Portreti i nënës, që kur erdhi nuse në derën e Kadareve

April 7, 2015 11:45

Portreti i nënës, që kur erdhi nuse në derën e Kadareve

Ajo, nëna, vetëm ajo mund të të kthejë në shtëpi. Një arsye për t’u rikthyer në qytetin e lindjes, në shtëpinë e tij të madhe me burg, me kthina e musëndra, në të cilat ai fshihej për të dëgjuar zhurmat e shtëpisë. Shtypi francez njofton se ka dalë në libraritë e Francës romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë. Një nga veprat më të fundit të shkrimtarit, që lexuesi shqiptar ka pasur fatin ta lexojë si pjesë e librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, botimet “Onufri”. Një vepër e shkruar në tri kohë, për të shkuarën, të tashmen dhe, pse jo, të ardhmen, libri i Kadaresë tërhoqi dukshëm vëmendjen e lexuesit, duke u kthyer në një best seller, në kohën kur doli, e megjithatë “Kukulla” ishte ajo pjesë që ka prekur më së shumti lexuesin me ndjeshmërinë, dhembshurinë, dashurinë dhe sinqeritetin me të cilin ishte shkruar.

Sipas botuesit të Kadaresë, mësojmë se “Kukulla” do të jetë si libër më vete shumë shpejt edhe në libraritë tona. “La poupee” (botimet “Fayard”, 160 faqe, 16 euro) është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti Tedi Papavrami, i sprovuar tashmë me stilin kadarean, duke qenë përkthyes edhe i veprave të tjera të shkrimtarit. “Kukulla” është stacioni i radhës së shkrimtarit në qytetin e lindjes. Por kësaj here arsyeja është e ëma, një krijesë e brishtë, që asnjëherë nuk kishte arritur ta kuptonte deri në fund. Ndërsa në vepra të mëparshme në mënyrë të tërthortë ka rrëfyer marrëdhënien e tij me të atin, në këtë roman ai përshkruan me hollësi figurën e së ëmës. Tashmë që ajo nuk është më, autori ndalet të zbërthejë se përse e ëma i ishte dukur si një kukull, raporton Kult Plus.

Portreti i saj fjalëpakë, gati i tejdukshëm, vjen përmes rrëfimit qysh në krye të herës, kur ajo erdhi nuse në derën e Kadareve, në një shtëpi të madhe, jo aq të kamur, por hijerëndë, ndryshe nga e saja, deri në ditën kur u largua nga kjo botë e kur pesha e saj i ngjante ajrit. Profili i saj qartësohet edhe më shumë në marrëdhënien me të vjehrrën, përballjen me atë grua, një nga ato të mençurat dhe të gjithëdijshmet, si të cilat nëna nuk arriti dot kurrë të bëhej, në marrëdhënie me të atin dhe vetë atë, intelektualin dhe shkrimtarin e famshëm. “Gjithmonë e më tepër do të më pëlqente të mendoja se ndoshta pikërisht aty, tek ai zbërthim i gabuar i pamjeve të botës, në atë pasaktësi dhe sprapsje të arsyes, shkurt, në këmbënguljen e fëmijërisë për të mos ikur, fshihet ndoshta zanafilla e asaj që quhej dhuntia e të shkruarit…. Nganjëherë më dukej se të gjitha ato që thuhej se merreshin nga qumështi i nënës, unë i kisha marrë nga qumështi tjetër, disi i ndryshëm, ai i kukullës. Gabime që më dukeshin tani aq të bukura, arsye të përmbysura krejt, ato që, pasi i humbje një herë, nuk i gjeje dot kurrë, më rrinin gjysmë të mpira në kujtesë”, shkruan Kadare te “Kukulla”.

Më poshtë kemi shkëputur fragmentin nga libri që lidhet me profilin e nënës, të quajtur “Kukulla” nga Ismail Kadare.

Kukulla

1.

Në prill të vitit 1994, im vëlla na lajmëroi nga Tirana se nëna ishte duke dhënë shpirt. U nisëm të dy me Helenën, me avionin e parë nga Parisi, me shpresë për ta gjetur ende gjallë. Në të vërtetë ishte ende në jetë, por nuk kuptonte asgjë. Ndodhej në koma, në apartamentin e emtës sime, në rrugën “Qemal Stafa”, ku e kishin çuar disa javë më parë, për ta pasur më mirë në kujdes.

Kushëriri im i parë, Besnik Dobi, njeriu që e kishte çuar në krahë gjer tek e motra, pasi më shpjegoi perse e kishte parapëlqyer atë mënyrë bartjeje, për një distance aq të shkurtër, nga Rruga e Dibrës te fillimi i “Qemal Stafes”, shtoi fjalët: Veç kësaj, ajo ishte tepër e lehtë. Në përpjekje për të sqaruar diçka më tepër, ai përsëriti pak a shumë të njëjtën gjë: e pabesueshme, sa e lehtë ishte! Do të thosha prej letre.

Si një kukull prej letre. S’isha i sigurt nëse fjalët e fundit ishin të tijat, apo isha unë që i kisha menduar, por pata ndjesinë se nuk u habita fort. Thua se të gjitha ato që dëgjoja i dija ndërkaq. Një skenë e njohur, e përsëritur shpeshherë në banesën tonë, kur vajzat tona loznin kukullash me nënën, më kaloi nëpër mend. E durueshme rrinte midis tyre ndërsa ato i vinin në flokë gjithfarë fjongosh e karficash, pa harruar të përsërisnin: “nënë, mos lëviz!”.

Helenës, merrej me mend që i vinte zor nga një pamje e tillë, por vajzat nuk bindeshin. Nëna s’thotë asgjë, përsërisnin. Asaj i pëlqen, ç’ke ti? E lehtë. Shkallët prej druri të shtëpisë, zakonisht të ndjeshme, nuk kërcisnin kurrë nga e shkelura e saj. Sepse ashtu si hapat, çdo gjë e kishte të lehtë: veshjen, të folurën, psherëtimën.

Në lagje, e më pas në shkollë, kishim mësuar gjithë ato vjersha për nënën. Kishte gjithashtu vjersha, madje dhe një këngë për ata që s’kishin të tillë, ku fjalët pa nënë përsëriteshin në atë mënyrë që ta këpusnin shpirtin. Nuk dija ndonjë nga shokët e klasës që të mos kishte nënë, ose ndoshta kishte të tillë, por nuk e tregonin. Sipas një shokut tonë, të mos kishe nënë ishte turp, gjë që një tjetër, nga klasa B., e kundërshtonte ngaqë, sipas tij, turp ishte të mos kishe baba. Dy nga shoqet tona, Ylberja me Ela Labovitin, qeshnin me të dy, ngaqë, sipas tyre, jo vetëm ngatërronin fjalën “turp” me “mëshirë”, por nuk kuptonin asgjë nga ato që flisnin.

Sidoqoftë, puna e nënës nuk ishte kaq e thjeshtë, domethënë mjaftonte ta kishe, se të tjerat s’kishin rëndësi. Mund të këndoje gjithë ditën nënë e dashur, nëna ime, më e mira në botë, sa erë e mirë që të vjen, e trululu e tralala, e prapë të mos ishe i kënaqur. Disa, pavarësisht se nuk e thoshin, mërziteshin, ngaqë, në krahasim me të tjerët, nënat e tyre iu dukeshin jo fort të reja, për të mos thënë plaka. Por as kjo s’dukej ndonjë hata në krahasim me rastin e shkollës së lagjes fqinje, ku kishte jo një, por dy nëna të ndara nga burrat. Ose rasti i Pano X., që erdhi duke qarë, ngaqë, rrugës për në shkollë, dikush i kishte thënë “bir i kurvës”, dhe nuk u qetësua veçse kur Ylberja me Ela Labovitin i kishin shpjeguar se kjo s’do të thoshte asgjë dhe se ata që përdorin atë fjalë me “k” për nënat e të tjerëve, mund ta kishin vetë mizën nën kësulë.

Shumë shpejt do ta kapja se unë gjithashtu kisha një problem me nënën, por ai ishte tepër larg nga ato që përmenda. Kishte të bënte kryesisht me lehtësinë, me atë që më pas do të më dukej si ana prej letre apo prej gipsi e saj. Në fillim turbull, pastaj përherë e më qartë po kuptoja se ato që pothuajse nuk mungonin kurrë në vjershat dhe këngët për nënat: qumështi, gjiri, aroma, ngrohtësia e amësisë, s’e kisha lehtë t’i gjeja tek ime më.

S’ishte punë ftohtësie. Dhembshuria e saj ndihej që larg. Kujdesi gjithashtu. Mungesa ishte gjetkë dhe, siç do ta kuptoja më vonë, kishte të bënte me pengesën e shfaqjes, e kapërcimit të një pragu që, me sa dukej, ajo e kishte të pamundur.

Shkurt, qysh herët e kam ndier se nëna ime, më shumë se atyre të vjershave, i ngjante një lloj vizatimi apo skicimi, prej të cilit nuk dilte dot. Edhe bardhësia e fytyrës së saj, sidomos kur vinte sqafill, siç ia kishte mësuar Kako Pinoja, stolisësja e famshme e nuseve të Gjirokastrës, shtëpia e së cilës ishte pothuajse ngjitur me tonën, pra, edhe bardhësia e saj kishte ngrirjen dhe moskuptimin prej maske. Më pas, kur gjatë një udhëtimi në Japoni do të shihja për herë të parë një shfaqje të teatrit tabuki, bardhësia e fytyrave të aktoreve do të më dukej si diçka e njohur. Ishte e njëjta e fshehtë si ajo e nënës sime, një mister prej kukulle, por pa tmerr.

Në të njëjtin stil, si në filmat vizatimorë, ishin lotët e saj. Në shumicën e rasteve nuk e kisha kuptuar arsyen e tyre. Ashtu siç nuk e kuptoja dot se si ishte e mundur që vite me radhë nuk e kisha ndier kurrë të hynte a të dilte në tualet, thua se nuk shkonte kurrë atje.

Nënat janë qeniet më të vështira për t’u kuptuar, më thoshte gjatë një darke në Paris Andrei Voznjesenski. Ishim të ftuar të dy me Helenën tek Alain Bosquet, kur, midis të tjerash, e pyeta diçka për ca vargje të tij që kishin bërë bujë, të shkruara në trajtë gjysmë anagrami. Midis tyre ishte një varg ku fjala nënë, rusisht mat (shoqëruar me shenjën zbutëse), përsëritej tri herë: Matmatmüt, kurse herën e katërt ishte vetëm gjysma e saj ma, e cila në fund të vargut, duke u bashkuar me shkronjën “t” të mat (nënës) së fundit, jepte fjalën tma, që do të thoshte terr.

Voznjesenski në atë darkë ishte në gjendje të rëndë shpirtërore, çka m’u duk se ndikonte në shpjegimin e vargjeve. Ka qenë takimi im i parë dhe i fundit me të, kështu që nuk m’u dha rasti të sqaroja më pas se ç’donte të thoshte. Shpjegimi kishte të bënte pak a shumë me lidhjen midis sintagmave nënë dhe terr,sipas të cilave, njeriu dilte nga barku i nënës si nga terri, dhe ky ishte një qerthull i pafund matma, nënaterr, ku nëna, ashtu si terri, mbetej e pazbërthyeshme.

Ndërsa për lotët e nënës e kisha vështirë të gjeja shkakun, për mërzinë e saj ishte e kundërta. Shkakun e thoshte vetë, madje me një shprehje që, pasi e kisha dëgjuar gjithë frikë herën e parë, sa herë që e kujtoja vazhdonte të më ngjethte mishtë: “më ha shtëpia!”.

Shumë shpejt e mora vesh që kjo ishte shprehja më e zakonshme për të thënë se mërziteshe në shtëpi. Mirëpo kjo nuk më pengonte që, sipas një xanxe që më kishte kapur njëfarë kohe për të zhbiruar kuptimin e fjalëve, ta mundoja veten me përfytyrimin se sa e tmerrshm’e ishte kur shtëpisë ku banoje mund t’i shkrepej një ditë të të hante.

2.

Nëna, pavarësisht se mund të dukej e pazbërthyeshme për shumë gjëra, nuk e fshihte se shtëpia jonë nuk i pëlqente aspak.

Në një shikim të parë mund të dukej e shpjegueshme: një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare hynte nuse në një shtëpi tepër të madhe. Donte apo s’donte, mendimi i parë, qoftë dhe i tërthortë, do të ishte se një shtëpi e tillë kërkonte shumë punë. Aq më tepër për një vajzë që, siç do ta merrja vesh më pas nga tregimet e motrave të saj, ishte qortuar shpesh për mungesë zelli për punë shtëpie. E sidomos aq më tepër që do të ishte nuse e vetme, pa asnjë shpresë për nuse të dytë, ngaqë im atë ishte djalë i vetëm dhe pa baba.

Shtëpia, përveç e stërmadhe, ishte e vjetër dhe hijerëndë. E si të mos mjaftonte kjo, vjehrra, gjyshja ime e ardhshme, përveç namit të gruas buzëhollë, kishte edhe atë të mençurisë. Do të duhej të kalonte mjaft kohë për të kuptuar arsyen e thellë se përse name të tilla për mençuri të tepërt e bezdisnin time më.

Kishte gjasë që të dukej se ftohtësia e parë midis nuses së re dhe vjehrrës të ishte shkaktuar nga mospërfillja, ose më saktë, nga mosmahnitja e nuses prej shtëpisë. Në të vërtetë, shkaku duhej të kishte qenë më i thellë dhe, në njëfarë mënyre i pashmangshëm.

Dihej se familjet gjirokastrite në çastin që lidheshin në krushqi, viheshin aty për aty, në një gjendje të re. Përveç aleancës së natyrshme të dy klaneve, në një mënyrë befasuese krijohej njëfarë shurdhimi, sidomos në periudhën paramartesore. Gjithë krekosja e njohur e shtëpive të vjetra, sedra, mburrjet, kotësia, kishin rast të shpaloseshin e të viheshin në peshore midis dy shtëpive, që do t’i bashkonte kurora e martesës. Në netët e gjata të dimrit, nuset e ardhshme, e po ashtu dhëndurët, do të dëgjonin gjithfarë romuzesh për palën tjetër, të tipit “mos kujtojnë ata se janë më të mirë se ne” e të tjera të ngjashme. Ishte një lloj luftë e ftohtë që vetvetiu i ngarkonte të dy palët, por sidomos nuset dhe vjehrrat e ardhshme, me ndjesi mohuese për njëra-tjetrën.

Nisur nga kjo, mund të thuhej se do të tregonte apo jo nëna ime e ardhshme shpërfilljen e saj ndaj shtëpisë së Kadarenjve, apo do të tregohej buzëhollë a jo gjyshja ime ndaj saj, ftohtësia midis tyre s’mund të shmangej.

Me kalimin e viteve, me shumë vështirësi do të merrja vesh, ose më saktë do të kujtoja se do të merrja vesh, kronikën e pakuptimtë të kinse mërisë midis Kadarenjve dhe Dobatëve.

Ajo që dukej e lehtë për t’u kapur, ndërlikohej papritur, aq sa vinte ora kur ngjante krejtësisht e pazbërthyeshme. Dhe më pas e kundërta: e mjegullta do të qartësohej befas, aq sa të gjithë do thoshin, ah, ja ç’na paskësh qenë kjo punë që ne të verbrit s’e shquanim dot.

Ngatërresa vinte nga pamundësia e çdo krahasimi midis dy klaneve. Niste nga shtëpitë, që ishin aq të ndryshme, saqë kurrsesi s’mund të besohej se i përkisnin të njëjtit qytet.

Sa ç’ishte e vjetër dhe hijerëndë shtëpia jonë, aq nuk ishte e tillë ajo e babazotit, siç quhej gjyshi nga nëna. Ishte e madhe, po s’kishte as qilarë të thellë, as sternë, as shkalla trillane prej druri, për të mos folur për dhoma të pabanuara, për burg, nënkalime të fshehta, mesore apo nënmesore (nëndivane) pa kuptim. Shtëpia e Dobatëve ishte ndoshta e tillë ngaqë ishte e veçuar, pa lagje apo rrugë, që, në njëfarë mënyre do ta detyronin të ngjante me të tjerat. Ishte në një zonë të zbrazët, përbri kështjellës dhe një përroi të rrëmbyeshëm. Në mungesë të fshehtësive, ajo kishte një truall të gjerë, që mund të merrej për kopsht dhe një nënshtëpizë midis truallit, që quhej odajashtë dhe ku banonte një familje romësh, shërbyes të dikurshëm të shtëpisë.

Në vend që njerëzit të ndreqnin disi drejtpeshimin e prishur mes dy shtëpive, ata e theksonin edhe më fort atë. Kadarenjtë dhe Dobatët, siç do ta merrja vesh më pas, ndryshonin nga njëri-tjetri më fort se shtëpitë e tyre. Ndryshimi kryesor që binte në sy ishte se, ndërsa shumica e klanit Dobi ishin në jetë, Kadarenjtë ishin të vdekur. Kur në këndet e shtëpisë gjeja herë pas here ndonjë fotografi të vjetër dhe vrapoja te gjyshja për ta pyetur kush ishte dhe ku ndodhej, përgjigjja e saj më zgjonte trishtim në shpirt. Po ky këtu? e pyesja pas disa ditësh, kur gjeja një tjetër fotografi, dhe përgjigjja ishte e njëjtë: s’është më në këtë botë.

Ndryshimet e tjera, si drurët, zogjtë, violinat e romët, bujqit grekë të ish-pronave të babazotit, tezet dhe ungjët, nuk ishin të pakta, por e keqja ishte se të gjitha ato ishin ca gjëra që s’krahasoheshin dot me tonat. A mund të krahasohej, për shembull, rënia e violinës, me dy dhomat ku s’na lejohej të hynim ose me hapsanën, siç quhej burgu? Për tezet dhe ungjët, për shembull, e kisha mbledhur mendjen se nuk mund të kisha, ngaqë, sipas gjyshes, edhe po të ishin do të quheshin halla dhe xhaxhallarë dhe do të ishin jo motra dhe vëllezër të nënës, por të babait, pra duhej t’i kishte pjellë gjyshja vetë.

(Më vonë, kur të dy ungjët shkuan për studime jashtë shtetit, njeri në Budapest e tjetri në Moskë, mungesa e të ngjashmëve te ne, më shumë se me ata vetë, lidhej me letrat që vinin prej tyre nga larg. Në shtëpinë tonë nuk vinin letra nga askush dhe kjo më dukej e natyrshme, ngaqë dihej se të vdekurit s’dërgonin të tilla.)

Kukulla (gjithmonë e më tepër bindesha se ky cilësim ishte përpjekur, në mos ta zëvendësonte fjalën “mama”, të kthehej në emër të dytë të saj), pra Kukulla, ndonëse e kishte vështirë të shprehej qartë, kishte qenë pak a shumë e ndërgjegjshme se do të përballej me shtëpinë e Kadarenjve, me gjithë ato dritare të larta, musandra, hajate, qilarë të fshehtë, qiellzana prej druri të gdhendur, së fundi me burgun e famshëm dhe me ata emra të tingëllueshëm: Seit Kadareja, Avdo Kadareja, Shahin Kadareja dhe, më të dëgjuarin midis tyre, Ismail Kadarenë, katragjyshin tim, që, siç më pëlqente ta kujtoja shpesh, ishte bërë i famshëm ngaqë përmendej në një këngë, jo se kishte vrarë turq, siç të shkonte mendja në çastin e parë, por për punë veshjeje, ndjekje të modës.

Kundër kësaj gumaje kërcënuese, Kukulla do të kishte ushtrinë e saj të drurëve, të zogjve, të violinave, të motrave e të ish-shërbëtorëve. Në pamje të parë ngjante naive dhe e brishtë, por kishte edhe ajo të fshehtën e saj. Kukulla që nuk dinte shumë gjëra, ishte në dijeni, me sa dukej, të asaj të fshehte, që mbulohej pas emërtimit zhgënjyes e të rëndomtë “gjendje ekonomike”: Dobatët ishin të kamur, çka do të thoshte të pasur, Kadarenjtë jo.

Në asnjërën nga dy shtëpitë nuk përmendej kjo gjë, thua se kishin bërë marrëveshje që secila palë të mbante maskën e vet. Me atë maskë, me paraqitjen kinse të përkorë në gjithçka, Dobatët do të mbulonin kamjen e tyre. Dhe të njëjtën gjë do të bënin Kadarenjtë, me maskën e tyre, atë të madhështisë së rreme, për të mbuluar të kundërtën: skamjen. Aleanca qysh në fillimet e saj kishte qenë e gabuar. Kurse arsyeja e krushqisë s’ishte marrë vesh kurrë.

 

3.

Sado që jam përpjekur të përfytyroj mbërritjen e Kukullës nuse në vitin 1933, në shtëpinë e burrit, nuk kam arritur dot. Kishte gjithmonë një pengesë, një rënie mjegulle, ose në rrëfimin e saj, ose në përfytyrimin tim. Pengesa niste qysh nga vetë rruga e përshkuar. Nuk e kisha vështirë ta sillja me mend karvanin e krushqve nga shtëpia e babazotit tek udha e madhe në këmbët e kështjellës, e më pas te qendra e qytetit “Qafa e Pazarit”, për të zbritur në rrugën e pjerrët të Varoshit. Pikërisht te shtëpia e Dr. Vasil Labovitit, atje ku më 1943 do të shtrohej një darkë e pakuptueshme me gjermanët, niste, bashkë me rrugën që të çonte te shtëpia jonë, surrealizmi. Shtëpia e doktorit, vajzën e të cilit e kisha në klasë, ishte e para. Më tutje ishte shtëpia e Pavli Urës, një shoku tjetër të klasës, mbiemri i të cilit vinte nga një urë, e vërtetë ose e rreme, nuk kuptohej, që ishte poshtë saj. Në të vërtetë ishte një rrjedhë e madhe uji, që dilte nga një drejtim, por urë nuk kishte asgjëkund, madje as vetë Pavli Ura s’dinte si ta shpjegonte mbiemrin e vet. Ndërkaq, disa hapa më tutje, mu përpara shtëpisë së Ficove, rrjedha e ujit ndërronte emërtim dhe nga “urë” bëhej “Përroi i Ficos”.

Shtëpia e Ficove, përveç që ishte e madhe, ishte ndoshta më e bukura e qytetit, çka për disa kishte qenë dhe arsyeja që kishte nxjerrë, siç thuhej, ministrin e Jashtëm më me nam të të gjitha kohërave në Shqipëri. Merrej me mend se sa e lehtë do të ishte për këtë shtëpi që, pas një nami të tillë, t’i jepte emrin e saj rrjedhës së ujit. Një pjesë e rrugës shkonte përbri saj gjer te shtëpia e Kako Pinos, e ëndërruar prej krejt nuseve të ardhshme të qytetit, e vogël, lirike e plot vazo lulesh, pothuajse ngjitur me tonën. Kurse përballë portave të dy shtëpive, i shtrembër, i mbrapshtë, i pangjashëm me asgjë, niste Sokaku i të Marrëve.

Kukullës, që nuk ishte pa kureshtje, duhet t’i kenë bërë përshtypje të gjitha këto. Megjithatë, përpara të panjohurave të tjera, ato ngjanin të zbehta. Nga tri kureshtitë e mëdha që e prisnin, burri, shtëpia dhe vjehrra, kishte gjasë që kjo e fundit të ketë qenë ajo që më së shumti i fuste frikën. Burrin e kishte parë vetëm një herë nga dritarja e shtëpisë pak përpara dasmës. Fotografinë e shtëpisë së saj të ardhshme e kishte sjellë një ditë një kushëri i largët, bashkë me pëshpërimat që thuheshin për të. Ndër këto të fundit, më e mjegullta ishte çështja e burgut. Me sa dihej, shtëpia e Kadarenjve hynte ndër katër-pesë shtëpitë e rralla të qytetit, që kishte burg, çka për disa nuk ishte veçse një marrëzi, e për të tjerët lidhej me ca ide të dala mode qyshkur, për punë ligjesh, me fjalë të tjera, shteti kishte ligjet e tij, por shtëpia ato të saj, shkurt secili në punë të vet.

Enigma e vërtetë për Kukullën mbetej vjehrra. Përveç asaj që përmblidhej në fjalët e pamëshirshme: e mençur dhe buzë- hollë, ishte një veçanti e tretë, dalja ose jo nga shtëpia, hamendjet për të cilën nuk ishin fort të qarta. Ishte krijuar bindja se, edhe nëse zonja mëmë e Kadarenjve nuk e kishte shpallur ende moskapërcimin e portës, ishte në përgatitje e sipër.

Mosdalja nga shtëpia e grave të vjetra ishte një nga doket më të pashpjegueshme të qytetit. S’i dihej jo vetëm shkaku, por as zanafilla apo rasti që kishte shërbyer si shkak. Ndodhte një ditë që X grua shpallte se s’do të dilte më nga porta e shtëpisë dhe askush nuk pyeste: pse? apo, si kështu?

Ajo që dihej ishte se kjo mosdalje ishte në vetvete një lloj statusi, si të thuash, ngritje rangu, ose pjesë e një mondaniteti.

Nuk kam besuar se Kukulla do ta ketë vrarë mendjen fort për moskuptimin a kuptimin e thellë të mosdaljes së vjehrrës (ndoshta thjesht ka menduar se do të ishte mirë që ajo të dilte sesa të ngujohej në shtëpi), kurse në mëngjesin e parë pas dasmës në banesën e re, ndërsa bëhej gati të ngjitej te dhoma e madhe e pritjes, do të ketë ndier me siguri se as katrahura e dasmës, as nata e parë me burrin, por ajo paraqitje përpara jurisë së pamëshirshme të krushkave, do të ishte krusma më e vështirë për të.

April 7, 2015 11:45
Komento

25 Komente

  1. Azio April 7, 12:53

    Oh! Me ngjalle kujtimet per te paharruaren ne nenes time.
    Interesant.Te gjitha nenat kane nje emer. ENGJELLORE.
    Faleminderit Ismail Kadare.Si gjithmone pene e arte per Shqiperine. BRAVO!

    Reply to this comment
  2. Daniel April 7, 13:03

    Fatmiresisht ka akoma shqiptare qe mendojne dhe shkruajne gjera kaq te bukura.Jemi te lodhur nga sharlatanet dhe jagot qe mbjellin vetem percarje dhe deshperim per popullin tone te shumevuajtur.Respekte pafund per jeten dhe vepren e te madhit KADARE.

    Reply to this comment
  3. 21 April 7, 14:09

    Nje sqarim para rrjeshtave te meposhtem:

    Nuk e kam hedhur asnje here poshte veprat e Kadarese pasi jemi rritur dhe burreruar dhe krenohemi me to …

    Por vini re me kujdes….

    Sa here qe ne Shqiperi ka dallge e fortune ,zoti Kadare merret me te vdekurit….

    Po pse o ” I madhi” Kadare nuk thua nje fjale sot per ate vend qe eshte shpefyteruar me keq se ne kohen e mesjetes ku I vetmi ndryshim me ate kohe jane celularet

    si nuk e fole nje fjale per gjahun e malesoreve..TOMAT DOSHI DHE CO

    si nuk e fole nje fjale per bANKERS QE PO HELMOHEN NJERZIT SI ME LHL…

    vetem pak minuat me pare u vrane 3 veta ne Vlore dhe disa te plagosur sikur te kene ardhur ISIS-at

    po pse o I madhi Kadare me kukullat e tua do shpetoje ai vend..

    TE PAKTEN TI KERKOJE NDONJE HERE FALJE BREZIT SE KE QENE NJE KUKULL “E RREZIKESHME” PER BREZIN TIM.

    LE TE ME GJYKOJNE KOMENTUESIT E DITES SE CFARE HELMI KE HEDHUR NE ZP NE ARTIKULLIN REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT

    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974 QE NUK KA KUKULL TI LAJE GJYNAHET..SIDOMOS QE JE I VETMI SHQIPFOLES QE NUK E KE SHARE ASNJE HERE PERBINDISHIN BERISHE POR JE MARRE SI GJENERAL I USHTRISE VDEKUR ME ENVERIN SI NEKROLOG

    Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi.

    Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës.

    Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’. Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.

    Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent.

    Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).
    Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale.

    Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare.

    S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.

    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.

    Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta.

    Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.

    Reply to this comment
  4. BESIANA GUSHI April 7, 14:20

    AJO VETEM JU KA URRYER

    sokakmarri Kadare, akoma sot perpelitesh te kuptosh nenen tende !

    Shpesh here, shumekujt i ndodh qe gjate leximit te pjeseve te shkruara nga ky apo ai germ-rradhites, i madh apo i vogel qofte, te gjeje pjese te jetes se tij, apo te dikujt te njohur ne udhetimin e gjate te asaj te madherishmes qe pa pipezuar e quajme jete e jetuar.

    Pak a shume gjithe kjo histori, e kamaleontuar me emrin e pakuptimte “Kukull” alias thene ne gjuhen e Henri-René-Albert-Guy de Maupassant-tit “La poupée”, me qellimin dashakeqas te mashtrimit te publikut liber bleres francez e jo, tregon ne fund te fundit, edhe me fjalet e vete autorit, urrejtjen e “zbardhur” ne fytyre, deri ne grahmen e fundit, te asaj bije te Dobeve te “kamur” me sherbetore “rome”, te ndare nga nje ure imagjinare e Uraj-ve e perrua Fico-aresh, me Sokakun e te Marreve, ku dhomes enkas per te çmendurit e çdo klani te saj, perfshire klanin e Kadarejve, i vuri nofken e çuditeshme (jo dhe aq) “Burg”!

    “Nuk ish martese te behej” pendohet i pafuqishmi i asaj lidhje martesore qe u be nje here e nje kohe, mes Klanit te sokakmarreve me shtepi me “burg” dhe te kamures larg qytetit ne rreze te Kalase, ne shtepine dhoma shumte pa “burg” e udhekalime te fantazive prej te çmendurish.

    Aq shume i ngjan ky pendim i pertejme i sokakmarrit Kadare, me levizjet e hamendesuara te gjigantit te shahut Fisher, qe parashikon me 5 deri ne 15-te spostime “Kukulla”-sh te personalizuara ne ushtare, kalores, keshtjellare, mbreter e mbreteresha, fitoren e padiskutueshme ndaj kundershtarit shahluajtes, te gjendur perballe. Me te vetmen diference: Fisher luan shah per te fituar, Kadare enderron kenaqesine qe te mos vinte ne kete bote nga ajo “martese qe s’duhej bere”.

    Fisherin e pyeten njehere sa levizje normalisht paramendonte per te fituar lojen – edhe vetem nje – i eshte pergjigjur – mjafton te jete ajo e sakta !
    Sokakmarri Kadare pyet vetevehten, pse ndihej e lehte e me fytyre gjithnje te zbardhur, e kamura e Dobeve qe e solli ne jete? Pse e kundrosnin me karficka e trendafile, anene e tij ne ditet e fundit te ndodhjes ne kete bote, kunatat e klanit te Kadarejve? Perse nuk pipetinte fytyrezbardhura, e heshtura, e pagoja nje jete te tere e cfilitur, zengjineja qe gaboi te nuserohej ne shtepine me “burg” te Kadarejve nga Sokaku i te Marreve, fameshites edhe ne tezgat ilegale te Nen Urave te Parisit ?

    Ne fund te fundit ishte nena qe te solli ne jete, qe e detyruat me forcen e kercenimit te perjetshem per ta ndryre ne ate dhomen ky ishin ndryre avet tuaj, qe per “nje dollar” nga dhome te çmendurish e shnderrove ne “burg” !

    Reply to this comment
  5. mirel April 7, 14:30

    Kadareja solli nje imitim te kendshem te Shtepise se Kukulles.
    Me prekes dhe jetesor.

    Reply to this comment
  6. tomorri April 7, 14:56

    Sa pershkrim i bukur! Do ta blej kete liber patjeter.

    Reply to this comment
  7. sopiqoti April 7, 15:42

    ” N E N A “- nje fjale e arte per kedo nga ne.Mbas ardhjes ne jete,qumeshti dhe dashuria e nenes perbejne bazen per te hedhur hapat e para.

    Reply to this comment
  8. semi April 7, 15:47

    Shume bukur,shume thjeshte per ti kuptuar ato qe shkruan e sidomos per nenen. Besoj se te gjithe kane dicka te ngjashme ne jete me ato qe shkruan i madhi kadare dhe sidomos per nenen.

    Reply to this comment
  9. ben tirona April 7, 17:34

    Madheshtore,si dikur.
    I rikthyer tek me e mira,si dikur.
    Kisha kohe pa lexuar dicka te tille,te tille si dikur,si ne veprat me te mira te tij.
    Kapelen,mjeshter!

    Reply to this comment
    • MONDI JANUSHKA April 7, 19:37

      Ben Qimes

      Dellin perdore per ate qe ka terhequr per veshesh kur thyeje llampat neon me gure llastiqesh, apo ke harruar. Mos ofendo librat duke i prekur, edhe pse nuk kane goje do mbeteshin te fyer rende.
      Ah, se desh harrova, para se te mbullosh tullen morrembajtese me kapele, beji nje lavazh me kandexhine, e profumoje me te vetmin pas rroje qe mund te perdoresh: shurre derri e perzier me bajga lopesh.

      Reply to this comment
      • Been and gone April 7, 22:15

        Jemi shume larg ne kohe dhe hapsire,ma merr mendja edhe ne pare.Resumene beje vete.

        Reply to this comment
      • MONDI JANUSHKA April 8, 08:23

        STALINI DHE HITLERI,

        ai i fundit, qe aq tmerr dhe vuajtje i shkaktoi botes, pasi deshtoi si piktor e ju kthye rruges se diktatures naziste. Pa u zgjatur ne histori, dihet qe po te mos ndalej nga Stalini, sot hebrejte dhe shteti i tyre Izraeli nuk do ekzistonin, romet e Endrina Fuges do ishin zhdukur, LGBT-te e Eriona Veliajt, Eriona Braçes e Edvina Rames do kishin te njetin fund ne furrat krematore. Ashtu si dhe te çmendurit, pacientet e spitaleve psikiatrike, apo te çmendurit e mbajtur fshehtas ne “shtepite me burgje” te Kadarese, nuk do linin as edhe nje shenje te ekzistences se tyre ne kete bote.

        Do apo nuk do ti dhe sojsorollopet qe gerthasin ne keto komente, fuori skermatave te “diktatures staliniste”, ishte ai, Stalini, qe e beri superpotence Rusine e qe dermoi deri ne fole avet e Merkelit.

        Nga ky kend veshtrimi duhet pare edhe dashuria e pashterreshme e Kadarese ndaj Stalinit, poezite e thurura per te: i ka mundesuar ekzistencen e tij, qe ti ta admirosh me librat me “Kukulla” qe vetem per kukulla nuk flitet.

        I ke bere ndonjehere pyetjen vehtes perse Kadare ka frike nga gjermanet, apo pse Edi Rama i lepihet gjermaneve? I pari, druhet nga nje rikthim i hitlerianeve, nen kryqthyeren Merkel, i dyti kerkon ti tregoje asaj (Merkelit) se edhe ne rastin me te keq te rikthimit te nazizmit, ai nuk eshte i çmendur, nga ata qe Adolfi i furrezonte ne hirezim te perjetshem.

        Qenkerke i pasur, zotrote, te rrofshin parate e te uroj te mos detyrohesh ti perdoresh per te blere ilaçe me prejardhje te dyshimte tek ajo farmacia e fameshme e Tirones, e nje fare Bashkim Tahiri…..

        Reply to this comment
  10. 21 janari 2011 i vrasesit Salin April 7, 19:15

    //// po cdo njeri pyet veten ,dhe thote kur une nje qytetar i thjeshte nje njeri qe une nuk degjohem ,qe nuk me ve njeri ne refene se jam pa pune ,se nuk kam mundesi te shkollohem ,se nuk mund te mar mjekimin e duhur se nuk kam para ,se nuk zgjith dot proglemin te drejtesia se nuk kam para,se te vete neper zyra nuk me pret njeri se te mbyt nepotizmi ,te mbyt miku ,te mbyt paraja te mbyt aroganca e zyrtarit ,te mbysin halldupet ju shkrimtari yne nuk i kini ditur keto

    ///// shkrimtari yne..njeriu me me potencial te math me autoritet te pa diskutushem sesa ju ky vend nuk ka pasur ndonje here ,,jo vetem ne ditet e sotme por edhe me pare ..me lind e drejta te pyes ,a nuk jeni ju ne dijeni te te gjithave ketyre qe ju permenda me siper ///// ju i dini po kure nuk ja terhoqet veshin berishes ….tete vjet ky popull eshte hequr zvare ,e askush nuk pyeti e ti thote berishes stop ky vend i do ruget po me pare do buke doarsim ,doshendetesi do drejtesi ,do shance te barabarta,e nese njeriu nuk ka keto kujt i duhen ato ruge

    //// ju i dashuri kadare me fjalen tuaj te rende si plumb do sillnit ne vijo jo berishen ,po edhe qorin do ta benit me sy kaq shume prisnim nga ju ..ky shan ,ky fyen ky poshteron gruan ,ky poshteron parlamentin ky shet detin ,ky e beri shqiperine vareze ky dnigron opziten ,ky i quan ata komuniste i quan hajdute i quan mafioze e njemije e nje te zeza dhe ju nuk i thate nje gjysem fjale eti terhiqnit frerin per te gjitha keto marezi qe i ka bere ketij vendi ..sot gazeta dita ilaci i shqipetareve te ndershem ka botuar nje refim renqethes ,per ciftin e nderuar te mjekesise ..jam i bindur qe do ta lexosh,po aqe i bindur qe nuk do tu beje pershtypje ..mund te ta jap edhe aresyen ,po nuk do ta bej ,sepse qofte per mire apo per keq ti do mbetesh njeriu me i dashur per ne ,pavaresisht se ne na ke lene pas dore …

    ////.e them kete sepse nuk u ndjeve kure ne momentet me te veshtira ,kure ky njeri la jetime femijet e kater te vrareve ,,kur fatzinjte kerkonin nje kafshate buke per femijet e tyre ,..nuk jam ne nje moshe qe flas dokra ne hava ,po jam nje njeri i thjeshte qe i shoh gjerat ne optiken e nje njeriu qe me vjen keq qe nuk mundem dot te bej me shume ,,ne nje kohe qe ju keni aq shume force sa ta beni nje politikan qe dridhen leqet e kembeve ,mos e bej po koha nuk do te jape te drejte .

    ////.une mendoj dhe po ta hapur me gjithe kete rumpalle qe eshte bere me me berishen ,,gjate gjithe jetes se zeze politike te ketij te fundit ,,dhe indiferenca juaj mua me le te dyshoj …perfundimisht ju dini shume gjeraper njeri tjetrin ..per pallatin dhe tani me kukullen u be buje per ju ..ndersa per te tjera zere se nuk ka ndodhur asgje ,,

    //// ne nje kohe qe shqiperia nuk egziston si shtet… por me keq se nje koloni.. e vetmja gje qe mund te them me keqardhje per kadarene eshte se:

    ////Ismaili i pas 1990 eshte armiku me i madh i kadarese para 1990 eshte transformuar ne nje kadarefagos ku bashkjeton ne shpirtin e tij shejtani dhe shenjtori..pra une nuk kam asnje problem me kadarene por eshte thjesht metamorfoza e tij

    Reply to this comment
  11. Studenti April 7, 19:48

    Kadare eshte Pontifex Maximus

    Reply to this comment
  12. max April 7, 20:47

    s po kuptoj ca komente ketu , disa njerez duket sikur njohin gjera personale te kadarese, por…
    Habitem , ne gazetat shqiptare . kushdo qe e pelqen apo nuk e pelqen dike , shkruan me citate….sikur luajne ne nje filem, dhe portretizojne heroin ne castet kur je shpirt…lol…rroft atdheu !!!perpara shoke!!!

    do me pelqente , n q se dikush qe e ka njohur , te thoshte 2 -3 gjera te verteta, sic jane …mund te jene negative apo jo , por jo me citate lale , emocionale si gjithmone

    pershendetje

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" April 7, 22:26

      E verteta eshte se Kadare eshte shkrimtari me i madh i viteve 70-2015.
      Te tjerat, jane zili, harbutllek, pushtllek me oke dhe antishqiptarizem.
      Te tjeret i shpikin heronjte e tyre, ne i kemi dhe i denigrojme.
      Kush se do Kadarene, se detyron njeri tja bleje librat.
      Shkoni dhe blini librat e vicave te serbise, qe te gjeni vehten tuaj.

      Reply to this comment
  13. gjermani i fundit April 7, 21:23

    Ka Brecht nje vjershe per nenen, ku tamam e lidh me peshen e lehte.U be e lehte, e lehte fare si gjeth, gjersa humbi vetiu – thote Bertolt Brecht. Sidoqofte, kur nena s’eshte me te gjithe i mpleksin kujtimet me ate naivitet femije, qe vec poetikisht mund te shprehet. Nena eshte perendi, nuk tingellon kot ne shqip “bij nenash”.

    Reply to this comment
  14. v April 7, 22:53

    Do ti kerkoja ndjese ndonje fansi te kadarese (pasi dhe vete jam fans i tij letrar ) per kete shuplake qe po i jap atij. Eshte e vertete qe vepra artistike e Kadarese mori fame boterore duke i shkruar sokakut te te marreve ku dy banoret” e marre” e tij reale ishte enveri dhe kadareja.

    Kam aftesine te ndaj kadarene si fenomen boteror ne fushen e letersise nga Ismaili si nje njeri pambarimisht i lig dhe hileqar.
    Rreth vitit 1971 -72 kam bere nje debat te ashper familjar me babane tim ( partizan trim dhe qe nuk u ngjit kurre ne pozite) qe me tha shprehimisht kur une e mbroja me gjithe shpirt Kadarene: Ai eshte njeri me kulture te madhe por kur te vije dita qe ky sistem yne do pembyset (e kishte bindje 100%) ky do jete ai qe do ti haje me shume kockat enverit dhe ashtu ndodhi.

    Cfare tipi kolerik ka qene dhe eshte Kadareja ndiqni nje montazh modest per skizofrenine e tij per baba Stalinin

    Duke shfletuar poezitë e rinisë së hershme të Kadaresë konsta¬ton se përjetimi më i thellë emocional i kësaj periudhe të jetës së tij është vdekja e Stalinit, në 1953. E mirë, mund të thotë dikush, ashtu ishte koha, kur vdiq Stalini të gjithë letrarët e rinj do të shkruanin diçka për të. Kjo është e vërtetë, por Kadare është i vetmi letrar, si ndër të rinjtë, ashtu dhe ndër të vjetrit, që bëri poezi të veçanta, për Stalinin e sëmurë, për vdekjen e Stalinit, për varrimin e tij, për kujtimin e Stalinit, Kadare kishte projektuar tek Stalini figurën e sublimuar të babait.
    Nëse Kadare do të kishte shkruar një poezi për vdekjen e babait të vet, ajo nuk do të ishte më e ndjerë. Duket qartë se Kadare e ndjen thellë Stalinin si një figurë atërore
    Kur vdiq Stalini shpërtheu një histeri kolektive vajtimesh, ku gjithkush ishte i detyruar të bënte ritualin se mund të spiunohej nga ata që kishte përreth, se nuk ishte hidhëruar sa duhet për vdekjen e Stalinit. Kishte nga ata që bë¬nin sikur u binte të fikët dhe i çonin edhe në spital. Një nga ata që çuan në spital nga shkolla e mesme e Gjirokastrës ishte dhe Kadare. Mjekët që e kuptonin se kishin të bënin me simu¬lues bënin sikur i trajtonin dhe i linin vetë që të çoheshin e të iknin kur të mërziteshin në spital. Por Kadare ishte një nga ata që i alarmoi mjekët se panë që nuk po vinte në vete. Duke qenë tem¬perament kolerik, Kadare e kishte autosugjestionuar veten, sikur vërtet i kishte vdekur babai.
    Kur Ismail Kadare u rrit dhe filloi të shkruajë poezi, ai e sublimoi figurën e babait, duke e projektuar atë tek Stalini dhe Enver Hoxha, si etër virtualë të tij

    Mozik poezish nga biri i Stalinit, Ismaili

    Fry përmbi fushat e gjëra o erë,
    Këngët e mija i merr ti në gji!
    Këngë të reja në çdo parëverë.
    Stalin do thur un’ për Ty!…»

    Mjergulla fushës noton dalngadalë,
    Zogjtë u kthyen e djelli shkëlqen.
    Por në dritare Stalini s’ka dalë,
    Vallë pranverën s’e ndjen?…

    Vendesh të mija kur fryn kurdoherë
    Era nga deti i kaltër jugor;
    Flet për Stalinin çdo lule pranvere,
    Flet çdo agim pranveror.

    Por parëverën me drita dhe yje
    Të komunizmit kish njohur Ay:
    Kopshtet, uzinat dhe brezat me pyje,
    Mbjellur nga dora e tij;

    shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar
    Natyrën të veshur plot lule, blerim.
    Hapur dritarja… Çibuku në duar
    Nxirrte një drudhzë tym…

    Të ardhmen mendonte si diell të qartë,
    Që nga Uralet gjer në Ballkan,
    Stepat e blera nën djellin e artë;
    Planin e math stalinian.

    per nje cerek shekulli talebani berishe dhe ato qe jane pas tij shkaterroi shtetin dhe perdhosi dinjitetin e shqiptareve.A ndone fjali apo fjale te Ismailit kunder ketij perbindeshi
    Kjo eshte ligesia pambarim e ketij shkrimtari te madh por njeriu te vogel

    Reply to this comment
  15. padrino April 7, 23:17

    kadare, “disidenti”i kohës së diktaturës, që thurte lavde asaj kohe, sot e shan, sikur ky legen s’paska qenë pjesë atyre që na qeverisnin në kohën e regjimit të Hoxhës .flet keq për Hoxhën shqiptarin që ka bërë më shumë për Shqipërinë, se kam dëgjuar të njëherë të thotë një llaf kritikë për klikën e terrorit që instaloi antishqiptari berisha në vend, dhe khemerët e tjerë blu .

    Reply to this comment
  16. lumi April 8, 06:12

    kadare esht ni grekofil qe e dredh bishtin ka fryn era .
    Baba i greses APO edin mir qa ka ber
    qimkat kadare i shkrun bukur por realiteti esht tjeter.!

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" April 8, 09:01

      Kadare eshte nje shqiptar i madh, qe gjuhen shqipe e ka te shtrenjte dhe qe e respekton gjuhen shqipe, ne te folur dhe ate te shkruar.
      Prandaj mor lum kosovari, qe se ke idene se cfare profesioni ka Kadare, kete e shoh, por kur te shkruash, dicka kunder nje gjigandi te letersise, shko bej te pakten shkollen fillore, ose me sakt, meso shqip, po nuk dite shqip sakte, shkruaje edhe serbisht, se mund ta gjejm nje perkthyes, qe te marrim vesh cfare kerkon te thuash.

      Reply to this comment
  17. Gjobeku April 8, 20:45

    Z.Kadare duhet-ta-vleresoni-si-romancier-dhe-jo-si-politikan-kritikash.Me-nxori-mallin-e-vegjelise-nga-kalonim-nga-ajo-rruge-proi-ficos-tek-Nako-Ura-dhe-perpjet-Varoshit-kurse-majtas-per-tek-Shkolla….Eshte-shume-prekese-te-shkruash-per-nenen-po-ashtu-edhe-te-lexosh-per-ate!-Urime-z.Kadare-dhe-jete-te-gjate!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*