“Porositë që më dha shefi i madh në Tiranë”, përgjimi nxjerr bisedën mes trafikantëve

October 17, 2017 22:53

“Porositë që më dha shefi i madh në Tiranë”, përgjimi nxjerr bisedën mes trafikantëve

Gjykata e Katanias, në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në “Top Story” u prezantuan detaje të reja nga kjo dosje.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

“Sipas Sabit, e rëndësishme është që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe më e rëndësishmja të mos i dalë emri atyre që i kanë dhënë para’ atij. Por, Moisiu i përgjigjet që nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë. Nga ana e tij, Sabi përsërit frikën që ka që nipi do të flasë për të tjerë që i ka dhënë para atij”.

Ky nuk është i vetmi rast që përmendet emri i Saimir Tahirit. Policia Italiane ka të evidentuar dhe automjetin tip “Audi” me targa AA 003 GB, me të cilin dy personat në fjalë kanë udhëtuar në drejtim të Siçilisë. Makinë e cila është në emër të Saimir Tahirit.

Në përgjimin e datës 2 mars 2014, thuhet se mes të arrestuarve është zhvilluar një bisedë për ndarje parash.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.

Në pasazhe të ndryshme në dosje se si Moisi Habilaj i tregon bashkëpunëtorëve të tyre italianë se sa e thjeshtë është të trafikosh mes Shqipërisë pasi policët janë të korruptuar. Gjatë bisedës mes Moisi Habilaj dhe Sebastiano Greco, Moisiu i thotë se nëse shkon në Shqipëri ta kuptojë se dosja është e korruptuar. Madje në disa raste, është vetë shefi i policisë që i ndihmon të fusin në makina thasët me lëndë narkotike.

Siç është dokumentuar në dosje, në maj të vitit 2015, peshkarexha italiane “Fatima” është ankoruar në gjirin e Porto Palermos, ku pasi është ngarkuar me lëndë narkotike është nisur në drejtim të Italisë. Hetimet kanë nisur në vitin 2013 dhe gjatë kësaj kohe, policia italiane ka arritur të bllokojë 3500 kg kanabis. Hetuesit kanë zbardhur edhe procesin e kultivimit të hashashit në Shqipëri, proces të cilin trafikantët kishin punësuar edhe femra.

1: Ç’a bën zemra, si është koha andej?

2: Koha është e vrenjtur. Ne po e mbledhim se është tharë.

1: E mblodhët dot? Thuaj Erit të ngulë disa hunj dhe të vërë nga ato llamarinat e vjetra në të dy anët e stallës. Po Shqipja me Lelën erdhën?

2: Nuk e morëm dot të gjithën se u prish zetori.

Moisi Habilaj në shumicën e kohës qëndronte në Itali, ndërsa i vëllai, Floriani, merrej kryesisht me problemet që lindnin në Shqipëri.

Në dosje përmendet takimi me një person të njohur si “Kapo”, siç del nga përgjimet dhe jepte shpjegime mbi dështimin e transfertave e drogës dhe konfliktet e grupeve të tjera.

F: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.

M: Pse?

F: Më kërkoi shefi i madh

M: Cfarë kërkonte?

F: Asgjë, për këtë… për situatën

M: Aha…fole direkt me të?

F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

M: E çfarë të tha?

F: Më pyeti si është situata

M: Që domethënë…?

F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)

F: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

M: Në rregull

F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

Policia italiane nuk ka një shpjegim se kush është kapo që kontrollon dhe mban qetësinë. Policia italiane ka përgjuar me shumë kujdes trafikantët menjëherë pas aksioneve të drogës. Meridian Sula duke folur për kapjen e një sasie prej 1300 kg hashash shpreh keqardhjen sikur të kishte humbur një fëmijë.

Meridiani thotë se i kishte parë policët italianë kur merrnin në supe drogën. Të arrestuarit ankohen me njëri-tjetrin se nga aksionet e policisë kanë humbur sasi të mëdha hashashi në Itali dhe se kanë në Shqipëri borxhe deri në 1 milionë euro. Droga shkonte në Itali jo vetëm me skafe, por edhe me peshkarexha.

Moisi Habilaj dhe Armando Sulaj janë përgjuar duke folur për peshkarexhën që do të ngarkohej me hashash.

Edhe në peshkarexhën me emrin “Fatima” janë kryer përgjigje ambientale për disa muaj. Anëtarët shqiptarë dhe italianë janë regjistruar gjatë përgatitjeve për transportin e hashashit. Në fund gjykatësja, Loredana Pezzino, firmosi urdhër arrestet me burg për 12 anëtarët e bandës, mes të cilëve edhe vëllezërit Habilaj.

October 17, 2017 22:53
Komento

10 Komente

  1. intelektuali October 17, 23:01

    EDI RAMA ESHTE AL KAPONE I SHQYPNISE ENVERISTE

    Edhe Al Kaponen federalet ne Cikago te SHBA e arrestuan pas pergjimeve te gjata dhe e rasen brenda vetem per mos pagime tatimesh,

    CFARE KA PER T’U CUDITUR KETU ME KRIMINELIN E EDVINIT SAIMIR TAHIRI?

    Po cfare duhet te beje me shume drogaxhiu Edi Rama qe t’ja nxjerre bojen shqyptareve ne syte e Botes?

    Reply to this comment
    • taqi October 18, 08:50

      Ti ontelektual ke nje problem te vogel me emrin sali szgjebja.

      Po ku i ka ngelur me boje shqypnize mire mendja e gjenkalles?

      Sali berisha dhe azem hajdari e bene shqiperine han me dy porta ne kohen e saliut te pare. A ngeli me boje per shqiptaret pas piramidave dhe 97-es???

      Reply to this comment
    • Rimi October 18, 08:55

      Po armet kush i shiti ne Irak,Afganistan Edi Rama o intelektuhale?Po drogen kush e futi per here te pare duke furnizuar mercenaret ne mbarre boten qe luftonin per te futur “dhjemokracine” ne vendet e pabindura ,Edi Rama apo “burri i shtetit”?Intelektuhale Edi Rama eshte qytetar e nuk ka “bir kurrve” qe e fut ne keto pislliqe qofshin keto edhe fabrika qe prodhojne te tille elemente per te zhvilluar te tilla skenare!Nje gje me bene pershtypje ne keto deshmi si ka mundsi qe permendet vetem emri i Saimirit e i kerkush tjetrit me me pak peshe ne kete histori!Mos me emrin Saimir nenkuptohet se sa para fiton Saliu se bashku me familjen????????Intelektual ke mesue boll ne kete gjuhe por Shqiperin kur nuk e mesove se Shqypni quhet pas viteve 90 ku bishat e zbrituna prej pyllit filluan shqyerrjen e saj ne te gjithe teritorin me prijsin e saj kryekrimin Sali Berisha e nen drejtimin e Fabrikes qe prodhoi keto vemje.

      Reply to this comment
  2. I ke lare duart....... October 18, 00:38

    Italianet jane shume te zot i kane gjurmuar qe ne vitin 2013 dhe ne 2017 bejne arrestime.
    Pepinot jane “Rob Zoti” te lene te behesh i pasur e pastaj te arrestojne, qe te blesh gjykatesit e te mos denohesh.
    Po ne Italine e ndershme “Halene e Europes” a koprementohen pushtetaret….. se nuk na del ndonje i tille i komplikuar apo ata jane vete koka e mafias dhe nuk ka fare kontrolle dhe pergjime, keto behen vetem ne Shqiperi qe ti kene trafikantet nen kontroll dhe te mos u ikin fitimet.

    Reply to this comment
  3. Bardhi Tolabi October 18, 00:40

    Ne se eshte i implikuar Saimir Tahiri,le te pergjigjet deri me nje.Une nuk jam as hajdut,as mbjelles dhe as shites kanabisi,as tarafikant droge.Si i tille,une nuk kam perse te mbroj te majte apo te djathte,te cilet implikohen realisht ne keto pislleqe.Jam i majte,por dua nje shtet te drejtuar prej politikenesh te paster dhe jo mafioze.Ne kete moment,une kerkoj qetesi ketu ne Shqiperi,sepse ne fluturojme me presh ne bythe.Cili drogaxhi,kontrabandist,trafikant apo kriminel,ne biznesin e tij,per t’u mbrojtur,nuk perdor aksh minister,deputet,apo shef policie?Une kerkoj qe “lufta” politike tek ne,te mos filloje sot vetem me fjalet e mafiozeve,ajo le te filloje mbasi drejtesia Italiane te thote fjalen e saj,te zbardhe te verteten dhe ne se Saimir Tahiri eshte i implikuar,t’i hiqet imuniteti dhe ti dorezohet drejtesise Italiane.Por kjo,te behet kur ta kerkojne atadhe jo te dhenat e paverifikuar deri me sot,por mbasi te hetohet dhe te ngrihet aktakuza perkatese…Sot per sot,Saimir Tahiri,gezon te drejten e prezumimit te pafajsise,per deri sa nuk ka nje vendim gjykate te formes te prere…Ky eshte shteti ligjor dhe i te drejtes,qe kerkojme te realizojme ne Shqiperi me “Vetingun”dhe jo deklaratat e mafiozeve apo te shtypit..
    E theksoj dhe njje here,nuk mbroj askend,por fjalet e mafiozeve,nuk zene vend ne llogjiken time….

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic October 18, 01:53

    Biseda duhert te jet e qellimshe per ta djegur dhe per ta poshtruar Sajmir Tahirin. Te gjith e dijen qe bisedat pergjohen, po keta pasken qen budallej.Prandaj kjo bisede te dyshon se eshte e qellimshme .!

    Reply to this comment
  5. Merqez Katunari October 18, 02:21

    Edhe saje qorri ministri i “sukseshem” I rilindjes po vjen era hale si cdo minister tjeter i dhjere.
    Fare e poshter nuk rrini dot pa perlyer me kriminelat. Vetem demagogji keni dhe mileti ju shkon nga pas si bageti

    Reply to this comment
  6. jo-genjeshtres October 18, 08:50

    Nese makina “Audi” me targa AA 003 GB eshte vertet ne emrin e Saimirit (ky informacion vjen nga policia sipas shkrimit), a mund te besohet se Saimiri ja ka dhene ne perdorim nje kusheriri te larget?
    Sot nuk ka vella e jo me kusheri pa interes.
    Makina eshte celesi iqe i hap deren e burgut Saimirit. Vetem ky fakt mjafton qe Rama si i afert i Saimirit te jape te pakten doreheqjen dhe PS-ja te zgjedhe nje te pakorruptuar.

    Reply to this comment
  7. timonieri pa patente October 18, 15:16

    Paska bo lek tmadh sajmua. Mendo sa ka bere ai bosi I vet.

    Reply to this comment
  8. "spartaku" i...... "njesitit guerril" . October 18, 16:49

    krim eshte; 1. islamizimi i shqiperise 2 .kthimi i prones ish pronareve 3.kompensimi i fa fund i ish te burgosurve “politik” . keto tre “shtylla” “demokratike”, çfarosen çdo veti njerezore dhe intelektuale te shqiptarit (legjetimuan feudalizmin osman, dmth dallimin gjenetik te njeriut karshi njeriut) .njeriu u be posedues i njeriut . skllavopronari ben çdo gje me skllavin . i pari i ka bllokuar te gjitha shtigjet e mundesise per te jetuar te dytit . tani ç’do gje ka mbaruar . e vetmja zgjidhje mund te jete : çdo shqiptar, qe s’e ka humb akoma identitetin e mire, prej njeriu te vertete, te shqyej nga breket, ku do qe te jene e kudo qe te çfaqen, “personazhet” me te spikatur, te kesaj situate, pa rruge dalje . dhe personazhet……dihen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*