Polonia pretendon se Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë

March 3, 2018 13:20

Polonia pretendon se Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë

Polonia pretendon se Gjermania i detyrohet 850 miliardë dollarë dëme si pjesë e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Pretendimin e polakëve e ka shprehur Arkadiusz Mularczyk i partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi.

Ai drejton një ekip parlametar që u ngrit në muajin shtator për të vlerësuar dëmshpërbliminn që Gjermania duhet të japë si pasojë e pushtimit që kreu në vitin 1939.

“Po flasim për shuma të mëdha. Kjo është arsyeja pse Gjermania po ndjek një politikë që sfidon çdo pretendim dhe po e ndjek këtë politikë në të gjithë botën”, citohet ai në një deklaratë që tregon se Varshava po ngre çështjen e dëmshpërblimeve si kundërpeshë ndaj presionit të Berlinit në Bruksel.

Për Gjermaninë kjo çështje është zgjidhur në vitin 1953 përmes një rezolute të qeverisë komuniste të Polonisë që deklaronte se Gjermania kishte përmbushur detyrimet e veta dhe se nuk do të kërkohej më kompensim.

Sipas konservatorëve polakë, ai vendim nuk ka vlerë sepse u mor nën presionin sovjetik.

b.m. / dita

March 3, 2018 13:20
Komento

3 Komente

  1. Fatmiri March 3, 17:04

    Polonia paska deklaruar se Gjermania i paska permbushur detyrimet ndaj Polonise !Po Shqiperia qe nuk ka marre agje nga Gjermania : edhe emigrantet ne vend qe ti mbante e tu siguronte pune e kushte jetese i mbajti “ne kampet e internimit”si ne kohen e Hitlerit!Gjermanise duhet ti kerkohet ne rruge shteterore jo vetem reparacionet e luftes , por edhe shperblim per te internuarit ne kampet e cfarosjes se hitlerit!

    Reply to this comment
    • Bufi March 4, 05:58

      Pse e merr per te vertete kete qe shkruan bre Fatmir?
      Gjate L2B Gjermania pushtoi gjysmen e Polonise, gjysmen tjeter e pushtoi BRSS.
      Parazitet Gjermania i mbajti teper ne shtepine e saj.

      Reply to this comment
  2. Fatmiri March 3, 17:06

    Polonia paska deklaruar se Gjermania i paska permbushur detyrimet ndaj Polonise !Po Shqiperia qe nuk ka marre agje nga Gjermania : edhe emigrantet ne vend qe ti mbante e tu siguronte pune e kushte jetese i mbajti “ne kampet e internimit”si ne kohen e Hitlerit!Gjermanise duhet ti kerkohet ne rruge shteterore jo vetem reparacionet e luftes , por edhe shperblim per te internuarit ne kampet e cfarosjes se Hitlerit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*