Pollo: Po bojkotojmë Kuvendin për t’u bërë më të dëgjueshëm

September 2, 2014 09:03

Pollo: Po bojkotojmë Kuvendin për t’u bërë më të dëgjueshëm

Deputeti demokrat, Genc Pollo, thotë se bojkoti i Kuvendit është një metodë për t’u bërë më të dëgjueshëm.

Sipas tij, PD nuk ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend, dhe për këtë arsye betejën ka vendosur ta bëjë jashtë.

Sipas vendimit të marrë në korrik, mospjesmarrja në Kuvend që nuk mund të them është definitive. Ato janë karrige që elektorati ja ka deleguar PD dhe deputetëve të saj.

Kjo është një mënyrë për ta bërë të qartë se kemi të bëjmë me një situatë anormale.

 Është thjesht një instrument.

E rëndësishme është të përqëndrohemi në problemet që vinë nga mazhoranca.

Ndërkohë që gjithkush mund të gjykojë sa efektive është opozita.

Por, e rëndësishme për opozitën në kushtet e të mos pasurit numrat, është të ndërgjegjësojë opinionin për problemet që sjellin veprimet e Edi Ramës.

Në këto rrethana, cila është mënyra më e mirë e opozitës për të tërhequr vëmendjen ndaj këtyre shkeljeve trashanike që bën mazhoranca?

PD përpiqet t’i japë një përgjigje të duhur kësaj situate anormale, që unë nuk kujtohem ta kem përjetuar kështu në shumë vite të shkuara”, thotë ai për “Ora News”.

Pollo ndërkohë ka pranuar se në grupin parlamentar të PD-së ka pasur debate të forta në lidhje me bojkotin./b.l

September 2, 2014 09:03
Komento

5 Komente

  1. Eri September 2, 09:08

    Askush nuk po ju degjon ne brockullat qe thoni nga foltorja. Po kapeni me individet si sigurimsa te PPSH-se qe jeni dhe jo me politikat, problematiken dhe fenomenet qe duhet te beje ne fakt opozita e nje vendi. Po beheni qesharake duke denoncuar vetem ato raste kur ju preken interesat direkte dhe po heshtni ndaj nje plackitje te turpshme dhe kriminale si vjedhja e Bankes se Shqiperise. Jeni teresisht jo bashkepunues ne asnje reforme dhe po perpiqeni ta mbani kete vend me force ne terror, stres dhe varferi ekonomike dhe shpirterore. TURP!

    Reply to this comment
  2. malo September 2, 10:38

    Ndihma me e madhe qe i eshte dhene Kuvendit te shqiperise ne kete vit eshte bojkoti i deputeteve te PD. Kush i degjonte keta sharlatane te broçkullitenin me ore te tera. Keshtu ligjet do kalojne me nje diskutim normal. Kjo edhe per faktin se deputetet e PD jane pothuaj te gjithe te rrjedhur si i pari i tyre. Por kjo injorance totale e Bashes do sjelle sigurishte pasoje, sepse edhe ata pak militant te PD qe e mbeshtesnin duke shikuar qe lufta behet vetem per interesat e Bashes dhe Berishes, do shikojne punet e tyre dhe do ja varin PD .

    Reply to this comment
  3. Cibuku September 2, 10:59

    Beni mire qe e bojkotoni, sepse keshtu beheni edhe me te dhier nga c’kishit qene kur kishit pushtetin e shperdoruar. Mjere ky vend pa drejtesi!

    Reply to this comment
  4. patoku September 2, 11:53

    o pall kush po pyet ma per ju nuk pjerdh njeri ma per ju ju jeni organizate kriminale si ISIS

    Reply to this comment
  5. mir September 2, 12:10

    ste q,……njeri o pollo se i ben bibironin pis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*