Pompeo besimplotë për takimin Trump-Kim

May 31, 2018 21:42

Pompeo besimplotë për takimin Trump-Kim

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur se bisedimet për denuklearizimin e Koresë së Veriut po ecin në rrugën e duhur.

Pas takimit në Nju Jork me njërin prej zyrtarëve më të lartë të Penianit, Pompeo tha se ata kishin shënuar progres real.

Sipas tij, krahu i djathtë i Kim Jong-unit kishte mbërritur në Uashington me synimin për t’i dorëzuar një letër presidentit Donald Trump.

Gjenerali Kim Yong-chol është zyrtari më i lartë koreano-verior që viziton Shtetet e Bashkuara në gati 20 vite, edhe pse deri pak kohë më parë ka qenë i përfshirë në “listën e zezë” të amerikanëve.

Presidenti Trump anuloi planet për samitin e 12 qershorit me udhëheqësin koreano-verior, por prej atëherë, të dyja palët po përpiqen të rigjallërojnë mundësitë e mbajtjes së tij.

I programuar për t’u zhvilluar në Singapor, takimi dypalësh mes Trumpit dhe Kimit do të ishte i pari mes një presidenti në detyrë amerikan dhe kreut të shtetit komunist.

Në konferencën për shtyp të kësaj të enjteje, Pompeo tha se ky është një moment tejet i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, i cili nuk mund të shpërdorohet.

Kryediplomati amerikan tha gjithashtu se kjo është edhe një mundësi që të vjen një herë në jetë për të ndryshuar kursin për të mirën e botës, e për të nxituar drejt një epoke të re paqeje, prosperiteti dhe sigurie.

l.h/ dita

May 31, 2018 21:42
Komento

1 Koment

  1. Arben June 1, 17:19

    Takimet vip te trapit kete muaj

    Me 2 kim-at. Kardashianin (vajti e

    Veshur te MOS kemi keqkuptime)

    Dhe jong-un te korese veriut.

    Nje lider I vertete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*