“Populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se të bilbilit”

August 28, 2018 09:54

“Populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se të bilbilit”

Në një letër drejtuar Kryeredaktorit lidhur me replikat në DITA për një projektligj “mbi dekomunistizimin” dhe censurën, autori Mehmet Metaj ndër të tjera përmend një histori mes poetit të njohur Lasgush Poradeci dhe Enver Hoxhës:

“Kur Enveri i tha në një takim Lasgush Poradecit se “ti Lasgush bën poezi të mira, por bëji pak më të thjeshta, që ti lexoj-kuptoj populli, ai iu përgjigj: po shoku Enver, por unë e di që populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se sa zërin e bilbilit, se është mësuar që këndezi e zgjon në mëngjez, por unë jam zë bilbili, kush të më lexoj, le të më lexoj..”

Autori shkruan se politika ka tentuar çdo herë të përdorë artin dhe letërsinë, por disa emra kanë rezistuar.

“Lasgush Poradeci apo Xhevahir Spahiu dhe të tjerë nuk u influencuan nga dogmat e kohës por bën poezi që lexohen me endje në çdo kohë. Në vitet ’35 Mbreti Zog promovoi tre shkrimtarë: Naim Frashërin, Ndre Mjedën dhe Gjergj Fishtën, dhe jo Migjenin, që ishte më i madhi i të mëdhenjëve sepse ai ishte talent që s’pranoi çensurë” – shkruan ai duke shtuar se në këtë kontekst përplasja e njohur “Kadare-Trebeshina” lë për të dëshëruar.

“Mbetën “armiq për jetë a vdekje’, por se kush është shkrimtar më i mirë kjo pak rëndësi ka ndërsa se kush ka lënë vepra të pacensuruara këtë do ta tregojë koha. Nuk arritën të nivelin e fisnikëve Gëtë dhe Shiler, që kur ata ishin në kulmin e tyre dhe gjermanët diskutonin dhe dolën disa shkrime gazetash duke shtruar çeshtjen se kush është më i madh Gëte apo Shiler, Gëte, i fyer, u prononcua vetë në shtypin e kohës duke thënë: “ju lutem mos na fyeni më duke debatuar se kush është më i madh, unë apo Shileri, kjo nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që të dy jemi gjermanë” – shkruan Metaj në letrën drejtuar kryeredaktorit të Ditës, Adrian Thano, e cila mund të lexohet e plotë duke klikuar KËTU

b.m. / dita

August 28, 2018 09:54
Komento

19 Komente

  1. Nunuja nga Cepani August 28, 12:15

    Lasgushi paskerka thene: ” Populi yne pelqen me shume zerin e kendezit,se te bilbilit”
    Cili do qofte kendezi apo bilbili,zeri me i bukur eshte ai qe pelqen populli. Dikujt mund t’i duket vetja se kendon si bilbili, po kur nuk te degjon populli,at’here nuk je bilbil,por ndoshta korb. Edhe korbit me shume i pelqen zeri i tij.
    Une them : ” Cildo qe nxier veten mbi popullin ,eshte injorant”

    Reply to this comment
    • AKILI August 28, 13:59

      Ne nje takim qe beri Ismail Kadare me naftetaret ne Patos rreth viteve tetedhjete, nje inxhinier e pyeti. Ti je i vleresuar sidomos ne europe, por une te them te drejten nuk i kuptoj ato qe shkruan. Dhe Ismaili ju pergjegj: Une shkruaj per ata qe kuptojne. Ne ket rast kush eshte injorant, ne qe nuk e kuptojme dhe hedhim balte mbi Ismailin, apo Europa qe e vlereson. Per ata qe nuk e kuptojne Lasgushin ka bejtexhinj qe shkruajne pse duhet ti themi Lasgushi ne bejtexhi.

      Reply to this comment
  2. Nunuja nga Cepani August 28, 15:51

    Nerastese Ismail Kadare ka shkruar per Europen e jo per popullin e tij,perseri dal ne ate qe kam thene se ,ai qe del me i mencur se populli i vet eshte injorant. E them pa ndroje. Edhe Ismail Kadareja ne pergjigjen qe i ka dhene nje inxhinjeri ,perseri nuk po i them injorant sepse nuk eshte ,por mendjemadh e perbuzes ndaj popullit. Me shqip i ka pelqyer vetja.

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit August 28, 23:55

      Per njerez si puna jote e ka mire Kadareja nese perbuz (theksi gjithmon nese)
      Romanet e tij jane hymne per vendin e tij dhe popullin e tij aq sa e quajn shum nacionalist per ti dhene “Nobelin”
      Para se te hapesh gojen shiko qe te jete i takum truni!

      Reply to this comment
  3. kati August 28, 17:18

    Faktikisht duhet të pëlqejnë zërin e milingonës

    Reply to this comment
  4. Pellazgos August 28, 18:44

    Pyetja eshte qe pse mohonte vetveten Llazari i Sotirit ne nje vend myslimane apo me ndikim Katolike si Lasgushi?
    Pse me Psevdho Onoma (pseudonim) Lasgush?
    Apo origjinen e kemi qe nga Jeorgios Kastriotis ne Gjergj!
    Pse Aleksanros i Stavros nga Drenova ne Asdreni!
    Mund te ma spjegoje dikush?
    Po Milloshi i Gjergjit ne Migjeni ne nje vend te pushtuar nga Papa dhe Osmanet?
    Keto jane pyetjet qe duhet te pergjigjet “intelugjenca” shqipetare dhe jo mohimit te zones Vorio Epir kur vete Marin Barleti kete vend e quante Epir dhe Prijesin e Tij Jeorgios Kastriotis Epirote.
    Skenderbeu ishte krenare qe ishte pasardhes i Pirros,i Megas Aleksandros,i Axileas i quajture Akil!
    Si mund te ishte i degjeneruar Jeorgios Kastros sipas “historianit” Xhufi qe 20 vjet ishte Orthodhokse dhe ketu flasim per 11 shekuj Perandori Greke Orthodhokse te Bizantit,20 vjet i (detyruar) myslimane dhe pasi i “dhane” disa feanga Papa i Venedikut u be Katolike!
    Po ky sikur ishte cliruesi i Krishterimit,si ka mundesi te ndronte karakterin dhe Identitetin sikur ishte Xhampkete per pak franga?
    Ketu eshte Berisha qe nuk ka njeri me te degjeneruar dhe nuk e ndron qe nuk e ndron Allahun e ardhur turist jo me lufte sic shkruan “historia” e Albanise.

    Reply to this comment
  5. GRANIT DRENICA August 28, 18:47

    ZËRI I këndezit, veçanërisht e paralajmëron dritën dhe ditën dhe i ZGJON njerëzit dhe BOTËN nga gjumi; kurse zëri i bilbili, perveç që i miklon, smiklon, turbullon etj. sytë njjerëzve, ZËRI i bilbilit edhe i ven në GJUMË, njerëzit !?
    …Prandaj, vetvetishëm po nënkuptohet dhe po kuptohet se KËNDEZI e don botën;e don jetën dhe i don aq shumë njerëzit; ndërkaq që bilbili, krejt qartë vetëkuptohet, se e don vetëm vetveten por JO edhe tjetërkë; dhe, vetëm prej aq sa thash këtu,sipër për BILBILIN, BILBILI jo që nuk i do njerëzit, po, mos edhe i urren, madje shumë ?!

    Reply to this comment
  6. Rr. B. Gramshi August 28, 19:44

    Nunuja nga Cepani,
    qe Lasgushi eshte bilbili i poezise lirike te Shqiperise nuk ka as me te voglin dyshim dhe asnje diskutim.
    Po ti ku ben pjese ?! Tek Grifsha apo Cinxamiu ose si i thoni ju andej nga Cepani, Ferraku?!

    Reply to this comment
  7. Pensionisti August 28, 20:00

    “Art per art”apo art ne sherbim te njerezimit?!

    Reply to this comment
  8. demo August 28, 20:01

    Te madhit Muhamet i con Selam dhe e pyet Imami Omar Khajam.
    O Muhamet me thuaj mor aman,pse dhallen ben hallall,veren Haram!?
    Pergjigjet Muhameti me selam:-Nuk me kuptove Imam Omar Khajam!
    Dhallen hallall per lolot mor aman,Veren per t`urtet nuk e benj haram!

    Reply to this comment
  9. Kasandra August 28, 23:26

    Këndezi dhe bilbili:
    Në kuptimin e drejtpërdrejtë thënia e Lasgush Poradecit se populli pëlqen më shumë zërin e këndezit se të bilbilit është më shumë shprehje pakënaqësie se realitet. Po ja që koha ishte plotë me vështirësi e probleme me të cilat shpirti delikat i poetit nuk mund të pajtohej.
    Në kuptimin figurativ ajo thënie përcjellë një paragjykim të poetit ndaj popullit dhe udhëheqësit të tij duke e cilësuar zërin e bilbilit superior. Llogjikisht një vepër arti sa më e përsosur të jetë aq më shumë e ndriçon idenë e saj, nuk e errëson atë që të mos kuptohet. Figurat letrare që nuk kuptohen marrin emra dhe domethënie të tjera. Tani mbetet të na tregojnë se çfarë përgjigje mori bilbili nga bashkëbiseduesi me “zë këndezi”, ” kënga e të cilit” vazhdon të ndriçojë shtëpitë tona.
    Nëse kjo thënie është shqiptuar midis miqsh si mllef artistik për regjimin politik atëhere ajo flet shumë për të dhe miqtë e tij në një kohë kur luftohej për rimëkëmbje kundër errësirës, analfabetizmit, prapambetjes shekullore dhe shkatërrimeve nga lufta. Një poezi cilësore reale që të mbante vulën e idealit të kohës, sakrificat, punën ndërtimtare dhe përmirësimin e jetës përmes vështirësive do të kontribuonte më shumë në rritjen e shkrimtarit dhe në forcimin e “themeleve të shpirtit të kombit”, siç i pëlqente shkrimtarit të shprehej. Po ai u tërhoq në vetminë e artit të tij. Shpirti ka nevojë për të gjitha, pra edhe për kënaqësi estetike dhe artistike që frymëzohen nga jeta dhe koha, në rastin tonë nga mrekullitë dhe bukuritë që ndërtoi mendja dhe dora e njeriut shqiptar icili la pas errësirën dhe prapambetjen në përpjekje të paepur me skamjen, vështirësitë dhe luftën për egzistencë kombëtare.
    Lasgush Poradeci ka thënë se shkrimtari s’ka ç’të thotë nëse nuk flet vepra e tij dhe vepra e Lasgushit flet shumë me bukurinë dhe artin e saj. Pra vepra është ajo që mbetet në çdo fushë, por asnjë vepër dhe asnjë figurë nuk bëhet më e madhe nga ç’është me lavdërime në dëm të figurave të tjera. Kasandra.

    Reply to this comment
  10. NNP August 29, 00:04

    Lasgushi qe per kohen e vet ndoshta i mire si poet(pasi deshtoi ne fushen per te cilen u arsimua)Qe kohe kur 90 perqind e popullit qe analfabet e dihet se ne mbreterine e erresires ai qe ka nje sy eshte mbret. Ai qe nje bejtexhi idhnak qe vuanta nga egomania Koha tregoi vleren e tijSot pervec ijnoranteve e tendenciozeve askush nuk e fut ate ne listen e te medhenjve per nga vlera por vetem nga koha kur me gishta numuroheshin poetet e verteteSot po ta krahasoesh me poetet aktual une nuk e krahasoj as me Arben Duken.

    Reply to this comment
  11. Shaqo August 29, 13:31

    Lasgushi nuk eshte takuar asnjehere me Enverin, por ky Mehmet Metaj, duke dashur ta paraqes Enverin inferior para Lasgushit??!!! injoron vehten se tepermi, se askush nuk beson se Enveri do te tulatej para thenieve te Lasgushit. Lasgushi mund ta kete thene kete shprehje para ndonje auditori me nivelin e Mehmetit.
    Ose Mehmeti provincial i ka me te degjuar dhe do t’i beje te besueshme barcoletat.

    Reply to this comment
  12. pensionisti August 29, 14:23

    Zoti Rr.B. Gramshi.
    Ne radhe te pare te falenderoj qe ke lexuar komentin tim.
    Une s’kam thene se a ishte apo jo bilbil Lasgushi. As e kam thene e as e them.pavarsishte se cili shte mendimi im.Sepse nuk me kane autorizuar ta bej kete,ashtu si u kane atorizuar edhe ju te percaktoni se cili eshte grifsh,cincami ,apo ferrak. Une jam nje njeri e jo shpend. Une thash dhe po e perseris prap:
    Ai poet apo shkrimtar qe vlereson veten e tij mbi popullin eshte injorant. Te thuash se populli im pelqen zerin e kendezit se sa te bilbilit,ku bilbili eshte Lazgushi, tregon mendje madhesi,pse jo dhe injorance. Do te thot se populli per te cilin ka shkruar Lasgushi qenkerka injorant e vetem Lasgushi paskerka qene i mencuri,i dituri. Po Migjeni a ishte bilbil? Pse populli imbante shkrimet re tij ne gji ? Po Naimi,Cajupi ,Ndre Mjeda , Vaso Pasha , poemen e te cilit e dinte i madh e i vogel ,a nuk ishin bilbila qe populli i kuptonte?
    Edhe pergjigja e Ismail Kadares eshte po ne te njejten linje. Ju s’me kuptoni ,por me kupton Europa… Respekte ,Gramshi,Respekte !

    Reply to this comment
  13. GRANIT DRENICA August 29, 16:19

    ART me vlernën më të lartë dhe me vlerë të vëretetë, është vetëm AI ART që kuptohet nga të gjithë dhe që është i vlefshëm dhe i dobishëm për të gjithë!

    …Këndezi këndon në të gjitha kohët, në tgjitha stinët dhe kudo; kurse, BILBILI këndon vetëm në pranverë ku ka lule e kur ka lule!? …Nuk ka KËNGËTAR më popullor, më i thjeshtë, më i dëshirueshëm dhe më simpatik se KËNDEZI dhe, jo BILBILI !?!

    Reply to this comment
  14. Rr. B. Gramshi August 29, 17:21

    Nunuja apo pensionisti nga Cepani,
    e lexova komentin tend mbasi njoh nje Nunu diku andej nga ato ane te Skraparit icili ka punuar mesues.
    Arsyeja qe iu pergjigja komentit tend eshte se shume pseudointelektuale dhe injorante, (nuk do desheroja qe ti te beje pjese me ata), kane nje mani per te diskutuar , ironizuar dhe qe shkojne deri ne ofendime te ulta dhe te ndyra ndaj artisteve ikona te kombit tone.
    Normalisht lind pyetja; kush jane keta “kapacitete” qe marin guximin te perdhosin artistet qe nderojne kombin tone neper bote dhe na bejne edhe ne te ndihemi krenare!?
    Une do te thosha pa medyshje ata jane kriminele qe me ose pa dashje kerkojne te shkaterrojne kulturen tone dhe te na percajne si komb.
    Une per vetem time mundohem per aq sa kam mundesi t’i dua dhe vleresoje te gjithe ata artiste qe me pelqejne, pa dallim kohe, rryme arti, apo sistemi qe kane jetuar dhe krijuar veprat e tyre. Ne rast se ndonje prej tyre nuk ben pjese ne shijet e mija artistike kurre nuk e ironizoj apo ofendoje, duke menduar se keshtu mbroj kulturen e vendit tim dhe do te desheroja qe keshtu te vepronin te gjithe ata qe ndihen shqipetare.

    Reply to this comment
  15. Dashamiresi D August 30, 14:22

    Mua me mjaftojne dy kometet:Granit Drenica dhe Rr.B.Gramshi.ne ta ke ku qendron.
    Megjithate secili ka mendien e vet.Puna eshte te dish te zgjedhish te qenen pergjithesuese per mire…
    Fjala e keqe po u tha,s’ka ,s uji oqeaneve nuk e lan.
    Secili ka vendin e vet,lum ai qe di ta percaktoje.
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  16. Messerschmidt August 31, 08:12

    Kete thenie te Lasgush Poradecit nuk mund te komentohet me dy rreshta !
    Per mendimin tim Lazgushi ka ditur shume me teper se sa kujtojne disa ketu per Hoxhen sa dicka shume misterioze e ka bere ate qe mos ta krruante shume me Gushon! Diku kam lexuar se Gusho Poradeci ka qene Mason ndoshata kjo eshte dhe arsyja pse Dullistet albanezi nuk u krruajten me Poradecin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*