PORTRET: I fundmit i komunistëve është… artist balte dhe “fshihet” në Krajen të Lezhës

December 11, 2015 15:22

PORTRET: I fundmit i komunistëve është… artist balte dhe “fshihet” në Krajen të Lezhës

Një tatuazh me drapër e çekan, gdhendur në krah…

Një yll i kuq në ballinën e depozitës së ujit mbi taracën e punishtes…

Edhe Mali i Kreshtës, në sfondin e shtëpisë së fundit në fshatin Krajen që ndan Lezhën nga Shkodra, duket i flakë i kuq në këtë perëndim dielli.

Me siguri Vasil Kukaj e njeh Marksin më mirë se gjysma e deputetëve të majtë të parlamentit.

E citon vazhdimisht gjatë bisedës ndërkohë që vizitojmë punishten e tij të mbushur me enë qeramike.

Në zgjedhjet e fundit në kuti duhet të ishin tri vota komuniste.

Një tatuazh drapër e çekan

Një tatuazh drapër e çekan

“Kur përfundoi numërimi, nuk rezultoi asnjë. E kishin vjedhur dhe timen” – qesh Vasili.

Sot në botë, shumica e atyre që merren me qeramikën e blejnë baltën të gatshme.

Por nuk është ky rasti i Vasilit.

Balta e veprave të tij është e tokës së Krajnit. Mbledhja, tharja dhe më pas pjekja e baltës bëhet në atë oborr.

Më pas vjen punimi. Me duar.

Na jep një këshillë zanatçiu:

“Shiheni një enë qeramike nga brenda. Nëse nuk ka vijëzime (i krijojnë gishtat kur ngjizet) nuk është bërë me duar”.

Vasili ishte përkthyes i një prifti italian që erdhi në këtë zonë në fillim të viteve ’90.

Ai e ndihmoi të ikte në Itali dhe më pas të studionte atje, përpara se të vendoste të kthehej në vendlindje për të ushtruar një zanat të vjetër sa njerëzimi.

Artisti dhe tregtari bashkëjetojnë brenda burrit që veç Marksit paradoksalisht citon shpesh edhe Biblën.

Na tregon një enë rreth gjysëm metër, me ngjyra të ëmbla:

Artisti dhe tregtari "luftojnë" brenda një ene qeramike

Artisti dhe tregtari “luftojnë” brenda një ene qeramike

“Si kjo blejnë tregtarët e këtushëm dhe i rishesin më pas në dyqane. Nuk duan të kenë të shkruar në trup që janë bërë në Shqipëri. Thonë që nuk ua blen njeri nëse kuptojnë se është produkt shqiptar.

Detyrohem ua shes pa markimin e emrit të punishtes. Por kur shkoj në Tiranë dhe i dalloj në vitrina, largohem menjëherë. Nuk mundem t’i shoh. Duhen 1 deri në 2 muaj për ta bërë një të tillë…”

Bashkë me vazot e luleve që kanë mbushur varrezat e veriut, këto enë janë pjesa tregtare e punës së tij.

Pjesa tjetër, është produkt i krenarisë së tij prej artisti: Janë punimet që shet jashtë vendit.

Veç cilësisë, ato kanë të gdhendur markën e punishtes, emrin e zonës dhe autorit.

Sa fiton në muaj një si Vasili?

“Rreth 2 milion (të vjetra), gjithcka e ndajmë me vëllezërit” – thotë ai pa droje.

I fundmit i komunistëve meriton më shumë. Jo thjesht për punimet e bukura.

Por edhe pse në atë fshat të vogël e të veçuar nga bota, ai ka parë jetë dhe art, atje ku të tjerët shohin vetëm baltë. / Dita /

Asnjë shkollë nuk t'i mëson të gjitha. Dija duhet trashëguar...

Asnjë shkollë nuk t’i mëson të gjitha. Dija duhet trashëguar…

Një yll i kuq edhe në depozitën që furnizon me ujë punishten

Një yll i kuq edhe në depozitën që furnizon me ujë punishten

December 11, 2015 15:22
Komento

11 Komente

  1. Shqipe December 11, 15:45

    Bravo. Arti mbetet art. Ai nuk do te vdes kurrrrrrr

    Reply to this comment
  2. Ligor Luarasi December 11, 16:04

    AS QE E KISHA DEGJUAR KURE EMRIN KRAJEN.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Shqiptare te kudondodhur punoni,punoni,punoni, puna e ndershme eshte ylli yne orjentonjes, gjithe te tjerat jane flluska sapuni, vrime ne uje, keto pune te zeza,jo vetem te semurin,por jeton pa nder,mos ndiqni modelet e ajduteve ne shqiperi, ata vjen ora dhe dalin para gjyqit,lajne mekatet ne qeli.Shembulli konkret eshte Vasil Kukaj ne fshatin KRAJEN, te Lezhes. Urime Vaso,urime.

    Reply to this comment
  3. Eni December 11, 16:47

    Mësimeve të Marksit sot i përkulet gjithë bota shkencore.

    Reply to this comment
  4. I.Troplini December 11, 16:57

    Mahnitèse èshtè FISHTA, nè njè fundjavè Nèntori. Jo vetèm punishtja e mjeshtrit tè qeramikès, èshtè njè atraksion pèr vizitorèt. Nga oborri i Vasilit, mund tè shohèsh shtèpinè e lindjes sè At Gjergj Fishtès dhe mènyrèn makabre, me tè cilèn ne shqiptarèt rrènojmè dhe harrojmè çdo vlerè tonèn kulturore, çdo urè dhe dèshmi tè gjallè qè lidh shqiptarèt me botèn e civilizuar. Rrènojat e asaj shtèpie, janè njè kambanè ogurzezè pèr gjendjen tonè aktuale.
    Prodhimi i verès dhe vajit tè ullirit nga produktet e zonès, mund tè shihet nè fabrikèn aty pranè. Janè prodhime BIO shqiptare. Ata qè dinè tè vlerèsojnè se çfarè èshtè e mirè, nuk largohen pa mbushur çantat e sjella me vete.
    Kur flet pèr FISHTÈN, nuk mund tè lesh mènjanè njè adresè tè njohur pèr shumè njohès tè zonès. MRIZI I ZANAVE, èshtè vendi i duhur pèr tè njohur kuzhinèn dhe traditèn shqiptare. E gjitha kjo, me njè shèrbim dhe cilèsi, qè rrallè e gjen nè vendin tonè.
    Ishte kènaqèsi e veçantè, tè shihje nè faqet e gazetès DITA, diçka origjinale shqiptare si mjeshtèr Vasili dhe fshati i tij, qè duhet ta njohè çdo shqiptar, qè e don vèrtetè kètè vend dhe banorèt e tij.

    Reply to this comment
  5. Lleshi December 11, 18:07

    Nga njeriu i punes buron vec drite e ndershmeri , miresi e njerezillek ! NDER DHE RESPEKT PA FUND ! JU JENI NGA TE PAKTET SHQIPTARE TE VERTETE , me pune e vepra !

    Reply to this comment
  6. udhetar December 11, 18:17

    Pak me tej ne fshatin Blinisht ndodhet Mrizi i Zanave qe renditet si nje nga 4 risite e kuzhines moderne boterore.
    Ka perla atdheu, ka njerez qe duan punen dhe vijne te huajt i vleresojne.
    Ne mbetem duke u mare me hajdutet ne Parlamentin e tiranes

    Reply to this comment
  7. E po kjo pune! December 11, 18:19

    he mor sali kellira dhe llumi i disidenteve te rene nga fiku, se ju mbeti ne goje antikomunizmi, nga komunistet nuk i erdhi gje e keqe vendit, perkundrazi. Vetem nga anetaret e partise si puna juaj qe ishit per karriere, u be ibret ai sistem dhe po behet ibret demokracia.

    Reply to this comment
  8. zana December 11, 19:07

    nuk eshte e vertete qe eshte i fundit komunist

    Reply to this comment
  9. Loko-Loko December 11, 19:39

    Ne Shqiperi ka shume komuniste,por mos i ngaterroni me ata komuniste qe formojne sot disa parti,qe vetem emrin kane “KOMUNISTE”,si ajo e diteziut Milloshi,qe votoi per KRIMINELIN Basha duke bashkuar votat me FASHISTET E BERISHES!!
    Propaganda e sotme FASHISTE boterore me djallezi nuk permend SOCIALIZMIN qe u rrezua me TRADHETI,por e quajne jo me kot “KOMUNIZEM”!
    Ata e dine se KOMUNIZMI nuk ka ekzistuar as si TEORI ne bote,por qellimisht ulurijne se JA KY ISHTE KOMUNIZMI DESHTAK,qe ju la ne MJERIM!!!
    SOCIALIZMI eshte sistemi me NJEREZOR ne bote,por ate e mbyti FASHIZMI BOTEROR DHE TRADHETIA NGA BRENDA duke shkallmuar keshtjellen BRSS,ndersa sa i perket KINES,ajo pervec emrit NUK KA PATUR ASGJE KOMUNISTE!!!
    Kush ka qene ne Kine para 90-tes e ka pare nga afer se sa pak ekzistonte SOCIALIZMI atje!
    Ne Kombinatin Metalurgjik te Pekinit,drejtor i tij ishte nje KOMUNIST,ndersa nendrejtor ishte ….ISH PRONARI!!!

    Reply to this comment
  10. d..Alte Testament December 11, 20:06

    Mjafton te shofesh ,se si devijoen temat nga shqipcaret ,
    dhe kupton lehtesishte se me cfartruri debilash ke te besh ne ate vend …
    duke harruar teorine e evolutioni-t , qe na tregon se eshte Puna ajo qe ndikoj
    ne transformimin e njeriut primitiv ne ate moderrn ,qe ai duket sot .
    Majmunet mesiguri kane dicka kunder evolucionit gjithmon ,sepse kann ngelur ne pakice .

    Reply to this comment
  11. geg hyseni December 12, 06:24

    Titulli eshte i pa gjetur…mbasi Vasili eshte nje nder komunistet shqiptar,radhet e te cilve po shtohen dita dites edhe si pasoje e politikes se mbrapesht ne keto 25 vite….Pra nuk eshte i fundit. Puna dhe perkushtimi i tij jan nje leksion per gjith shqiptaret, mbasi ky vend behet vetem me pune….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*