Pompeo në Londër / Mesazhet e një vizite të papritur përpara mbërritjes së Trump në 3 qershor

May 11, 2019 16:27

Pompeo në Londër / Mesazhet e një vizite të papritur përpara mbërritjes së Trump në 3 qershor

Sekretari i Shtetit të SHBA Mike Pompeo është në Londër për disa bisedime më zyrtarë të lartë të Britanisë në lidhje me marrëdhëniet e veçanta mes dy shteteve, në një kohë kur njëri po përjeton tensione  të larta me Iranin e tjetri po përjeton probleme me daljen nga Bashkimi Europian, – bën me dije Dita, duke cituar median britanike.

Pompeo shkoi në Londër, pasi anulloi vizitën në Gjermani për një vizitë të paparashikuar në Bagdat, ku ai paralajmëroi autoritetet irakene në lidhje me atë që ai e quajti një kërcënim i afërt për interesat amerikane në Lindjen e Mesme.

Pas kësaj, Irani deklaroi se do të pezullonte pjesërisht marrëveshjen nukleare të vitit 2015, nga e cila presidenti Trump u pat tërhequr vitin e shkuar dhe Britania vazhdon të jetë pjesë.

Vizita e papritur e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në Britani nuk mund të konsiderohet vetëm si një vizitë kortezie për t’i treguar botës fuqinë e aleancës të dy superfuqive, në një kohë kur SHBA është gjithnjë e më e shqetësuar nga tensionet me Iranin dhe Britania nuk po shkëputet dot nga Bashkimi Europian shpejt dhe pa pasoja siç palnifikonte Theresa May.

Duhet theksuar se vizita e Pompeos paraprin atë të fiksuar më 3 qershor të presidentit Trump dhe se një prej temave ku Pompeo u fokusua më shumë në fjalën që mbajti për dyzet vjetorin e fitores së parë të zgjedhjeve nga Margaret Thatcher, pas takimeve me zyrtarët e lartë britanik, ishte marrëdhëniet tregtare të Britanisë me Kinën.

Në një kohë kur presidenti Trump në SHBA përgatitej të paralajmëronte ngritjen e taksës për produktet kineze, Sekretari i Shtetit Pompeo sulmoi Kinën dhe tha se informacionet e ndara nga inteligjenca amerikane mund të rrezikoheshin nga përfshirja e një kompanie kineze në rrjetin britanik të telekomunikacionit, raporton Dita duke cituar mediat e huaja.

Ndër të tjera Pompeo tha Kina ishte një kanosje multidimensionale për ekonominë dhe sigurinë: “një sfidë e një lloji krejt tjetër, një regjim autoritar që integrohet ekonomikisht në Perëndim”.

Duke pretenduar se Kina vidhte pronën intelektuale për qëllime ushtarake, Pompeo tha se Kina donte të dominonte në shumë fusha, ndërsa qeveria Britanike duhet të vendosë nëse ajo do ta lejojëHuawei, nje kompani kineze, të bëhet pjesë në ndërtimin e një rrjeti celular me teknologji të avancuar 5G.

Ndërsa Huawei mohon të jetë një rrezik sigurie, Pompeo pyeti nëse “Zonja e Hekurt” (Margaret Thatcher) do ta kishte lejuar Kinën “të kishte kontroll mbi internetin e së ardhmes”.

Diskutimi i Pompeos vjen rreth një javë pas shkarkimit të sekretarit për mbrojtjen Gavin Williamson, që kishte kundërshtuar të bashkëpunonte me firmën kineze, por ishte shkarkuar pasi disa informacione sekrete u bënë publike – shkruan Dita,

e.ll. / dita

May 11, 2019 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*