Meta për Kosovën: Konsensus politik të brendshëm

September 12, 2018 15:52

Meta për Kosovën: Konsensus politik të brendshëm

 

“Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë”. Ka qenë kjo “porosia” e kreut të shtetit Ilir Meta gjatë takimit me kryeparlamentarin e Kosovës Kadri Veseli dhe zv.kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Meta nënvizoi se: “situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik”.

“Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”, – theksoi Meta.

a.s/dita

September 12, 2018 15:52
Komento

3 Komente

  1. M.t September 12, 16:45

    Aman ore kosovar, pse e ulni veten dhe takoni keto plehra si ilir meta dhe sali berisha ketu ne tirane. Keta jane njerzit qe shkaterruan shtetin dhe vrane popullin e tyre dhe gjithe shqiperin per interesat e tyre private. Nuk e kuptoj cfare prisni nga ky hajdut dhe kriminel ordiner, keto pese fjale qe u ka thene ky, sepse kaqe di vetem te thote, dhe me keto kerkon te duket demokrat dhe njeriu qe bene politiken ne ballkan, nuk i dinit ju ose nuk jeni ju prezent i ketyre veprimeve se cfare po ndodhe sot ne kosove. Me keto fjale ky ka shkaterruar gjithe klasen politike shqiptare duke mbrojtur veten dhe te gjithe hajdutet dhe kriminelet qe fshihen pas tij, dhe duke e mbajtur popullin shqiptar ne varferi te plote dhe te ndare nga europa. Ky nuk eshte ne gjendje te vendosi konsensus politike ne shqiperi, ose me sakt eshte percares i vendosjes se konsensusit midis forcave politike, per te mbuluar historite e tij. Pse e ulni veten ne nivelin e ketij hajduti dhe krimineli ordiner, por nuk i therrisni mendjes dhe te beheni nje grushte i vetem te mbroni dhe te ndertoni kosoven. Budallenje jeni juve qe takoni kete njeri pa shkolle, sepse per ate ka vetem nje diplome pa vlere, dhe prisni nga ky dhe nga sali berisha tu japi mend. Keto i kane ngelur shqipetareve si nje medalion teneqeje ne qafe dhe nuk po gjene dot rrugen si ti hedhi tej, sepse mbrohen nga mafjet kriminale dhe mbrojne njeri tjetrin duke nderruar karriket e pushtetit. Tregojeni veten qe jeni shqiptare dhe ne radhe te pare kosovar, dhe mos u merrni me halet e kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  2. petriti September 12, 17:02

    Sa i zgjuar ky mender presidenti yne, aferim.

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr September 12, 17:56

    Vete jep mend atje ku nuk ti kerkojne!Nuk ke vene rregull ne shtepin tende dhe u jep mend te tjereve!Durim te madh kane Kosovaret qe u degjojne !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*