Porto-Napoli, shkëlqen Elseid Hysaj

August 9, 2015 16:31

Porto-Napoli, shkëlqen Elseid Hysaj

Elseid Hysaj vazhdon të shkëlqejë në mini-turin europian të Napolit, përpara startit të sezonit të ri në Serinë A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua si titullar në miqësoren ku italianët barazuan 0-0 përballë Portos, në “Estadio do Dragao”. Trajneri Maurizio Sarri e rreshtoi 21-vjeçarin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Hysaj nuk i zhgënjeu pritshmëritë.

Kuqeziu ishte mes tre futbollistëve që spikatën në këtë miqësore, sipas vlerësimit të gazetës “Corriere dello Sport”. Elseid Hysaj u vlerësua për paraqitjen e bërë, si një prej më të mirëve në fushë, përkrah Mirko Valdifiori dhe portierit Pepe Reina.

“Mbulon krahun e majtë dhe lë pak hapësira, për të mos thënë aspak. Është i kujdesshëm në aksionet diagonale dhe në fazën mbrojtëse”, shkruante e përditshmja sportive italiane.

Mes zhgënjimeve të mbrëmjes ishin kapiteni Hamsik dhe dyshja sulmuese e përbërë nga Mertens e Gabbiadini. Me paraqitjet në ndeshjet testuese, Hysaj duket se ka siguruar besimin e stafit teknik dhe do ta nisë sezonin e ri te Napoli në formacionin titullar.

Klubi i Serisë A pagoi 5 milionë Euro për ta transferuar kuqeziun nga Empoli, ndërsa një plus është fakti se Hysaj mund të shfrytëzohet si “xhol” në të dy krahët e mbrojtjes

August 9, 2015 16:31
Komento

2 Komente

  1. john August 9, 17:43

    BRAVO CHAMPION ….

    Reply to this comment
  2. "BALASHI" August 10, 11:01

    Bravo Hysaj! Vazhdo te na nderosh…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*