Portieri i Spanjës përjashtohet nga Euro 2016, i përfshirë në një skandal prostitucioni

June 10, 2016 16:43

Portieri i Spanjës përjashtohet nga Euro 2016, i përfshirë në një skandal prostitucioni

Portieri i kombëtares spanjolle dhe njëkohësisht i ekipit të Manchester United është përfshirë në një hetim të policisë, i cili është fokusuar mbi një regjisor filmash porno. Ai  akuzohet për prostitucion me të mitur.

Një dëshmitar ka treguar se De Gea është i përfshirë në çështje, ku ndodhet edhe një producent filmash me pullë të kuqe, Ignacio Allende Fernandez.

Regjisori i njohur ndryshme me emrin Torbe, u arrestua dhe ndodhet në burg që prej muajit prill, pasi u akuzua se drejtonte një xhiro prostitutash minorene.

Dëshmitarja, tha se është kapur nga ky rrjet, dhe mbi të është abuzuar seksualisht nga dy futbollistë në 2012, në një hotel me 5 yje në Madrid.

Ajo tha se të dy futbollistët, që nuk përfshijnë de Gea, ishin pjestarë te të rinjtë e Spanjës, në atë kohë, duke përmendur  emrin e Iker Muniain, por nuk ishte në gjendje të identifikonte lojtarin e dytë.

Ajo tha se takimi ishte organizuar nga David de Gea dhe Torbe.

 

June 10, 2016 16:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*