Portret i një kryeballisti

Idajet Hoxha* October 1, 2015 13:41

Portret i një kryeballisti

Abaz Ermenjin e kisha parë në Paris gjithnjë të ulur dhe po thuaj në të njëjtën kafe e në të njëjtën pozicion, i ulur në skajin lindor të sallës të stërmadhe të kafes Kristal, gjithnjë me sytë nga perëndimi… E kishte zakon që të zinte një vend që ta shikonte derën e lokalit dhe të gjithë sallën. Gjithnjë e kisha parë të ulur dhe me filxhanin e kafes përpara, kështu që nuk e përcaktoja dot gjatësinë e tij.

Një ditë, vite më vonë, e pashë në Tiranë dhe konstatova se ishte një burrë i gjatë, e megjithëse kishte shumë vite mbi supe, kishte trup të gjatë dhe të drejtë.

Në një ditë të javës, kisha lënë një takim me Ministrin Këshilltar të ambasadës Belge. Kishim pak kohë të lirë dhe dolëm për kafe. I propozova të më shoqëronte dhe ta pinim kafen në një vend të përshtatshëm në kafet rreth Harkut të Triumfit, nga i cili dilnin 13 avenu. Nga sipër Harkut, i shikoje të gjitha avenytë.

Ecëm në këmbë gjatë Avenu-s ‘Viktor Hygo’ dhe u gjendëm para Harkut të Triumfit, i cili dukej i rrethuar nga vizitorë, kryesisht nordikë. Ne iu shmangëm turmës dhe u drejtuam te kafe Kristal. Brenda lokalit, megjithëse kishte hapësirë të madhe, kishte shumë klientë, por nuk e patëm të vështirë për të gjetur vend. U ulëm gati në mes të sallës.

 

Kush ishte Abaz Ermenji

Abaz Ermenji ishte ndër të fundit drejtues ballistë, i cili e la Shqipërinë në vitin 1946, i pashpresë se mund të rikthehej ndonjëherë.

…Para se të ikte, ai tentoi të organizonte mbeturinat e Ballit Kombëtar në rrethinat e Shkodrës së bashku me vëllezërit Kazazi dhe me forca që akoma u vinin pas kur tentoi të “çlironte” Shkodrën, e cila pas largimit të gjermanit të fundit më 29 Nëntor 1944, qeverisej nga Qeveria Demokratike. Pas dështimit të kryengritjes së Postribës, ai zbriti në Jug dhe jetoi në arrati i strehuar në mbeturinat e Ballit Kombëtar që ishin akoma gjallë, në arrati ose ishin legalë, akoma të pagoditura nga pushteti i ri.

Ai kishte kulturë perëndimore. Kish mbaruar studimet për letërsi i profilizuar për histori, në Francë, në Universitetin e Sorbonës. Fundi i viteve ’30 e gjeti profesor në Liceun e Korçës.

Në radhët e emigracionit ekonomik dhe politik dhe në radhët e emigracionit kosovar e maqedonas, Abaz Ermenji njihej si politikan, aktivist i djathtë dhe kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar pas vdekjes së Mitat Frashërit.

Pasi kishte ikur nga Shqipëria, kishte qëndruar për një periudhë në Itali dhe më vonë shkoi në Francë. Ai bënte jetë të vetmuar, nuk kishte ndonjë rreth shoqëror të dukshëm. Dhe kur shkonte në kafe, gjithnjë e pinte vetëm pa u shoqëruar me njeri. Të linte përshtypjen se kafja i shijonte më tepër kur ishte vetëm. Zakonisht banonte dhe qëndronte jashtë Parisit në drejtim të Defansës, diku afër me të vëllain, i cili ishte i martuar me një grua me origjinë nga Tuzi, krahinë shqiptare në Mal të Zi.

Në krahasim me emigrantët e tjerë politikë, Abaz Ermenji ishte një nga më të shkolluarit. Aktivitetin kundër sistemit politik në Shqipëri e bënte në mënyra të heshtura e më me kulturë se sa ata të tjerët, zogistët të cilët flisnin rrugëve, kodra pas bregut dhe nuk u kishte peshë fjala…..

Në vitet 1954-1956 Abaz Ermenji, si shumë krerë të emigracioneve të vendeve të Lindjes, kishte marrë leksione në fushën e spiunazhit nga instruktorë të CIA-s në Karlsruhe të Gjermanisë. Abazi kishte marrë leksione spiunazhi dhe nga specialistë me origjinë shqiptaro-amerikane, të cilët ishin në shërbim të organeve amerikane të spiunazhit.

Në dukje ishte pothuaj njeri pa aktivitet. Ata që e takonin, tregonin se mbante shënime për të kaluarën. Rreth tij, nuk ishin parë që të qëndronin shqiptarë të tjerë. Në atë moshë që e kam parë unë, e kishte të vështirë të krijonte shoqëri të re. Në vitin 1981, kur e kam parë për herë të fundit në

Kryetar i forcave te Ballit Berat

Kryetar i forcave te Ballit Berat

Paris, ishte rreth 70 vjeç.

Dy ose tre herë në javë Abazi dilte në Paris për të pirë kafe, në të njëjtën kafe, në kafe “Kristal”, në sheshin Sharl de Gol (Charles De Gaull d’Etoil), pranë Harkut të Triumfit, në të djathtë të hyrjes në Avenue Grand Arme. Ajo ishte një kafe që, siç thoshin, të frymëzonte, të jepte shpresë, për të cilën shumë shkrimtarë që kanë trajtuar në veprat e tyre përshkrime për Harkun e Triumfit dhe Bulevardin Grand Arme, zor se do t’u ketë shpëtuar të bënin një vizatim letrar për kafen “Kristal”, ku nga çdo kënd i saj dukej Harku i Triumfit, fillimi i Avenusë Champes Elisee, dhe pse jo dhe Avenue Grand Arme që të çonte në Rajonin Defansë, për të cilin thoshin se ishte ndërtuar me një teknologji moderne për t’u ruajtur nga rrezatimet dhe goditjet atomike.

 

Rikthim te kafe “Kristal”

Ndofta ajo kafja e orës 10.00, ia mbante shpresat gjallë kryeballistit Ermenji, se një ditë nga ditët që do vinin, do kthehej në Atdhe e do gjallëronte “Ballin” fillin e fundit.

Kafe “Kristal” ishte një lokal i madh, si i pafund, një sallë sa një fushë e madhe, po thuaj gjithnjë e gjëje plot me turistë, kryesisht të vendeve nordike.

Mua më kishte rënë rasti të shkoja gati çdo javë e më shpesh në Konsullatën Belge për të kërkuar dhe marrë viza për vete dhe për personelin e Ambasadës, për të cilët kisha kërkuar viza të përhershme kur kishim punë në Belgjikë dhe Hollandë.

Abazi zinte, pothuaj gjithnjë, një qosh, nga krahu verilindor i kafes, ku kishte përballë Harkun e Triumfit, sytë i mbante nga dera e stërmadhe, në atë vend të pëlqyer.

Dhamë porosinë dhe i them Eqerem Gaxhollit, sekretari i parë i ambasadës:

-Nga sa sodita mjedisin, këtu, në këtë sallë jemi tre shqiptarë.

-Ti gjithnjë bën surpriza –tha Eqeremi.

-Hidhi një sy sallës dhe mund të identifikoni një shqiptar, shqiptarin e tretë.

-Në këtë mjedis të populluar mund të këtë dhe shqiptare të tjerë që unë nuk i njoh. Vetëm njërin njoh. Mund të jetë me origjinë dhe nga vendlindja jote. E garantoj që është nga Gramshi.

Eqeremi është nga Kërpica e Gramshit.

I tregova.

-Ky është Abaz Ermenji.

-0o, po Ermenji është kufi me Kërpicën.

 

Si e njoha kryeballistin

Unë nuk do ta kisha njohur Abaz Ermenjin po të mos ma kishin përshkruar portretin e tij dhe në bazë të një fotografie dhe e fiksova identikitin e tij se kush ishte.

E kisha mësuar nga historia se Abaz Ermenji kishte mbaruar një nga filialet e Universitetit të Sorbonës në Paris, kishte qenë pedagog në liceun e Korçës dhe gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, një nga drejtuesit kryesorë të Ballit Kombëtar deri sa u arratis jashtë kufijve të Shqipërisë.

Tregova se nuk kishte aktivitet të dukshëm. Ishte parë vetëm një herë në mjedise me publik, në vitin 1980, në sheshin “Haye Coque” në Paris 18, kur u inaugurua sheshi “Skënderbeg”, inisiativë e emigracionit politik dhe e Bashkisë së Parisit.

Në Paris ishte hapur fjala se kryesinë e Ballit Kombëtar në Francë, tani që Abaz Ermenji ishte në kufijtë e mplakjes, do ta merrte Sabaudin Dinua nga Libohova, i cili ishte kamerier në një kafe greke në Lagjen Latine. Aty ishin dy kafe me të njëjtin pronar me dy kamerierë: njeri George Kuruni nga Dropulli, babai i Kosta Kurunit, ish sekretar Partie në Komitetin e Gjirokastrës dhe në sallën tjetër, punonte Sabaudin Dinua. Ky kamerieri nga Libohova do ta “udhëhiqte” Ballin në perspektivë!

Te Kuruni shkonin të gjithë shqiptarët e grekët, ndërsa Sabaudin Dinon s’e kishin qejf, nuk i qeshte fytyra dhe të çante kokën duke të bërë politikë. Sado që të përpiqeshin të minimizonin figurën e Abaz Ermenjit, Sabaudin Dino, ishte ai që ishte, dhe të themi të vërtetën, nuk e bënte dot vezën e Abaz Ermenjit.

Në drejtim të udhëheqësve të emigracionit politik të ikur në Perëndim, kryesisht në drejtim të liderëve të tyre, janë hapur fjalë nga vetë ata, ose nga të tjerë, pa përjashtuar dhe burime nga Tirana, (ndonjë rast dhe pas ndryshimeve të ndodhura pas viteve 1990), se Sigurimi i Shtetit ka dashur t’u bëjë atentate, t‘i helmojë apo t’i largojë nga arena politike liderët politikë të emigracionit politik. Fjalë në erë!

 

Këto ishin fjalë kafesh, për të rritur prestigjin e ballistëve si politikanë rivalë të ardhshëm të komunistëve në Shqipëri, dhe si shprehje e një lloj urrejtjeje për njerëzit që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit, të cilët kanë pasur mundësi kontaktesh me emigracionin. Ca të tjerë i kallajisin ngjarjet që të largojnë vëmendjen nga jeta që sa vinte e u shtrëngonte fytin.

Në propagandën që bëjnë armiqtë e Shqipërisë, brenda dhe jashtë saj, lidhur me atentatet qe u “janë bërë” të larguarve nga Shqipëria, sa di unë, nuk ae-lidhja-kosovare-1ka pas asgjë të vërtetë. Asnjeri nuk do vinte në rrezik jetën e vet, të familjes së tij apo të vinte në rrezik jetën e tjetrit, për probleme që nuk zgjidhnin gjë dhe dëmtonin shumë imazhin e vendit tonë jashtë.

Pasi kishte ardhur në Tiranë pas përmbysjes së regjimit komunist, zotin Abaz nuk e kisha parë në ndonjë intervistë televizive.

…Autori i këtyre rreshtave, pas 14 vjetësh që ishte kthyer nga Franca, në një ditë Prilli me diell të vitit 1997, u ndodh duke ngrënë një drekë në një lulishte diku pranë Liqenit artificial, në Tiranë, së bashku me disa të afërm… Pas meje ishte një tavolinë ku kishin zënë vend katër të rinj, tre prej të cilëve dëgjonin, ndërsa, njeri që mbante me muhabet të pranishmit, u tregonte se Abaz Ermenji ka shpëtuar mirë nga disa atentate që i kishte bërë Sigurimi i Shtetit në Paris. Ata që ishin në tavolinën e tij e dëgjonin me vëmendje dhe, kur unë e ktheva kokën dhe gjysmën e trupit nga ata, sikur ua prisha qetësinë.

-Më falni! Jeni duke zhvilluar një bisedë interesante! Do të më lejoni vetëm mua të bëhem pjesë e kësaj bisede!?

-Pa tjetër! – tha ai që e kishte fjalën në gojë.

E pyeta:

-Ku njiheni me Abaz Ermenjin?!

-Jam badigard i tij. I siguroj jetën kur vjen këtu në Shqipëri, – shpjegoi ai me një farë krenarie.

-Dhe unë e njoh Abaz Ermenjin. E kam parë nga larg ose dy tavolina afër. Ai në kafe e unë në kafe. E pinte kafen në kafen “Kristal”, në hyrje të Avenue Grand Arme, në Paris… Kafen e pinte vetëm, pa u shoqëruar nga njeri… Asnjeri nuk ka tentuar ta vrasë!

-Kush je ti?-pyeti ai që u prezantua si roja trupore e Abazit.

-Unë jam avokat, por kam qenë rreth 6 vjet Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Paris. Dhe ta dini, se unë apo shokët e mi që kanë qenë në Paris, nuk kanë shkuar për të vrarë njerëz dhe as një herë nuk e kanë pasur në mëndje për të vrarë Abaz Ermenjin, apo ndonjë tjetër. Nuk besoj se do të gjendet ndonjë shqiptar që të shkojë me mision diplomatik në Paris apo në ndonjë vend tjetër të Botës dhe të mbajë koburen në brez për të vrarë kundërshtarët e dikurshëm politikë. Apo të nxitnin ndonjë tjetër sikurse ndodh rëndom sot në Shqipëri. Kanë kaluar gati tre çerek shekulli kur bëhej atentat në Paris….!

-Të paktën kështu më kanë thënë këta të Partisë, -tha badigardi si i zënë në faj.

Heshta disa minuta dhe u ktheva përsëri:

-Unë kam pas të drejtë të merrja hakën sipas zakonit, sepse babën tim e kanë pushkatuar ballistët në Qershor 1944, me gjithë se ishte i verbër, dhe sot djemtë e vrasësve shpërblehen nga pushteti në fuqi, si të përndjekur!

Njëri nga të pranishmit në tavolinën e badigardit të Abazit kërkoi të afronin tavolinën ose t’i bashkonin me tavolinën tonë. Ne vazhduam dhe ca minuta më vete, me pretendimin se do ngriheshim shpejt.

Ata ishin djem të rinj dhe mosha e idetë na ndanin.

-Kam një kërkesë – i thashë badigardit:

– Ju dëgjoj – tha.

-Kur të vijë zoti Abaz nga Franca, a do t’i transmetoni bisedën që bëmë së bashku?! Nëse Zoti Abaz do të ketë mendim të kundërt, unë do t’ia them në sy. Unë jam avokat dhe përfaqësoj shoqatën rome “Amaro Drom” e cila i ka zyrat përballë zyrës së Partisë tuaj, në katin e tretë….

-Pa tjetër do ia transmetoj këtë bisedë, tha ai, – pa shenja mërzie.

…..

Sy më sy me Abaz Ermenjin

…Kaloi më shumë se gjashtë muaj nga ajo ditë dhe unë isha duke ngjitur shkallët për të vajtur në zyrën e romëve ku jepja këshilla juridike dhe u zgjidhja konfliktet civile si avokat.

Abaz Ermenji

Abaz Ermenji

Në ngjitje të shkallëve, pashë Abaz Ermenjin i shoqëruar nga badigardi, të cilët po zbrisnin shkallët.

-Ky është ai konsulli, -dëgjova që i tha roja Abazit.

Ata ndalën në shesh-pushimin e shkallëve dhe unë isha në ngjitje. Për t’i dhënë dorën as që mendohej. Pa iu dhënë dorën, iu drejtova Abaz Ermenjit:

-Zoti Abaz, përshëndetje dhe mirëse keni ardhë në Atdhe!

-Ju faleminderit!

-Kam bërë një bisedë me zotërinë që keni në krah, nuk di nëse ua ka transmetuar dhe nëse kanë qenë të vërteta fjalët e mija!?

-M’i ka transmetuar dhe i kam thënë se gjithçka që ua ka thënë konsulli janë të vërteta. Nuk është tentuar të më bëhej atentat në Paris… Është e vërtetë se dhe Balli ka bërë faje. Dhe kanë vrarë. Ashtu ishte koha atëhere!…

Ngula këmbë në pyetjen:

-A ka pas ndonjë iniciativë nga ana e personelit të ambasadës apo të Sigurimit shqiptar për t’ju vrarë!?

– Jo – tha, – asnjëherë. Nëse ka pasur projekte, unë nuk e di. Po nuk kishin arsye.

Pas pak tha:

-Ne na lejohet të bëjmë dhe propagandë! Jemi të mundur.

Priti të ngjitesha unë lart.

– Jo,- i thashë, – radha është për juve.

Dhe hapa rrugën. Ai me badigardin, vazhduan zbritjen e shkallëve. Unë vazhdova ngjitjen për të shkuar te zyra e shoqatës “Amaro Drom” e romëve.

-Qenkeni djalë i edukuar! –më tha dhe zbriti shkallët e doli në qytet.

 

 

*Ish Sekretar i Parë i Ambasadës Shqiptare në Paris

Idajet Hoxha* October 1, 2015 13:41
Komento

17 Komente

  1. GOn Bajraktari October 1, 14:54

    Uau sa genjen ky shef Idajeti, qe na erdhi gjithe tangerdhek nga Parisi ne Interklubin e Portit te Durresit?! Haxhi Taga paraardhesi i tij ne Paris dhe Pasardhesi i tij ne Portin e Durresit ishte shume me i qyteteruar se ky tralalaja, qe kishte mendjen te merrte cigare Malboro dhe uiski te kontrabandistet e kalates zerro.

    Reply to this comment
    • Po,Po October 1, 17:59

      Me qe rrjedh nga familje bajraktaresh,te takon fodulleku dhe injoranca bashke. Ndaj nuk kini per te ngritur koke kurre juve dhe e katandiset ne kete gjendje te djathten shqiptare.Njerez si Abaz Kupi,ishin kapacitete intelektuale dhe me kulture,por u duhej te drejtonin e udhehiqnin tufen me derra,si puna jote,zoti Gon Bajraktari,qe nuk di as te flasesh e as te shkruash shqip.Meso me pare alfabetin e gjuhes shqipe,se ngaterroke “LL”-ne me “DH”-ne.Me gomare si ti,s`ka per t`u bere kurre ky vend .

      Reply to this comment
      • toni October 1, 21:17

        Une kam njohur nje njeri me nje emer te tille.por une jam shume I sigurte se ai as nuk mendon e as nuk shkruan si ky impostor i emerit te dikujt.Zoti Po,Po edhe ti merre pak me shtruar se pastaj do te te thone ty “derr” dhe me te drejte!Qofsh I nderuar!

        Reply to this comment
        • raimond Vlonjati October 2, 23:53

          Edhe une e kam takuar Abaz Ernenjin kur erdhi njehere ne Vilat e Vlres
          Dukej burr inteligjent , dhe ishte inteligjent
          Ai ka bere nje luber historie per Shqiperine , per kohen nga Lufta e Pare bitrore dhe deri ne luften e dyte boterore , dhe esht histori shum e sakte

          Reply to this comment
  2. Bragjini October 1, 16:17

    Gono,akoma mbake inat sepse nuk te ka lene te hysh tek interklubi

    Reply to this comment
  3. Fc October 1, 17:52

    Po c’far shkrimi eshte ky se nuk e kuptoj? Ky zoteria nuk thote asgje qe te ngjalle ndonje interes. Dhe te mendoshe se ka sherbyer edhe ne Paris!!!! Siduket edhe gazeta Dita po arrine piken e lodhjes perderisa boton shkrime te ketij niveli.

    Reply to this comment
  4. Lili October 1, 18:52

    Kaq ralle dilte abaz ermenji ne champs elyssees,sa ky tregim eshte vetem idiotia e radhes!ne avenue des champs elyssees,banonte nje shqiptar tjeter edhe Leka kur ishte student,po kete ky nuk e paska ditur?
    Kam shume testime per keta zotni te ambasades qe shesin mend shqiptareve sot ,po nuk ia vlen ma me i permend!

    Reply to this comment
  5. DR October 1, 19:24

    shkrimi me i dobet qe kam lexuar te gazeta dita ( ndoshta eshte e trete qe e lexoj)

    humbje kohe te lexosh kete djalin e edukuar qe po na i ben Ermenjin hero

    mjere enver hoxha me cfare hidajetesh paska punuar..sekretar i PARE i ambasades..vejhalli sekretari i dyte..i trete dhe ai ziu shofer….palle paskan bere keto palla…

    Reply to this comment
    • Tartufi October 1, 21:00

      O DR, ne kete bote hajvaneria ben palle,se nuk e vret shum dhe ate pak mendje qe i ka dhene trashgimnia e tij. Pushtat si Enveri me shoke ne zyrat
      e sherbimit kete lloi gomari mbante,se i zgjuari i hapte pune dylberit te zgjuar.

      Reply to this comment
  6. lis dushku October 1, 21:22

    Atehere Idajeti i thoshte armiku Abaz Ermenji,nuk do te guxonte ta takonte pa porosi nga lart .Ky zotni burre erdh e gjeti ca balliste te Selfo Qorrit te shitur tek Sali Berisha iku prape ne Paris,se nuk njohu zgjedhjet e vjedhura te 96.

    Reply to this comment
  7. martini October 2, 11:28

    O debila,lexoni shkrimin e Idajetit,se ka 60 vjet qe shkruan,me kulture dhe zbulues brilant.Kuptoni esencen e shkrimit.pervec te tjerave,me pak rjeshta del ashtu si ishte Abazi,drejtuesi me intelektual dhe me me karakter qe balli ka pjtur per te mos thene i vetmi,Ju qe i kunderviheni jeni si ushtaret e Selfo Qorrit.

    Reply to this comment
  8. petraq October 2, 13:58

    populli i ka kenduar abaz ermenjit.o ballist faqe rrogoz ku i le pushk e mitroloz,mos i le andej nga shkodra,pastaj ike me gjermane.

    Reply to this comment
  9. shoku " Hekuran " October 2, 15:16

    Komunisti ngjiti shkallet , ballisti ra nga shkallet ! Kjo ishte ideja e fejtonit .

    Reply to this comment
  10. Nihat Bakalli October 3, 00:01

    Zoteria, I cili shkruan per Prof. Abas Ermenjin, ploteson se cka ka shkuar duke thene Enver Hoxha me ze-dhensit e tije, kunder Ballit Kombetar.
    Abas Ermenjin e kam njohur c’prej fillilmit te mergimit tem te larget (1954).
    !) Abas Ermenji nuk ka patur ndonje takim me njeriun, qe shkruan percarte per ‘te as hapur, as fshehurazi. Ermenji nuk bente takime me cdo njeri, sidomos me palet kundershtare, sic ishin komunistet.
    2) Abas Ermenji u-ruhej, bile shume atentatevet qofte atyre qei vinin nga komunistet, qofte nga ana e djathte. Dy here, qe nuk mund te konsiderohen te rastit kane qene kur nje njeri prej Beogradit e ka ndjekur Ermenjin ne tren. Rasti tjeter, kur Ermenjin e syrgjynosen per disa kohe ne ishullin e Korsikes, me ardhjen e Marshall Titos ne Paris.
    3)Ermenji banonte jashte Parisit dhe shkonte ne kryeqytet vetem nje here ne jave per te marre posten ne zyren, te cilen e ndante me shoket te tjere nga Lindja . Me ate rast, ai nuk rrinte ne ndonje kafene ne Champs Elysee.
    4) Sabahudin Dino kurr nuk ka qene “kryetar” apo pretendent per kryetar I Ballit Kombetar, megjithese ishte anetar besnik I kesaj partije.
    Sa per te tjera, ai qe merret me jeten e Abas Ermenjit, nuk ben tjeter vecse “imagjinon” ne plotesim te porosise se Enver katilit me shoke….

    Reply to this comment
  11. Drini October 3, 08:39

    Une se di sa inteligjent dhe i mire ka qene abaz kupi,po per nje gje jam i sigurte,svlen nje grosh perderisa ka qene ne poste shume te larta ne kohen e zogut,dhe kohen e zogut mund ta krahasojme me ate te berishes,dhe dicka me keq,korrupsion,dallavere,vjedhje te pasurive kombetare,vrasje me atentate te kundershtareve politike,Matjanet ishin si tropojanet e sotem ne tirane.Mas 40 vjetesh do te shkruaje ndonjeri qe Tritan Shehu apo ridvan bode i Kane dhene shume atdheut,Jane patriota,ky eshte krahasimi.

    Reply to this comment
  12. Ajas October 3, 12:26

    O Idajet,ik per koken tende,shif merru me ndonje pune tende se punove 25 vjet ne zbulim me emrin dhe lidhjen si nip i H.Kapos.Qendrove ne Paris 8 vjet si punetor operativ i zbulimit vetem me nje fashikull qe mbaje ne sirtare te prof A.Eemenjit.Turp.per ty.
    O Idajet,ti e di mire se ne Drejtorine e Zbulimit kati 4 i -te ne MPJ per 40 vjet rrjeshte punuan injorante p.operativ te tipit Jorgaq Mihali e Kozma Moja.turp – turp injorantesh..dhe disa te tjere si puna jote e te B.Mehmetaj,si lidhje te H.Kapos te Fecor Shehut sektori me i degjeneruar ,me i pa afte dhe me servilat e MPB ishin mbledhur ne ate kate.Turp i injornace-..servilizimit ..dhe i pa aftesise qe mbijetoji per 45 vjet ne kete sektor te zbulimit te degjeneruar…Race e poshter..
    Ju e degjeneruar zbulimin dhe kunder zbulimin shqiptare .. jo politka e E.Hoxhes.. pa aftesia servilizmi.. …IK…

    Reply to this comment
  13. babo October 3, 17:02

    Po o Idajet spiuni sepse ju dhe kryekatili injorant Enver perzuri nga Shqiperia keta te studjuarit e Sorbones dhe mbajtet pushtetin ju bijte e lopcareve. Prandaj u katandis vendi keshtu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*