Posta Shqiptare: Njoftimi i Prokurorisë iu dorëzua Kajmakut më 29 gusht

September 4, 2019 20:38

Posta Shqiptare: Njoftimi i Prokurorisë iu dorëzua Kajmakut më 29 gusht

Posta Shqiptare ka reaguar në lidhje me publikimin në media të njoftimit të dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni bëhet me dije se ashtu si çdo njoftim i Prokurorisë edhe ai për z. Kajmaku ka qenë i pajisur me një BarCode që mundëson ndjekjen e e tij lehtësisht.

Posta Shqiptare nënvizon se dërgesa e Prokurorisë për zotin Kajmaku i është dorëzuar sekretarisë së bashkisë që ai drejton më 29 gusht.

Njoftimi i plotë i Postës Shqiptare:

Duke marrë shkas nga publikimet  në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme  për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

  1. Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.
  2. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.
September 4, 2019 20:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim