Sa shumë…porno!

Redaksia Online January 31, 2016 23:03

Sa shumë…porno!

Interneti dhe mënyra e sjelljes së shumë prej përdoruesve të tij kanë ndryshuar rrënjësisht me hyrjen e faqes YouPorn. Nga 2006 e deri sot, ata që e pëlqejnë këtë faqe kanë kaluar një kohë totale prej… 1,2 milion vitesh!

Nëse në mënyrë hipotetike supozojmë se përdorues të kësaj faqeje janë të 7 miliardë banorët e Tokës, atëherë i bie që çdonjëri të ketë parë mbi 14 video. Me një gjatësi mesatare prej 11 minutash për çdo film, do të duheshin 16 vjet për t’i parë të gjithë. Këto shifra janë mbledhur nga motori i kërkimit të videove pikante Pornwatchers.

Pas ekraneve me pamje të ndaluara për të miturit, siç tregojnë shifrat, fshihet komuniteti më i madh dhe më aktiv i botës së internetit, me më shumë se 7.5 milionë komente të lëna poshtë videove.

Ajo që ka habitur më shumë është orari i përdorimit të këtyre faqeve. Rreth 70 për qind e trafikut pornografik online gjenerohet në orarin 09:00-17:00, pra në orar pune.

Përsa i përket gjinisë së përdoruesve, shifrat nuk sjellin surpriza. Meshkujt vijojnë të jenë më të “djegur” për pornografi. Ata përbëjnë 2/3 e përdoruesve. / Dita /

Redaksia Online January 31, 2016 23:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*