“Portofoli privat i Tahirit”

February 12, 2016 13:00

“Portofoli privat i Tahirit”

Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm për se ka kryer një korrupsion prej 1.1 miliardë lekë në lidhje me tenderin për uniformat e reja të policisë.

Enkelejd Alibeaj deklaroi se tenderi është kryer pa transparencë dhe fituesi është paracaktuar.

“Kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar”, theksoi ai, duke shtuar se uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në Fletoren Zyrtare.

“Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi. Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë.

Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj.

Nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur”, tha gjithashtu.

Alibeaj tha se paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit. /Dita/

February 12, 2016 13:00
Komento

2 Komente

  1. Jimi February 12, 20:49

    A thua te jene kaq trima keta pushtetaret e sotem? A thua se jane kaq debila, sa qe vjedhkan diten per diell dhe i thenkan opozites :Hajde e shiko sa kam vjedhur!?
    A thua se keta pushtetaret e sotem nuk e dine qe edhe pa u futur ne keto ujra te pista, kjo opozit e ka per borxh te te sterroje!?
    Interesante eshte se pas cdo veprimi financiar, si tendera , koncensione e tjera qe ben qeveria , menjehere opozita del ne deklarata bombastike ! ketu po behet nami, ketu u vodhen kaq, atje u vodhen aq!
    A thua se Shqiperia paska qen nje hambar kaq i madh sa qe vodhen te djshmit po vjedhin edhe te sotmit dhe prape nuk u mbaroka!? Duket qe do te kete edhe per ata qe do te vijne neser?
    Jam i sigurte se sdhe neser kur te behet nje tender tjeter qeveritar, menjehere P.D ja e ka gati deklaraten dhe do te leshoje bubullimat dhe vetetimat e rradhes.
    Kjo praktike verteton edhe nje here se c’mendesi dhe praktike ka ndjekur qeveria e mepareshme per administrimin e ekonomise se vendit.
    Daljet e shpeshta me keto deklarata ,jo vetem qe tregojne se sa te pabesueshme jane , por nuk kontribuojne ne luften kunder korrupsionit te vertete qe eshte i pranishem edhe ne punen e kesaj qeverie.
    Vec te tjerash keto dalje vend e pa vend i bejne edhe qesharake ne opinionin publike.Te kujtojne luften e ftohte. Ne ato vite SH.B.A shkelte hapsirat ajrore te R.P. te Kines, Kina bente paralajmerim seroz, SH.B.A bente prap shkelje, prap paralajmerim serioz, keto shkelje e keto paralajmerime serioze u ben kaq shum sa qe shkoj ne shifra me tre zero!
    Te thash i tha vjehrra nuses: te pj…….sh po te mos ta teprosh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*