Banorët kërkojnë postë kufitare në ishujt përballë Shqipërisë

April 17, 2018 08:17

Banorët kërkojnë postë kufitare në ishujt përballë Shqipërisë

Banorët e dy ishujve përballë Shqipërisë, në pikën më veriperëndimore të territorit grek, i kërkuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise Greke, Alkiviadis Stefani, ngritjen e një poste ushtarake në ishullin Othonoi dhe një observatori në ishullin Erikousa.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, shefi i shtabit të Përgjithshëm u prit në ishullin Othonoi nga nënkryetarja e Bashkisë së  Korfuzit, Theonymfi Mastora.

Ajo theksoi rëndësinë e vizitës së shefit të ushtrisë në ishullin Othonoi dhe rëndësinë që kishte kjo vizitë për banorët e ishujve kufitarë. “Prania e Shefit të Shtabit ka ringjallur moralin e banorëve të ishujve, në veçanti në sajë të ekzistencës së një mjeku ushtarak për ishujt dhe interesin e treguar. Akset e ishujve tanë mbajnë gjallë territorin grek”- tha nënkryetarja e bashkisë.

Ndërsa në ishullin  Erikousa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u mirëprit nga zv/prefektja e Korfuzit Nikoleta Pandi.

“Këta ishuj të vegjël  në veriperëndim të detit Jon,  janë një gur në skajin Greqisë dhe kjo është arsyeja pse ne i mbështesim me gjithë forcën tonë, duke bërë projektet e zhvillimi, si ai i portit të  Erikousa. Ndaj dhe vizita e Shefit të Shtabit në ishujt tanë është me rëndësi kombëtare për ne”-tha Pandi, sipas medias greke, cituar nga ResPublica.

b.m. / dita

April 17, 2018 08:17
Komento

2 Komente

  1. ajcny April 17, 08:18

    pershendetje,

    jam i habitur dhe i indinjuar per heshtjen e gazetes Dita ndaj sulmit te papracedent qe Jonila Godole beri tre dite me pare tek Ora New.

    Zonja Godole shprehu indinjaten qe Gazeta Dita e ka kundershtuar narrativen e saj mbi te ashtuquajturin Aushvic shqiptar ne Tepelene dhe deklaroi se gazeta duhej ndjekur penalisht.

    Eshte e cuditshme vertet qe Gazeta tuaj nuk ka reaguar me nje artikull redaksional, ku te hidhte poshte deklaraten e Godoles e cila perben sulm te pashembullt ndaj fjales dhe shtypit te lire ne njej vend demokratik, se eshte pikerisht detyra e shtypit qe te stimuloje debatin e e respektuar dhe demokratik, dhe se mentalitete si ato te zanjes Godole populli shqiptar i ka jetuar per 40 vjet nen regjimin komunist, dhe ajo kohe tashme ka perenduar.

    Godole e akuzoi Diten si Zeri i Popullit, por eshte pikerisht Godole ne fakt qe ka kopjuar modelin dhe ka zbatuar praktiken e mendesine e propagandes komuniste qe buronte nga faqet e Zerit te Popullit, ne kundershtim te hapur me parimet demokratike te shtypit te lire.

    Reply to this comment
    • Kaçi i zi April 17, 08:48

      Godole me duket si motra binjake e Monika Kryemadhit. Imponuese deri ne histeri.
      Çfare kujton ajo histerike se ka eksklzivitetin e se vertetes?
      Eshte e neveritshe dhe pa edukate komunikimi.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*