kapërdirë dot që vazhdimisht e identifikojnë me të atin.

  Kështu, erdhi dita që në një komision parlamentar, (po po, Çuni Fariut merr pjesë në komisione parlamentare), ai të shpërthejë ndaj atyre që insistojnë të mos ia përmendin emrin.

“Mos ma përmendni më babën, unë kam emrin tim, jam Çunni Fari Balliu,” ngriti zërin Çuni Fariut, të cilin në Pogradec e njohin si Fariçka. Dhe shtoi duke i sfiduar të gjithë publikisht:

“Baba ka punët e veta, unë të miat. Im atë, nëse ka zili famën time, po deshi le të quhet babi i Çunit Fariut!”

Siç mësojnë burime të Gojëve të Liga, Çuni Fariut po konsideron seriozisht që ta ndërrojë edhe emrin në gjendjen civile, duke mos e duruar dot ombrellën atërore që e ka penguar deri tani të bëjë një karrierë të vetën, të pavarur.

Një nga opsionet më të pëlqyera është Fari Junior, çka e distancon totalisht nga i ati dhe e bën një njësi individuale qartësisht të dallueshme.

Fakti është që çfarëdo rruge të zgjedhë larg punëve të të atit, Çuni Fariut e ka suksesin të garantuar.

Konkretisht, shumë shtëpi botuese në Amerikë dhe Europë kanë kërkuar bashkëpunimin e tij, që pas zbulimit epokal se librat para se të botohen, në fillim duhen shkruar.

Kushti i vogël që përpara çdo bashkëpunimi, Çuni Fariut duhet të kryejë studime të thelluara në shkrim e këndim, është një pengesë fare e vogël, pohojnë burimet.

“Po të dua unë, jo shkrim e këndim, por edhe aritmetikës i futem,” mësohet se ka deklaruar Çuni Fari Balliut.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike e prirur ndaj perfeksionimit të alfabetit

May 24, 2018 11:43
Komento

6 Komente

  1. anonim May 25, 07:25

    kete dhe ne paraqitje e ka bo zoti si ushtari i mire shvejk. nje trap qe mburret nepre podiume dhe jep mend kur eshte nje klluf,,,,

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit May 25, 09:03

    po, tamam perfeksionim alfabeti, kur Loçka i Fariut paska pesuar me shme shperthim nervoziteti sesa shperthim nervozizmi.

    Reply to this comment
  3. lato May 25, 11:43

    U munu Fariu te behet deputet,mazallah se e votonte populli,sidomos banoret e Lagjes vet.Mor po tre here e dergoi Sali Berisha kandidat ne zona te sigurta,ne lagjen Fushe mbret,ku votonin 100% per PD,populli sa shihte turirin e fariut,votonte PS.Njehere votoi Valentina Leskaj,njeheretjeter votoi Cim Hysen,njehere ali Senjefin.Me ne fund shkoi vete Sali Berisha tek Lagja Fariut tek shkolla Thoma Kalefi dhe zhvilloi nje takim te hapur me popullin demokrat.Une kam ca detyrime Fariut ,prandaj dua nga ju ta votoni!Populli ju pergjigj:-Me mire votojme DERR DHE ARIUN,SE TE VOTOJME FARIUN!
    Si konpensim sollen nga Anglia cunin e fariut,qe ta votojne ne vend te derrit dhe ariut.

    Reply to this comment
  4. PD May 26, 15:43

    Çuni i Gamorit
    Më në emër se kaq?!!!

    Reply to this comment
  5. Juli May 26, 18:39

    Ky e ka emrin Koqekanari.Babane ja quajne Fahri.

    Reply to this comment
  6. h May 31, 13:28

    Pse nuk quhet Çuni fariut ky ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*