PORTRET/ Hijet e shkuara të Aleksandër Vuçiçit

April 25, 2016 18:45

PORTRET/ Hijet e shkuara të Aleksandër Vuçiçit

Gazeta franceze le Monde i ka kushtuar një shkrim të gjatë portretit të kryeministit serb pas triumfit të tij në zgjedhjet legjistlative të Serbisë (midis 50 dhe 53% pra një rrezultat më i mirë sesa 48 % që ai kishte arritur në 2014). « Ai e arriti objektivin.

Ai tani mund të qeverisë i vetëm pa ndihmën e socialistëve të Daçiçit ose sëbashku me ta nëse dëshiron” shkruan gazeta. Pasi bën një përshkrim të shkurtër të humbjes së thellë të partive të tjera e sidomos të opozitës së demokratëve liberalë, pasi thekson rikthimin surprizë të Voislave Sheshelit (me 8%) Le Monde thekson se që pas rënies së Millosheviçit në vitin 2000, asnjë lider tjetër serb nuk e ka dominuar kaq fort skenën politike të vendit.

Por krahas saj ajo tregon edhe anën e errët të Aleksandër Vuçiçit. « Eshtë e pamundur që në Serbi të kthehet faqja e Millosheviçit, për sa kohë që kariera e Vuçiçit është e shenjuar nga një bashkëpunim i gjatë me diktatorin ultranacionalist të cilit ai i shërbeu si ministri i tij i informacionit dhe në këtë mënyrë përgjegjës për shtypjen e mediave vendase dhe atyre ndërkombëtare gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999 ».

Gazeta nuk harron gjithashtu të theksojë se ish ndihmësi i Voislav Sheshelit në vitin 1995, pas masakrës së Sebrenicës deklaroi : « Për një serb të vrarë ne do të vrasim njëqin muslimanë » (përkthimi Lapsi.al).

Por gazeta nuk harron të tregojë se në 2008 Vuçiç ndryshoi radikalisht duke themeluar partinë progresiste bashkë me presidentin actual Nikoliç se ai kërkoi disa herë falje për të shkuarën e tij dhe u shpreh i gëzuar që kish mundur të ndryshonte. Si prova të këtij ndryshimi tregohen edhe marëveshjet që ai ka nënshkruar me Prishtinën dhe dy vizitat e tij në Sarajevë.

Megjithëatë fituesi i zgjedhjeve të vitit 2012 që u bë kryeministër pas përsëritjes së fitores më 2014, nuk dihet se sa të sinqertë e ka pasur kthesën e tij 180 gradëshe.

« Ka ende njëfarë ambiguiteti. Kryeministri nuk e ka fshehur kurrë se heqja dorë nga ultranacionalizmi dhe përqafimi i Europës, ishin para së gjithash të përcaktuara nga nevojat ekonomike » shkruan Le Monde (përkthimi Lapsi.al)

Por për të joshur gjithmonë elektoratij e tij tradicional, sa herë që përmend Europën si mundësi të zhvillimit ekonomik, Vuçiç nuk harron të nënvizojë edhe miqësinë e pathyeshme të vendit të tij me Rusinë.

Gazeta përmend gjithashtu se ish ministri i informacionit të diktatorit ultranacionalist, nuk ka favorizuar krijimin e një gjendje të mirë mediatike në vend. Përmenden raste të pushimit nga puna të një gazetari lokal që guxoi ta pyeste Vuçiçin nëse ai kish hequr dorë nga ëndrra e Serbisë së madhe.

Përmendtet gjithëashtu edhe autocensura në rritje. ” Nuk ka dyshim se ai është një polulist » nënvizon Le monde. Të enjten që shkoi, në një mitin elektoral ai iu drejtua 20 mijë vetave që e ndiqnin me fjalët : « Kur më ofendojnë mua, në fakt ju kanë ofenduar juve”. (Le monde/ Përgatiti Lapsi.al

April 25, 2016 18:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*