Por idetë duhet të mbushen tani me përmbajtje…

January 23, 2018 03:50

Por idetë duhet të mbushen tani me përmbajtje…

Duhet fillimisht që SPD-ja të vendosë për koalicion të ri me Angela Merkelin. Por çfarë do të ndodhë, nëse kjo nuk funksionon? A merr fund edhe Europa?, pyet një gazetar francez.

“Entuziazmi im për Europën nuk varet nga partitë e tjera”, përgjigjet Merkel. Ajo dëshiron “që kjo të mos ndodhë.” Por Partia Socialdemokrate është ajo që vendos.

Edhe presidenti francez, shpreson si kancelarja, por nuk bën parashikime. Sipas tij “SPD ka treguar ambicie të madhe europiane”, edhe kancelarja ka ambicie të madhe europiane. “Këto shkojnë perfekt”.

Macron nuk e fsheh se vazhdimi i koalicionit të madh për të është absolutisht i rëndësishëm.

Pas takimit të ministrave të Financave, Bruno le Maire dhe Peter Altmeier (17.01) dhe një ujdie për reformën e eurozonës deri në fillim të verës janë vënë piketat për hapat e para për një fond europian të krizës dhe buxhet investimesh. Edhe unioni bankar pritet të bëjë hapa përpara.

“Po të shohim se çfarë po bën SHBA, (ulje radikale taksash) atëherë koha nuk pret”, thotë Merkel. Edhe Macron shprehet se nuk duhet të grindemi për instrumentet, por të ecim hap pas hapi përpara. Si në çështjen e mbrojtjes, edhe atë të politikës ekonomike europiane- gjithkund duhet të flasim “për modalitetet, se si mund të çojmë përpara bashkëpunimin në plan afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë”, thotë Macron.

Merkel dhe Macron premtuan një marrëveshje të re të Elysee-së. Sipas kancelares ajo i duhet përshtatur shekullit të ri. Por çfarë nënkupton kjo?

Të hënën( 22.1.) në Asamblenë Kombëtare në Paris së bashku me përfaqësues nga Bundestagu u festua 55 vjetori i themelimit të Marrëveshjes së Elysee-së. Ajo vendosi gurthemelin e bashkëpunimit gjermano-francez pas lufte, me shkëmbimin e nxënësve, partneritetet.

Kjo është histori, tani kërkohen impulse të reja. Macron dëshiron të afrojë më shumë Berlinin dhe Parisin. Por idetë duhet të mbushen tani me përmbajtje.

DW

January 23, 2018 03:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*