Gjenerali amerikan për 5G: Liderët duhet të vendosin se kujt t’i besojnë

November 18, 2019 08:59

Gjenerali amerikan për 5G: Liderët duhet të vendosin se kujt t’i besojnë

Ndërtimi i rrjetit 5G në Shqipëri ishte në fokus të diskutimeve  të konferencës së mbajtur në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë.”

Generali, James Jomes, pati një mesazh të qartë për krerët e shtetit shqiptar në këtë drejtim.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO”.

“Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”, vijoi ai duke shtuar se Kina ka qëllimet e saj strategjike.

“Mund ta mendojmë si një rrip dixhital dhe një strategji rrugore dhe shumë vende po bien në një strategji të rrezikshme. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin.Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm ku 5G mund të shërbejë si kolona e pestë”.

 

o.j/dita

November 18, 2019 08:59
Komento

8 Komente

  1. LEON November 18, 09:16

    Amerikane!
    Lidery Ballknuk eshte I TUNDUESHEM.
    Ay zgjedh per tja dhene miljardat nje fshatari qe ka nje mejhane me kater karrike ne Donofrose,
    Nje gjys opinge nga Skenderaj ose nje sportelisti spitali.
    Investimi ne vendin e shqiponjave,eshte si te ecesh ne balterat thithese..
    lYDERI Eshte i fandaksur te zhytet ne kenetat e BOTES SE TRETE.
    Votoi njehere kunder SHBA ne OKB.

    Reply to this comment
  2. Dje gjate ndeshjes nuk funksionoj jo vetem interneti, por edhe thirrjet November 18, 09:26

    Nga njera ane flitet per 5G, nga ana tjeter kompania TELEKOM ose “T ” ( nuk jam i sigurt per dy kompanite e tjera Vodafon dhe Albtelekom ) dje gjate ndeshjes Shqiperi -France , deshtoj totalisht.
    As internet , as thirrje nuk mund te beje.
    Per çfare i paguajme gjithe keto fatura marramendese ??
    Po shteti a i kontrollon keto kompani qe nuk zbatojne kontratat me abonentet.
    Jo vetem AKEP- i, qe duhet te gjobisi dhe te marre masa te rrepta , por dhe mediat duhet ti demaskojne keto kompani qe vjedhin popullin.
    Ne cdo shtet tjeter po te ndodhte nje gje e tille , gjoba qe do te merrte nje kompani e tille do ishte me shume zero nga mbrapa

    Reply to this comment
    • Genti November 18, 14:16

      Nuk kane faj kompanite celulare, kur urdherohen qe te fikin antenat shperndarese nga Ministria e Brendshme. Kishin frike se mos u dergonte ndonje dron Francezeve Ballist Morina.

      Reply to this comment
  3. Shefqet Cela November 18, 10:01

    Në qoftë se vëndet e tjera europiane e preferojnë këtë rrjet, edhe ne nuk duhet të ngurojmë.
    Dy gjëra duhen vënë në kandar SIGURIA TEKNIKE DHE SIDOMOS AJO EKONOMIKE. Llafet ushtarake le ti mbajnë për vete.
    Nuk ma ha mëndja se gjeneralët janë të aftë në këto fusha.

    Reply to this comment
  4. Niku November 18, 12:47

    Ajo qe nuk kuptohet nga shqiptaret eshte qe “operation system” qe perdoret nuk eshte i sigurte dhe mund te nderhyet në sistem. Nuk mjafton vetem modernizimi, por duhet edhe siguria. Asnjerit nuk I pelqen qe te dhenat personale te perdoren nga keqberesit. Keto gjera kane ndodhur në shume variante, por në Shqiperi akoma nuk I vihet rendesi sigurise per secilin. Pra shkurt, shqiptaret mesojne duke e pesuar.

    Reply to this comment
    • Genti November 18, 14:50

      Se pari nuk quhet Operation System, por Operating System. Nejse. Teknologjia 5G eshte teknologji qe mundeson komunikimin midis pajisjeve te ndryshme Mobile Phones, GPRS routers etj dhe Internetit, duke perdorur rrjetin e antenave te celularit. Avantazhi i 5G eshte frekuenca me e larte e radiovaleve, e cila rrit ndjeshem dimensionin e bandes (Bandwidth) si dhe ndarja e paketave te komunikimt dhe transmetimit te sinkronizuar paralel te tyre. Kjo rrit ndjeshem shpejtesine e komunikimit midis serverit te kompanise celulare qe lidhet me internetin me fiberoptike dhe pajisjeve mobile qe shfrytezojne kete rrjet. Eshte si rrjeti 4G por me ndryshimin se mundeson shpejtesi shume me te larta midis Pajisje-rrjet celular. Kjo nuk ka lidhje fare me privatesine dhe integritetin e te dhenave, sepse eshte njelloj si te lidhesh me kabell nje komputer te zakonshem ne internet. Neqoftese kompania celulare apo ministria e brendshme pergjon, kanalizon dhe arkivon trafikun e internetit per arsye spiunazhi, kjo nuk ka lidhje me teknologjine e komunikimit, sepse behet me c’do lloj teknologjie. Neqoftese ju intereson privatesia, mbyllni urgjentisht Facebook, instagram. Mos perdorni Google Chrome apo Internet Explorer. Perdorni encryption ose VPN. Fshini gjithmone historikun e Browser. Mos perdorni Viber, Whatsapp, FB messenger por perdorni Signal Messenger. Mos perdorni Email-e te Yahoo, Google, Microsoft.

      Kjo gjithmone neqoftese shqetesoheni kaq shume per privatesine, se fajin nuk ju a ka teknologjia 5G.

      Reply to this comment
      • Niku November 18, 18:16

        Na zbulove “ameriken” o Genti! Fjala eshte per te gjithe sistemin dhe jo vetem per 5G-në. Te gjitha te dhenat personale te individeve po futen në kete sistem qe e gjithe bota e di qe nuk eshte e sigurte dhe mund te hyhet ashtu sikurse ka ndodhur me milione here neper bote. Problemi eshte tek pordhet shqiptare o Genti qe hiqen eksperte dhe e hane fare kollaj. Shikoni menyrat qe te mos futen në llogarite bankare se do ta pesoni keq.

        Reply to this comment
  5. Genti November 18, 15:24

    Dhe dicka tjeter. Shumica e telefonave ne perdorim, nuk e kane teknologjine 5G. Pothuajse 97%. Duhet te blini telefon te gjenerates se fundit 2019 dhe pak te shtrenjte, qe te shfrytezoni avantazhet e 5G. Kjo gjithmone neqoftese teknologjia suportohet edhe nga rrjeti ku eshte abonimi. Keshtu qe mos u shqetesoni edhe kaq shume pe hicgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim