Porti i Durrësit përballon transoqeanikët e Hong Kongut

October 27, 2015 11:49

Porti i Durrësit përballon transoqeanikët e Hong Kongut

Porti kryesor i venditt tonë, Durrësi përballon gjigantë transoqeanikë që transportojnë mallra importi dhe eksporti. Më 24 tetor 2015 mbërriti në portin e Durrësit anija “An Ning”. Ajo po shkarkon 10 005 tonë lidhje hekuri në kalatën (mol) nr. 5, Terminali Perëndimor ende në operim nga Autoriteti Portual Durrës (APD).

Mjeti lundrues me flamur të Kinës dhe që ka për pronar dhe menaxher kompaninë e Hong Kongut “Cosco HK Shipping” të Hong Kongut, është një transportues mallrash masive. Anija, e nisur nga porti spanjoll i Barcelonës më 20 tetor 2015, ka një tonazh të konsiderueshëm prej 55 256 tonësh, por që ka një thellësi zhytjeje prej 7,6 metrash, gjë që mundësoi bregëzimin në molin nr. 5, ku thellësia e akuatoriumit varion nga 7.9 në 9.85 metra.

Transportuesi është i gjatë 189.9 metra dhe i gjerë 32.3 metra. Është ndërtuar në vitin 2009 në kantierin kinez “Cosco Nantong Shipyard”.

E njëjta kompani e Hong Kongut “Cosco HK Shipping”, dërgoi në portin e Durrësit, më parë, në fillim të vitit në portin e Durrësit dhe tre transoqeanikë. Kështu më 28 shkurt 2015, anija “Jia Ning Shan” ngarkoi 30 mijë tonë klinker për eksport.

Kishte një tonazh gjithsej prej 57 599 tonë; gjatësi 199,9 metra dhe gjerësi 32.25 metra, zhytje 5,8 metra. Më 9 shkurt 2015, bregëzohet transportuesi i mallrave rinfuso “Jian Qiang” për të ngarkuar për eksport 25 mijë tonë klinker, lëndë e parë për çimento.

Tonazhi me ngarkesë arrin 46 807 tonë, ka një gjatësi 187,3 metra dhe gjerësi 32,24 metra. Më 29 janar 2015 u bregëzua transoqeaniku “Chang Qiang”, me peshë të vdekur të anijes 45 759 tonë, për të ngarkuar për Egjipt 25 mijë tonë klinker. Ka gjatësi 186 metra dhe gjerësi 30.4 metra.

October 27, 2015 11:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*