Popullit nuk i interesojnë fare kolltuqe-humburit!

November 14, 2017 10:33

Popullit nuk i interesojnë fare kolltuqe-humburit!

Vetëm me kronikën e zezë,

nis edhe mbaron gjithë dita,

dhe e zeza bëhet dhe më e zezë,

nga llogjet që këput opozita!

 

Qeveria duhet të bëjë më pak polemika,

dhe jo vetëm sipas Arben Dukës,

se popullit në kockë i ka shkuar thika,

dhe shikon tavolinën e bukës!

 

Populli shikon tavolinën e bukës,

dhe s’i bën përshtypje asnjë lloj kushtrimi,

ai shikon e shikon i menduar,

nëse është shtuar-a pakësuar ushqimi?!

 

Ai është indiferent ndaj revolucionit,

revolucionit që kërkojnë “burrat”,

po shikon e shikon me vëmendje,

nëse janë ulur-apo janë ngritur faturat!

 

Populli nuk do t’ja dijë fare për partitë,

për dashuritë e tyre të zjarrta,

ai ka votuar për më shumë bukë e më shumë punë,

për rroga e pensione të larta!

 

S’do t’ja dijë për ata që i humbën kolltuqet,

e që duan t’i rimarrin shpejt përsëri,

populli kërkon një jetë më të denjë,

do më shumë kujdes e më shumë siguri!

 

Popullit nuk i interesojnë kolltuqe-humburit,

që shfaqen në formën e Petrit Vasilit,

dhe di ta kuptojë dashurinë e sinqertë,

nga lotët fallco të krokodilit!

 

Me sy të lirë e shohim varfërinë,

dhe jo nga politika e madhe,

po ndaj e kemi zgjedhur qeverinë,

për reforma dhe politika sociale!

 

Qeveria duhet të dali me urgjencë,

nga rrethi vicioz i hashashit,

ajo duhet të bëjë punët e përditshme,

“politikën e madhe” t’ja lërë Monës e Lulashit!

 

Debatet shterpe me median,

né jetët e njerëzve nuk kanë asnjë rol,

dhe në këto raporte askush s’do t’ja dijë,

se kush është engjëll dhe kush është gogol!

 

Rama duhet të vazhdojë të shkojë,

direkt me popullin të flasi,

por duhet kokëulur të dëgjojë,

e jo me zë të lartë t’i bërtasi!

 

Partneriteti me publikun në qeverisje,

absolutisht që nuk është një zbulim i ri,

a s’janë zgjedhur direkt nga populli,

ata që kishim dhe kemi në qeveri?!

 

A.Duka

November 14, 2017 10:33
Komento

3 Komente

  1. info analitike November 14, 17:25

    Po nese popullit nuk i interesojne kolltuqe humburit, ty perse te dogji xhani per Tahorrin o bejtexhi?

    Reply to this comment
  2. Shahisti November 14, 23:05

    Ku ka popull mer bejtexhi, akoma me konceptet e vjetra qe genjenin njerezit. He or bejte, a eshte popull Prifti? Popull eshte vetem ai qe vuan per buke? Po ai qe fiton me thes, eshte popull? Lereni popullin se eshte koncept abstrakt.

    Reply to this comment
  3. Populli November 15, 10:07

    “…se popullit ne kocke i ka shkuar thika…”
    Shiko-shiko Dukes, i paskan ardhur syte,
    po sheh fukarallekun qe popullin po mbyt,
    dhe pastaj vazhdon prap avazin e vjeter,
    i lutet popullit te duroje Ramen patjeter,
    me thike ne kocke populli te duroje,
    deri kur Rama ne esfel ta dergoje,
    keshtu lutet Duka perdit e pernat,
    se vetem me Ramen ndjehet rehat,
    ka hak diteziu se Rama e kuroi,
    me fonde qeverie ne Itali e dergoi,
    atje Duka u ngjall se ketu po fironte,
    nga “Mjekesia” e Beqes, gadi po mbaronte,
    pra ka hak Duka qe per Ramen lutet,
    packa se popullit thika ne kocke i futet,
    Populli o Duke po heq te zite e ullirit,
    nga qeveri e qelbur e Rame kellirit,
    kur popullit i mungon buka ne tavoline,
    mbaj mend o Duke : Mallkon Qeverine!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*