Polonia dhe Rusia, paqja më e ftohtë

May 9, 2015 12:33

Polonia dhe Rusia, paqja më e ftohtë

Në Moskë ushtarët po përgatisin tanket për të përkujtuar në Sheshin e Kuq 70 vjetorin e rrëzimit të Adolf Hitlerit. Por duket as kur bëhet fjalë për të festuar mbarimin e një lufte, nuk ka paqe në Europën Lindore pas krizës së Ukrainës.

Si një sfidë ndaj Rusisë, Polonia ka ngritur natën e të enjtes një përkujtim paralel në qytetin verior të vendit Gdansk ku në vitet ’80 hodhi hapat e parë komunizmi dhe në 1939-ën u dëgjuan të shtënat e para të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët pushtuan Poloninë.

Me eventin e mbrëmjes së të enjtes, objektivi i presidentit polak Bronislaw Komorowski, ishte të thellonte izolimin e Vladimir Putin, izolim që filloi që pas marrjes së Krimesë dhe mbështetjes të rebelëve në lindje të Ukrainës. Eksperimenti i Gdasnk doli mirë vetëm në media, sepse as Angela Merkel dhe as François Hollande nuk kanë pranuar të marrin pjesë (ashtu siç nuk do ta bëjnë edhe në Moskë). Por Komorosëski u rrethua nga presidentët e pothuajse të gjitha vendeve fqinje të Europës lindore, përfshirë edhe ukrainasin Petro Poroshenko, presidentin e Këshillit Europian, polaku Donald Tusk dhe Ban Ki-moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Shndërrimi në një armë i një feste që deri pak kohësh festohej së bashku tregon se deri në cilën pikë kanë arritur tensionet mes Rusisë dhe Polonisë, një prej vendeve të BE që lufton më shumë që sanksionet ndaj Moskës të vazhdojnë.

Polakët e shijojnë rolin e tyre si ndëshkues të Putinit, brenda një rajoni ku çekët, hungarezët dhe sllovakët janë të prirur të ndërtojnë ura. “Kemi përshtypjen se pa ne, situata në lidhje me Rusinë mund të qetësohet”, shpjegon Marcin Zaborowski, drejtor i Institutit Polak të marrëdhënieve ndërkombëtare, Varshava dyshon se pa vendosmërinë e saj, interesat ekonomikë dhe pacifizmi tradicional europian do ta bëjnë Brukselin që të harronte shumë shpejtë.

Ndërkohë që në Poloni nuk harrohet. Një hulumtim i Institutit të Çështjes Publike pohon se 76 % e qytetarëve kanë frikë nga një sulm ushtarak i Rusisë. Agnieszka Lada, një nga autorët e raportit thotë se nuk është një frikë konkrete, por pothuajse instinktive. “Nuk duam të alarmohemi dhe të flasim për Luftën e Ftohtë, por është e sigurt që njerëzit kanë kujtime të këqija nga Ushtria sovjetike dhe nuk kemi arritur t’i rregullojmë marrëdhëniet tona pavarësisht përpjekjeve. Afrohemi dhe largohemi vazhdimisht”, thotë ai.

May 9, 2015 12:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*