Polonia mbetet pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

July 3, 2018 15:48

Polonia mbetet pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

 

Adam Nawalka ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares së Polonisë, pas zhgënjimit të saj në Botërorin e Rusisë, ku u eliminua që në fazën e grupeve. Kjo vendimmarrje ishte e pashmangshme për të, sepse nuk mundi të mbante së bashku një dhomë zhveshjesh të ndarë, me Lewandowski të izoluar dhe kritikuar.

Për zëvendësuesin e Nawalka, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zibi Boniek, ka një zgjidhje italiane në mendje.

Në garë janë Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, dhe Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë. Kështu njofton prestigjiozja e njohur sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”.

Kujtojmë se Polonia do të përballet me axurrët më 7 shtator, në Bolonjë, në ndeshjen e parë të të sapokrijuarës, Liga e Kombeve.

Në fakt, vetë 60-vjeçari nga Sarmede, që drejtoi për 5 vite kuqezinjtë, duke i dërguar ata në finalet e “Euro 2016”, e ka deklaruar që para nisjes së “Rusia 2018”, se ka kontakte dhe mundësi për të drejtuar një finaliste të Botërorit të kësaj vere.

A është Polonia?

Kjo mbetet për t’u parë, por aty është hapur një “vend i lirë”. A do ta fitojë balotazhin me Prandellin në këtë rast, të presim e të shohim.

a.s/dita

July 3, 2018 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*